Kosova & Rajoni
-
Në Kosovë sipas të dhënave nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, vetëm gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 49 raste të përdhunimeve dhe 64 raste të abuzimeve të tjera seksuale.
24 Tetor 2022, 19:41 -
Vuçiç takim me ambasadorin rus, diskutime për Kosovën dhe çështje rajonale
24 Tetor 2022, 15:17Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka falënderuar Rusinë për mbështetjen ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, në një takim që ka zhvilluar me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Kharchenko më 24 tetor.
-
Nikos Dendias krahason Greqinë me Ukrainën: Turqia po përdor metodat e Rusisë duke kërcënuar Athinën! Kini kujdes
24 Tetor 2022, 13:05Pas vizitës në Kiev, ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias u shpreh se veprimet e Turqisë janë të ngjashme me ato të Rusisë ndaj Ukrainës. Lajmi u bë i ditur nga gazeta greka “Ekathimerini”, duke cituar editorialian e Dendias. Ministri i jashtëm grek u shpreh se Turqia ka adoptuar plotësisht metodat e Rusisë, duke kërcënuar Athinën.
-
Qeveria e re në Serbi, Ivica Daçiç zgjidhet Ministër i Jashtëm
24 Tetor 2022, 08:33Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste e Serbisë kanë bërë publikë emrat e ministrave të Qeverisë së re të Serbisë, që do të udhëhiqet nga Ana Bërnabiç. Lideri i socialistëve, Ivica Daçiç, do të jetë ministër i Punëve të Jashtme, kryetar i Byrosë së Koordinimit të Shërbimeve të Sigurisë dhe zëvendëskryeministër i parë. Ai rikthehet pas dy vjetësh në krye të diplomacisë serbe.
-
Mali i Zi, forcat pro-serbe fituese në zgjedhjet vendore në Podgoricë dhe në disa komuna tjera
24 Tetor 2022, 07:46Rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore në 14 komuna në Mal të Zi, tregojnë për një fitore të forcave politike pro-ruse dhe pro-serbe, të cilat i fituan edhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2020.
-
Kurti: Nuk tolerojmë prekjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës
23 Tetor 2022, 19:33Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova nuk do të lejojë prekjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.
-
Mediat e kontrolluara bllokojnë reformat në Serbi
23 Tetor 2022, 16:53Brukseli negocion prej vitesh me Serbinë për anëtarësimin në BE. Por mediat e komanduara në vend e damkosin BE dhe pengojnë kështu reformat e kërkuara nga perëndimi
-
Sulmoi me acid partnerin në hotel, flet 38-vjeçarja për mediat greke: Pranoi të ndahej me kushtin që të mos kem burrë tjetër ose do më vriste
23 Tetor 2022, 16:29“Është acid, e kam blerë 100 euro në internet”, kështu deklaroi 38-vjeçarja pas sulmit ndaj partnerit të saj në një hotel të Greqisë.
-
Osmani: SHBA-ja s’ka kërkuar të heqim dorë nga njohja reciproke me Serbinë! E vetmja zgjidhje që sjell paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon
23 Tetor 2022, 12:58Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kërkesa që njohja reciproke të jetë pjesë e një marrëveshjeje finale me Serbinë është domosdoshmëri, dhe tërheqjen e kësaj kërkese Kosovës nuk ia kanë kërkuar as Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Evropian.
-
Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Greqi, drejtohej nga ‘Tony Montana’ shqiptar! Dëshmitë rrëqethëse të vajzave: Shkonim me 100 burra në ditë
23 Tetor 2022, 09:16Historitë e tyre të kujtojnë filmat amerikanë të gangsterëve, por skenari i tyre shpaloset në Athinë në vitin 2022. Vajza të reja, të bukura nga vendet e varfëra të Evropës Lindore që shkojnë në Greqi për të fituar para për të mbajtur familjet e tyre dhe përfundojnë në shtretër, duke bërë takime me 100 burra në ditë.
-
Kosovë/ Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Blinken: Lufta në Ukrainë na kujton çfarë ndodhi këtu 2 dekada më parë
22 Tetor 2022, 22:53Sekretari i amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të shtunën se kur sheh pamjet nga lufta brutale e Vladimir Putinit në Ukrainë, e ka të pamundur të mos mendojë për shkatërrimin që ndodhi në Kosovë rreth dy dekada më parë.
-
Mali i Zi, të dielën mbahen zgjedhjet lokale në 14 komuna
22 Tetor 2022, 21:15Zgjedhjet lokale në 14 komuna në Mal të Zi, duke përfshirë këtu edhe kryeqytetin, Podgoricën, do të jenë testi më i madh i besimit të qytetarëve në partitë politike pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, kur u ndryshua pushteti në Mal të Zi. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë rreth 340 mijë zgjedhës, ku garojnë 100 lista zgjedhore për 481 këshilltarë në këto komuna.
-
Lajçak: U takon Kosovës dhe Serbisë të vendosin për marrëveshjen përfundimtare
22 Tetor 2022, 21:09 -
Fëmijët e lindur nga dhuna, viktima të harruara të luftës së Kosovës
22 Tetor 2022, 20:39Njëzet e shtatë marsi i vitit 2002 e gjeti Teutën të rrethuar nga drurë në një mal diku në Skenderaj - rreth 50 kilometra larg Prishtinës. Me një thikë të futur nën rroba në brez, ajo shikonte djalin e saj duke grumbulluar lule të egra.
-
E rëndë në Greqi! 38-vjeçarja djeg me acid në fytyrë burrin teksa po flinte
22 Tetor 2022, 16:35GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, ku një 38-vjeçare, e njohur vetëm me inicialet M.S., ka sulmuar me acid bashkëshortin e saj 36-vjeçar në një hotel sipas mediave greke.
-
Përfaqësuesi i qeverisë greke drejtuar Erdoganit: Ne nuk provokojmë! Propaganda turke nuk bind askënd! Greqia faktor stabiliteti
22 Tetor 2022, 15:53Përfaqësuesi i qeverisë greke Janis Economou deklaroi gjatë ditës së sotme se “sado që presidenti turk Recep Tayip Erdogan dhe lidershipi turk përpiqen që me propagandë e kërcënime të panikojnë e tmerrojnë, Greqia mbetet një faktor stabiliteti dhe se “ajo mbetet e vendosur në çështjet që lidhen me sovranitetin kombëtar”.
-
Parlamenti i Malit të Zi shkarkon dy ministra pro-perëndimorë
22 Tetor 2022, 14:56Parlamenti i Malit të Zi ka votuar për shkarkimin e dy ministrave pro-perëndimorë të Qeverisë në detyrë të Dritan Abazoviçit. Dyzet e një deputetë pro-serbë, në Parlamentin prej 81 ulësesh, votuan në orët e vona të 21 tetorit për shkarkimin e ministrit të Jashtëm, Ranko Krivokapiq, dhe ministrit të Mbrojtjes, Rashko Konjeviq.
-
Lajçak takohet me Kurtin në Prishtinë
22 Tetor 2022, 14:47Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar të shtunën në Prishtinë, të dërguarin e posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
-
Kosova jep Medalje Presidenciale për deputeten dhe gazetaret ukrainase: Ky çmim është simbol i përkrahjes sonë për Ukrainën
22 Tetor 2022, 13:09Forumi, i njohur si WPS, po mbahet për herë të parë në Kosovë dhe organizimi i tij kishte qenë zotim i Kosovës në kuadër të Samitit për Demokraci që u mbajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 2021.
-
Biseda me Albin Kurtin, Borell: I rëndësishëm stabiliteti në Ballkanin Perëndimor! Do vijojmë punën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
22 Tetor 2022, 11:50Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimi Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në një postim në Twitter, shkruan se sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm, ndaj do të vijojë puna për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.