Kosova & Rajoni
-
Komisioni Evropian rekomandoi të mërkurën që Bosnje dhe Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. Komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha se vendimi final për këtë vend pritet të merret në muajin dhjetor.
12 Tetor 2022, 13:55 -
-
'Pakoja për Inflacionin', qeveria e Kosovës jep 100 euro ndihmë për pensionistët, e njëjta shumë jepet edhe për studentët
12 Tetor 2022, 13:03Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që të japë 100 euro ndihmë për pensionistët. Në mbledhjen e fundit, është vendosur që të shkojnë mbi 28 milionë euro që qytetarët të kenë më të lehtë të përballojnë rritjen e çmimeve.
-
Qeveria në Kosovë paralajmëron ashpërsimin e ndëshkimeve për krimet seksuale dhe dhunën në familje
12 Tetor 2022, 12:26Qeveria e Kosovës miratoi një projektligj për ndryshimin e Kodit Penal, që ashpërson dënimet për veprat penale të dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se këto ndryshime janë të nevojshme dhe urgjente, për shkak të rritjes së rasteve të dhunës në familje dhe sulmeve seksuale.
-
Ditë vendimtare për Kosovën, Komisioni Evropian nis sot diskutimin për liberalizimin e vizave
12 Tetor 2022, 07:39Data e sotme, 12 tetor pritet të jetë vendimtare për shtetin e Kosovës. Në Komisionin Evropian pritet të miratohen raportet e progresit për vendet aspiruese për të hyrë në BE. Në disa fusha raporti do jetë i ndryshëm për Kosovën, por tek liberalizimi i vizave Komisioni Evropian i mbetet besnik qëndrimit të vitit 2018.
-
Blinken bisedë telefonike me Kurtin dhe Vuçiç, në fokus dialogu Kosovë-Serbi
11 Tetor 2022, 22:01Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar ditën e sotme biseda telefonike të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku në fokus të diskutimit ka qenë dialogu mes dy vendeve.
-
Bosnja mund të marrë me kusht statusin e kandidatit për anëtarësim në BE
11 Tetor 2022, 17:53Komisioni Evropian ka mundësi që të rekomandojë me kusht statusin e kandidatit për Bosnje-Hercegovinën, kanë treguar disa burime në Bruksel për Radion Evropa e Lirë
-
Kosova për herë të parë i drejtohet Asamblesë së KiE-së, Nënkryetarja e Kuvendit: I kuptojmë vuajtjet e ukrainasve! Jam vetë e mbijetuara e një masakre
11 Tetor 2022, 16:32Saranda Bogujevci, Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, në fjalimin para anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës ka shprehur mbështetjen e Kosovës për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus. Bogujevci tha se kupton mirë vuajtjet e ukrainasve, pasi edhe vetë është ajo e mbijetuara e një masakre.
-
-
Deputeti i Parlamentit të Ukrainës përsërit thirrjen për njohjen e sovranitetit të Kosovës: Kanë të drejtë të kërkojnë pavarësi
11 Tetor 2022, 15:05Oleksiy Goncharenko, anëtar i fraksionit të Solidaritetit Evropian i Ukrainës, ka propozuar sot në KiE që të njihet sovranitetin shtetëror dhe pavarësia e Republikës së vetëshpallur të Kosovës.
-
Nisma franko-gjermane ‘pa garanci’ për Kosovën dhe Serbinë
11 Tetor 2022, 14:02Ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Francës në Kosovë, nuk kanë konfirmuar nëse nga ana e vendeve të tyre ka një iniciativë apo dokument-propozim, që mund të jetë kornizë e re e dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese, e cila do të zgjidhte kontestin ndërmjet dy vendeve.
-
Ambasadori amerikan në Beograd: Serbët do zgjohen një ditë dhe do të shohin se shqiptarët e kanë marrë Kosovën
11 Tetor 2022, 11:12Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill ka folur për Kosovën duke paralajmëruar se në këtë shekull apo tjetrin, serbët do zgjohen një ditë dhe do e shohin se shqiptarët e kanë marrë Kosovën për vete.
-
KE: Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave, kërkohet angazhim urgjent për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë
11 Tetor 2022, 08:55Komisioni Evropian përpiloi tekstin e paketës së zgjerimit dhe atë të raporteve të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, që pritet të miratohen më 12 tetor. Komisioni nënvizon se në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka pasur ndikim ndryshimi i rrethanave globale, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
-
Sulmet me raketa në qytetet ukrainase, protesta para Ambasadës së Rusisë në Shkup
10 Tetor 2022, 20:07Shoqata e ukrainasve në Maqedoninë e Veriut, ka protestuar të hënën para Ambasadës së Rusisë në Shkup për të kundërshtuar sulmet ruse me raketa në disa qytete të Ukrainës.
-
Udhëheqësi serb, pro-rus i Bosnjës, ripërsërit kërcënimin për shkëputje
10 Tetor 2022, 19:48Udhëheqësi separatist serb i Bosnje dhe Hercegovinës Milorad Dodik përsëriti të hënën kërcënimin për shkëputje të Republikës Serbe, një javë pasi zgjedhjet e përgjithshme në vendin e ndarë etnikisht, treguan se partia e tij vazhdon të mbizotërojë mes serbëve.
-
Maqedonia e Veriut me 350 milionë euro paketë anti-krizë, Kovaçevski: Mbështesim shtresat në nevojë
10 Tetor 2022, 07:44Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar një sërë masash të reja për përballimin e krizës energjetike dhe të çmimeve, në vlerë mbi 350 milionë euro
-
Komandanti i KFOR-it: Tensionet në Kosovë u rritën pas luftës në Ukrainë, situata tani më e qetë! Politikanët të jenë të kujdesshëm me deklaratat
9 Tetor 2022, 15:56Situata në Kosovë aktualisht është e qetë. Kështu deklaroi komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, i cili nesër dorëzon detyrën. Gjatë mandatit të tij 1-vjeçar pati shumë zhvillime në fushën e sigurisë, si lufta në Ukrainë apo edhe trazirat në veri natën e 31 korrikut.
-
Propozimi gjermano-francez për negociatat Prishtinë-Beograd, analisti: Diplomacia evropiane e mefshtë, varet nga 5-shja që s’njeh Kosovën
9 Tetor 2022, 15:51Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian. asaj që do të trajtojë Serbia.
-
Kurti optimist për marrëveshje Kosovë-Serbi, pas ‘qasjes së re’
9 Tetor 2022, 15:15Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielën se është optimist që në muajt vijues do të mund të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë.
-
I dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge, arratiset nga burgu shqiptari në Greqi! Mori leje të posaçme dhe nuk u kthye më
9 Tetor 2022, 13:44Një 48-vjeçar shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për trafik droge është arratisur nga burgu po vuante dënimin.