Kosova & Rajoni
-
Prej fillimit të pandemisë në Kosovë, janë regjistruar mbi 161 mijë raste infektive, ndërsa 2,982 prej tyre kanë humbur jetën. Sa i përket vaksinimit, që prej nisjes së fushatës janë dhënë 1.6 milionë doza vaksine.
22 Nëntor 2021, 15:30 -
Barrierat tregtare nga Serbia të vazhdueshme, Kosova përgatitet për reciprocitet
22 Nëntor 2021, 13:12Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka treguar se Kosova ende vazhdon që të trajtohet e pabarabartë karshi Serbisë. Sipas saj, është e papranueshme që ende vendi në CEFTA prezantohet përmes UNMIK-ut. Ka treguar se institucionet e Kosovës po përgatiten për reciprocitet me Serbinë.
-
‘Dita e alfabetit të gjuhës shqipe’, Zaev uron: Sot kremtojmë vlerat dhe traditat e të gjithë bashkësive etnike, thelbi i shoqërisë multikulturore
22 Nëntor 2021, 12:53Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka kujtuar ditën e “Alfabetit të Gjuhës Shqipe” dhe ka uruar te gjithë shqiptarët.
-
Takim me Kancelarin dhe drejtues të tjerë, Albin Kurti niset për vizitë dy ditore në Austri
22 Nëntor 2021, 11:02Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fillon sot një vizitë zyrtare në Vjenë të AustrisëSipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Kurti do të qëndrojë atje dy ditë dhe do të ketë takime të nivelit të lartë, duke përfshirë atë me Kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg.
-
Mospajtimi për asosacionin e komunave me shumicë serbe dhe ngecja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
22 Nëntor 2021, 09:40Prishtina thotë, se në dialogun Kosovë Serbi tashmë janë paraqitur edhe afatet kohore kur mund të ketë një marrëveshje finale gjithpërfshirëse, por kjo është kundërshtuar nga pala serbe, e cila thotë se nga Prishtina zyrtare duhen zbatuar marrëveshjet e arritura deri tash para se të flitet për afatet kohore.
-
U premtonte pacientëve 'mrekullira', pseudokirurgu serb plastik përfundon në gjyq
22 Nëntor 2021, 08:59Zmadhim buzësh, gjoksi, thithje dhjami, tërheqje lëkure: kërkesat për ndërhyrje plastike janë të mëdha. Dhe herë pas here shfaqen sharlatanë, që bëjnë sikur janë mjekë dhe u premtojnë pacientëve mrekullira. Edhe kjo ndodh në Ballkan.
-
Disfata në zgjedhjet lokale në Kosovë, Kurti bën analizën: Nuk i jemi përgjigjur pritjes popullore
21 Nëntor 2021, 20:05Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhje për të analizuar rezultatin në zgjedhjet lokale në vend dhe disfatën që pësoi partia. Sipas njoftimit nga LVV, thuhet se numri i komunave të fituara nuk është i kënaqshëm.
-
'Bashkim Shqipëri-Kosovë', Brnabiç reagon ndaj deklaratës së Kurtit: Mund të shkaktojë trazira të mëdha në të gjithë rajonin
21 Nëntor 2021, 19:00Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka thënë se kjo deklaratë mund të destabilizojë seriozisht të gjithë rajonin.
-
BE inkurajon Ballkanin Perëndimor: Të intensifikohen përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë konflikteve në territorin e ish-Jugosllavisë
21 Nëntor 2021, 15:55Bashkimi Evropian i ka inkurajuar të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor që të bëjnë më shumë përpjekje për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë konflikteve në territorin e ish-Jugosllavisë.
-
Kosovë/ 24-vjeçari u shpall i zhdukur nga familja, gjendet trupi i pajetë në një humnerë
21 Nëntor 2021, 09:36Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kosovë, ku një 24-vjeçar është gjendur i pajetë në një humnerë në Prevallë. I riu ishte shpallur i zhdukur pas denoncimit të familjarëve në polici pasi ata kishin humbur kontaktet me djalin.
-
Petkoviç akuza Kurtit pas deklaratës se do votonte pro bashkimit me Shqipërinë: Ndërkombëtarët të reagojnë, kjo ide destabilizon rajonin
21 Nëntor 2021, 08:27Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se do të votonte pro një referendumi për bashkimin me Shqipërinë.
-
Osmani nga Kanadaja: Serbia dërgoi vaksina ruse në disa vende të Afrikës në këmbim për të çnjohur Kosovën
21 Nëntor 2021, 03:46Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Serbia ka kushtëzuar disa vende afrikane që ta çnjohin Kosovën duke i ofruar vaksina ruse në kohën kur po përballeshin me mungesën e tyre.
-
Deklarata e Kurtit për bashkimin Kosovë-Shqipëri ironizohet nga Mustafa: Besimtarët e Kurtit të ngushëllohen me iluzionet e tyre
21 Nëntor 2021, 03:33Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një përgjigje për Gazetën Express thotë se Kurtit nuk ia sheh për të madhe deklaratën e sotme për punën e referendumit, derisa potencon se “ besimtarëve të Kurtit iu mbetet që të pajtohen me mashtrimin dhe të ngushëllohen me iluzionet e tyre”.
-
Maqedoni e Veriut, përpjekje për zgjerimin e koalicionit qeveritar
20 Nëntor 2021, 20:57Kryeministri i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev po përpiqet ta zgjerojë kabinetin qeveritar për të garantuar një shumicë të qëndrueshme parlamentare, pas largimit të Lëvizjes Besa nga qeveria. Vendin e kësaj të fundit, duket se është e gatshme ta zë partia Alternativa, por ajo kërkon një trajtim me dinjitet në kabinetin qeveritar, ndërsa ende nuk dihet oferta për të e Kryeminstrit Zaev dhe kërkesat lidhur me postet qeveritare të partisë shqiptare.
-
Dialogu Kosovë-Serbi, gjykimi i ish-krerëve të UÇK dhe bashkimi me Shqipërinë, Kurti: S'përjashtoj asgjë! S'i gëzohem gjykimit të Thaçit
20 Nëntor 2021, 20:03Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për radio Monocole, ku ka folur për bashkimin me Shqipërinë, gjykimin e ish-krerëve të UÇK dhe dialogun Kosovë-Serbi.
-
Koronavirusi në Greqi/ Rreth 6 mijë raste të reja dhe 69 viktima në 24 orët e fundit! 594 të intubuar në spitale
20 Nëntor 2021, 18:41Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë shënuar 69 të vdekur në 24 orët e fundit. Nga fillimi i pandemisë deri më sot janë regjistruar në total 17,237 viktima.Ditët e fundit situata e pandemisë në vendin fqinj ka qenë alarmante pasi shifrat e infektimeve dhe viktimave po rriten. frikshëm Autoritetet i bëjnë apel qytetarëve të vaksinohen kundër koronavirusit.
-
Kosovë/ 7 të infektuar dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit! 352 raste aktive me COVID në të gjithë vendin
20 Nëntor 2021, 15:06Teksa 34 qytetarë janë shëruar, në të gjithë vijojnë të jenë aktive 352 raste me COVID. Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë dhënë 2,022 doza të vaksinës.
-
KE i bën thirrje Serbisë: Hiqni muralin kushtuar Ratko Mladiçit
20 Nëntor 2021, 08:24Piero Fassino dhe Ian Liddell-Grainger, raportues për Serbinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u bënë thirrje autoriteteve serbe që të ndërmarrin veprime të qarta kundër “madhërimit të kriminelëve të dënuar të luftës dhe të largojnë, pa vonesë, një mural në Beograd kushtuar Ratko Mladiçit, i dënuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”
-
Zyrtarja e OKB-së: Mohimi i gjenocidit parandalon përparimin e shoqërisë
19 Nëntor 2021, 22:22Serbia dhe shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë duhet të bëjnë më shumë për të luftuar mohimin e gjenocidit dhe gjuhën e urrejtjes, nëse duan që shoqëritë e tyre të lëvizin përpara, tha Alice Wairimu Nderitu, këshilltare speciale e Kombeve të Bashkuara për parandalimin e gjenocidit.
-
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kurti bisedë telefonike me Escobar: Ky proces të përfundojë me njohje reciproke
19 Nëntor 2021, 21:35Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një telefonatë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Kurti bën me dije së është diskutuar mbi dialogun Kosovë-Serbi, ku thekson se ky dialog duhet të përfundojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës.