Kronikë
-
Erion Veliaj i kërkon GJKKO-së të hetojë transferimin e tij në Fier, duke përsëritur përmes një letre akuzat se gjithçka është bërë me urdhër të kryeministrit Rama. Gjykata tha se pretendimet duhet t’i verifikojnë organet kompetente. Gjyqi u shty për më 17 nëntor për shkak të mungesës së avokatit të Gentian Sulës, ndërsa u pezulluan afatet e paraburgimit për Veliajn.
3 Nëntor, 08:13 -
Dosjet stok/ KLGJ gati vendimin: 84 gjyqtarë më shumë në sistem, organika shkon në 501 toga të zeza, plus 18 rezervë! Në GJL 9 gjyqtarë shtesë të përkohshëm
2 Nëntor, 19:18Në një kohë kur në gjykatat e vendit duhen vite për të marrë drejtësi, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur rritjen e ndjeshme të numrit të gjyqtarëve. Projektvendimi i hedhur për konsultim publik propozon që Shqipëria të ketë 519 gjyqtarë të përhershëm nga 417 që janë aktualisht, ku numri më i madh i shtesave shkon për gjykatat e shkallës së parë. Gjykata e Lartë bëhet me 9 gjyqtarë plus për të paktën 9 vite. Ky plan parashikon t’i kushtojë buxhetit të shtetit 14 mln euro çdo vit.
-
'Sa të kem jetë, dua pushtet'! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
2 Nëntor, 19:09Dy figurat e dy politikanëve u vendosën krah njëra-tjetrës, kurse në duar kishin pankarta me mbishkrimin “Sa të kem jetë, dua pushtet”. Pak çaste më vonë, protestuesit u vunë flakën përpara godinës së Kryeministrisë.
-
Aktori Gazmend Paja kallëzon penalisht Elton Tozajn, e akuzon për përndjekje, fyerje dhe shpifje
2 Nëntor, 19:06Paja e akuzon Tozajn për përndjekje, shpifje dhe fyerje. Sipas aktorit, Tozaj e ka përmendur emrin e tij në rrjetet sociale, duke hedhur akuza të pavërteta, si dhe e ka fyer me shprehje nënçmuese, të cilat cenojnë dinjitetin dhe figurën e tij publike.
-
Avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë, kthehet me urgjencë në Londër, pasagjeri tregon çfarë ndodhi
2 Nëntor, 17:28Një avion i kompanisë “British Airways”, i nisur nga Londra drejt Tiranës, është detyruar të kthehet në aeroportin Heathrow pas rreth një ore fluturim, për shkak të një defekti në ajër. Në bord ndodheshin dhjetëra pasagjerë shqiptarë dhe të huaj.
-
PAMJE ME DRON/ Përfshihet nga flakët tarraca e një pallati në qendër të Shkodrës, vetëm dëme materiale
2 Nëntor, 16:59Me ndërhyrjen e 4 mjeteve zjarrfikësve dhe 15 efektivëve, është arritur izolimi i flakëve. Fatmirësisht, ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.
-
Lezhë/ U aksidentua me motor teksa kthehej nga shkolla më 26 tetor, ndërron jetë në spital 16-vjeçari (EMRI)
2 Nëntor, 16:3716-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi çiklomotorin që drejtonte dhe për pasojë është rrëzuar, duke pësuar dëmtime të rënda.
-
Në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje, arrestohet në Spanjë Armando Ndreu! Pritet ekstradimi, në 2022 qëlloi me breshëri automatiku furrën e bukës në Shkodër
2 Nëntor, 16:35Ndreu do të ekstradohet drejt Shqipërisë pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e arrestit në burg pasi në mars 2022, qëlloi me automatik në drejtim të një furre buke në pronësi të Sades Salës, në lagjen “Skënderbeg”, por shkaktoi vetëm dëme materiale.
-
Sekondat e tmerrit, përplasja e frikshme që i mori jetën 67-vjeçares në Shkodër! Po ecte me qese në trotuar, tentoi t’i shmangej makinës (VIDEO)
2 Nëntor, 15:52Report Tv ka siguruar videon e aksidentit tragjik që i mori jetën 67-vjeçares në Shkodër, Edmonda Barballushit. Ajo po ecte në trotuar kur makina në timonin e së cilës gjendej 27-vjeçarja Bleona Pashuku, del nga rruga dhe hipën mbi trotuar.
-
Ankimoi masën e ‘arrestit në shtëpi’, shtyhet për nesër seanca në Apelin e GJKKO-së për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni! Shkak mungesa e prokurorëve të çështjes
2 Nëntor, 13:41Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni ankimoi masën pa mbushur ende një javë nga ndalimi i saj për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.
-
SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari
2 Nëntor, 13:18Mesazhet u kërkojnë qytetarëve të verifikojnë të dhënat personale brenda një afati të shkurtër. Policia paralajmëron se lidhjet e dërguara çojnë në faqe të falsifikuara, ku synohet marrja e të dhënave bankare.
-
Bie niveli i liqenit të Fierzës, dalin rrënojat e Kukësit të Vjetër! Qyteti i përmbytur dikur shfaqet sërish mbi ujë (VIDEO)
2 Nëntor, 12:26Rënia e ndjeshme e nivelit të liqenit të Fierzës ka nxjerrë sërish në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër, qytetit që dikur u përmbyt për ndërtimin e hidrocentralit.
-
I vodhën 6800 euro që i kishte kursyer për operacion, grabitet banesa e të moshuarës në Finiq! Autorët shqyejnë dyert dhe bëjnë shtëpinë përmbys (VIDEO)
2 Nëntor, 12:21Një e moshuar në Finiq ka rënë pre e vjedhjes, teksa autorët i kanë marrë 6800 euro që i kishte kursyer për një operacion, si dhe bizhuteri e sende të tjera me vlerë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 31 tetorit, ndërsa Eleni Anastasi ndodhej për vizitë te të afërmit.
-
Tiranë/ Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit, autori i maskuar kërcënoi arkëtaren, mori paratë dhe u largua me monopatinë (VIDEO)
2 Nëntor, 10:49Autori i dyshuar ka hyrë brenda bankës i maskuar, me fytyrën të mbuluar me shall, i ka vënë armën mbi kokë arkëtares, duke i marrë paratë që gjendeshin atje dhe është larguar me monopatinë. Në një reagim, banka thekson se nuk ka pasur persona të lënduar mes punonjësve apo klientëve.
-
Dyshohet se ra nga shkallët, Saimir Vishaj në gjendje të rëndë shëndetësore! Avokati i intubuar te Trauma
2 Nëntor, 10:37Avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është intubuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
-
Ngërçi me pagat e drejtësisë, Kushtetuesja do të shqyrtojë më 2 dhjetor kërkesën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
2 Nëntor, 09:12Më 2 dhjetor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për pagat. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë kundërshtuar formulën e re të pagave të miratuar nga Kuvendi, duke kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e saj.
-
Ndarja nga jeta e diplomatit Bashkim Zeneli, të hënën homazhe në Kuvend
1 Nëntor, 21:35Ceremonia mortore do të mbahet pranë Sallës së Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë, nga ora 11:00 deri në 13:00. Pas përfundimit të homazheve, kortezhi mortor do të niset drejt varrezave të Sharrës, ku Bashkim Zeneli do të përcillet për në banesën e fundit.
-
Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të 'revolucionit Flamingo'
1 Nëntor, 20:32Regjistrat publikë të Guerilla Foundation dokumentojnë pagesa ndaj njërës prej organizatoreve të protestës, Sidorela Vatnikajt, për angazhimin në këshillin e aktivistëve të këtij fondacioni. Ajo paraqitet si anëtare të këshillit të aktivistëve dhe si aktiviste në Tiranë për drejtësinë gjinore dhe urbane
-
Aksident i trefishtë në aksin Rrogozhinë-Lushnje, një i lënduar (VIDEO)
1 Nëntor, 20:25Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një automjet tjetër ka qenë shkak i aksidentit. Automjeti, i cili ishte përmbysur, ka shkaktuar frenim të një Benz-i për të mos u përplasur me të, por makinat e tjera nuk janë shmangur dot.
-
Pas akteve të dhunshme dje, një grup protestuesish grumbullohen te kryeministria! Asnjë incident, shpërndahen protestuesit (VIDEO)
1 Nëntor, 17:52Ndryshe nga dje që pati disa sulme me gurë dhe molotovë drejt policisë, sot nuk pati asnjë incident. Herë pas here përsëritën vetëm thirrjet e zakonshme për dorëheqjen e qeverisë.