Kronikë
-
I riu akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrjja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
1 Nëntor, 17:05 -
Shkodër/ Shoferja humbi kontrollin dhe doli nga rruga, makina përplas për vdekje 67-vjeçaren (VIDEO)
1 Nëntor, 16:51E reja humbi kontrollin mbi makinën te vendi i quajtur “Ura e Bahçallëkut”, doli nga rruga dhe u përplas me shkallët metalike të një ndërtese.
-
Aksident në Librazhd, 22-vjeçari bie me makinë në greminë, shpëton për mrekulli (EMRI)
1 Nëntor, 14:13Një 22-vjeçar ka përfunduar në spital pas një aksidenti në fshatin Farret të Librazhdit. I riu, Renis Kalnxhi, po drejtonte një automjet tip “Benz”, kur ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë rreth 150 metra të thellë.
-
Po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohen në Gjirokastër 2 të rinj nga Bulqiza! S'ju bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar (VIDEO)
1 Nëntor, 12:45Policia e Gjirokastrës referoi materialet në Prokurori për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, për dy të rinjtë e arrestuar duke transportuar emigrantët e paligjshëm kundrejt pagesës.
-
-
I dyshuar për disa vjedhje në Tiranë dhe Vlorë, arrestohet në kryeqytet 34-vjeçari (EMRI)
1 Nëntor, 11:1734-vjeçari nga Vlora ishte shpallur në kërkim për vjedhje në disa qytete të vendit. Në Vlorë ai kërkohej për vjedhjen e një motori, ndërsa në Tiranë për vjedhjen e një motori, një tabakinoje dhe një marketi.
-
Ish-ministri Beqaj për Kodin e Procedurës Penale: Duhet të detyrojë pushtetin të respektojë ligjin kur vepron kundër qytetarit
1 Nëntor, 11:11Një tjetër rast që ngre Beqaj si shqetësim lidhet me rifillimin e hetimeve për një çështje të pushuar më parë, pa marrë paraprakisht miratimin e gjykatës, siç parashikohet në nenin 329/c të Kodit të Procedurës Penale.
-
Protestat në Tiranë/ Avokati i Popullit: Intervistimi i të miturve s’regjistrohet
1 Nëntor, 11:08Grupe të monitorimit të Avokatit të Popullit ishin në terren për monitorimin e protestës së të shtunës, si dhe në komisariate për të shoqëruarit.
-
Vodhën 4 markete e lokale gjatë 1 jave në Durrës, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij (VIDEO)
1 Nëntor, 10:36Policia bën të ditur se 2 autorët, banues në Kavajë vodhën në 4 markete e lokale në Durrës brenda një jave shuma parash dhe sende me vlerë.
-
Shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tufinë, identifikohet autori
1 Nëntor, 10:07Ndërkohë nga hetimet është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
-
Dhuna dje në protestë/ Për herë të parë 6 të arrestuar për 'vrasje në tentativë të policit'! Prangosen edhe 1 i huaj e 2 të mitur (EMRAT+VIDEO)
1 Nëntor, 09:40Për herë të parë 6 të arrestuar për sulmet e dhunshme dje në protestë do të përballen me veprën penale vrasje në tentativë ndaj punonjësve të policisë. Mes të arrestuarve janë dy të mitur, dhe një shtetas i huaj. Dy të rinj policia i kapi me bomba molotovë, me të cilat u sulmuan forcat blu gjatë protestës që u zhvendos nga ministria e Arsimit te Kryeministria.
-
EKSKLUZIVE/ ‘Një kuti plot me euro në vilën e Ballukut’, foto u gjet në telefonin e bashkëshortit të pastrueses! SPAK: Duket e shkrepur në Dhërmi
1 Nëntor, 08:49Mes qindra komunikimeve që SPAK ka në dosje për të vërtetuar pronësinë e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për vilën në Dhërmi është edhe një mesazh i dërguar në korrik 2021. Në mesazhin e Whatsapp të dërguar nga një punonjës i Ballukut, bashkëshorti i sanitares së saj, shikohet një kuti e kuqe plot me euro që sipas prokurorisë janë në vilën në kompleksin turistik ‘White Rocks’.
-
-
Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
31 Tetor, 22:12Zef Brozi tha se i mbështet plotësisht protestat pasi vetë ka qenë pjesë e tyre, por nuk përkrah dhunën. Sipas tij, më të rrezikshmit janë ata që i financojnë të rinjtë e të miturit për t’i kryer aktet e dhunshme. Mesazhi i tij kryesor për protestuesit është të protestojnë paqësisht, policia të tregohet e matur dhe Shqipëria të mos përgjaket e digjet.
-
Protestat e dhunshme, Kostana Morava: Po manipulohen, kanë linçuar këdo që s’iu bashkua! Njerëzit heshtin nga frika, askush s’e do dhunën
31 Tetor, 21:37Kostana Morava ka shprehur haptazi skepticizmin e saj lidhur me protestat e më shumë se dy javëve të fundit që janë karakterizuar nga dhuna. Moderatorja është e bindur se numrat virtualë janë shumë më të lartë se ata realë, çka ndikon edhe në vetë vërtetësinë e protestës. Sipas saj, ka vetëm një rrugë që protestuesit t’ia dalin mbanë.
-
Rritja e pagave të policisë, reagon Sindikata e Gardës së Republikës: S’mund të lihemi në harresë, prej 25 vitesh nuk vlerësohemi
31 Tetor, 20:43Sindikata e Gardës së Republikës ka bërë thirrje për rritje pagash, pas ndërhyrjes së qeverisë në rritjen e rrogave të policisë. Kërkesa është që Sektori i Financës të paraqesë urgjentisht në ministri programin e detajuar. Argumentet ku mbështeten për rritjen e pagave janë presioni, gatishmëria dhe vështirësia e detyrës.
-
Has/ Mjeti sportiv përmbyset në livadh, humb jetën shqiptari i Kosovës! Plagoset i vëllai
31 Tetor, 20:0347-vjeçari drejtonte një mjet sportiv, i cili u përmbys aksidentalisht në livadhet e fshatit Domaj duke i shkaktuar vdekjen. I lënduar ka mbetur vëllai i tij, 38 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Kukësit.
-
Lazerë dronit, momenti kur protestuesit e rrëzojnë (VIDEO)
31 Tetor, 19:39 -
-
Malësi e Madhe/ Hodhi benzinë mbi makinën e 27-vjeçarit dhe sulmoi me thikë dy policët, arrestohet turisti gjerman
31 Tetor, 19:0627-vjeçari e vuri re benzinën mbi makinën e tij ndërsa udhëtonte nga Hani i Hotit drejt Shkodrës. Pas njoftimit, policia ndaloi gjermanin 47-vjeçar. Ai refuzoi identifikimin dhe goditi me thikë dy efektivët.