Kronikë
-
17-vjeçari është ndjerë keq teksa ndodhej në palestër. Eshte transportuar pa ndjenja drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.
3 Prill, 16:09 -
Afera CEZ-DIA/ Ilir Meta publikon dëshmitë e Hejsek dhe Tomas Pleskaç: DIA ishte krijesë amerikane që s’ka asnjë lidhje me emrin tim
3 Prill, 15:54Duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka qenë skenaristi i asaj që ai e cilësoi si intrigë për përfshirjen e tij në aferën Cez-Dia, Meta shtoi se në dëshminë e Hejsek në 2011 nuk përmendet as emri i Ilir Metës, as ish-ambasadori Qazim Tepshi, madje as ish-kryeministri Sali Berisha.
-
Padia e Veliajt për Dadon, Presidenca: Në arkiv vetëm 1 shkresë dhe dekreti! Me kaq, sot nuk do të ishte emëruar
3 Prill, 15:36Shqiptrja.com zbardh diskutimet brenda në seancën në Gjykatën Administrative, ku kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si prokuror.
-
I burgosuri ndërron jetë në QSUT, shkak i vdekjes embolia pulmonare
3 Prill, 15:18Medat Spahiu i arrestuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë” ka ndërruar jetë këtë të premte në Reanimacionin Qendror në QSUT.
-
SKEDA/ Veliaj: Ja pse emërimi i Ols Dados prokuror është i pavlefshëm
3 Prill, 14:43Report Tv sjell në mënyrë të detajuar arsyet për të cilat Erion Veliaj thotë se emërimi i Ols Dados si Prokuror është bërë në kundërshtim me ligjin, e për këtë arsye emërimi i tij duhet të shpallet i pavlefshëm.
-
-
-
-
-
-
‘Dado nga kuzhinier u bë pilot’, Veliaj: Në bashkinë e Tiranës nuk firmos më njeri ‘nga frika’ se burgosen
3 Prill, 13:49Kryebashkiaku Erion Veliaj ka thënë në seancën në Gjykatën Administrative se Tirana tashmë nuk është pastruar më e se askush nuk firmos në bashki vendime pas izolimit të tij me firmë të prokurorit të SPAK, Ols Dado.
-
-
-
Afera CEZ-DIA/ Avokatët e Metës: SPAK ka ndryshuar qëllimisht dëshmitë, ministrinë nga ‘METE’ e kthyen Meta
3 Prill, 13:04Çakrani akuzon prokurorët e SPAK për manipulim të provave dhe tjetërsim të dëshmive, pasi referimit të Hejsek të Ministrisë së Ekonomisë, Transportit dhe Energjisë si METE, ata e kanë interpretuar si Meta, pra për Ilir Metën.
-
-
Vëllai i drejtorit të burgut Rrogozhinë me magazinë me kanabis/ Hita ‘pret’ kokat e para në radhët e policisë, shkrin komisariatin e Peqinit (EMRAT)
3 Prill, 12:54Në mbledhjen e parë me drejtuesit vendorë dhe ata të kufirit, drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i njoftoi vetë për pezullimin e 7 zyrtarëve të policisë, të dyshuar se shmangën detyrën duke favorizuar kultivimin e kanabisit. Kryepolici u kërkoi masa të menjëhershme për të luftuar kanabisin si dhe qëndrim të rreptë për këto polic që bëhet palë me krimin
-
Po trafikonte nga kufiri grek 13 klandestinë egjiptianë me destinacion vendet e BE-së, arrestohet 27-vjeçari nga Patosi (EMRI)
3 Prill, 11:59Erind Yzeiraj u kap në fshatin në fshatin Xarrë, duke transportuar me automjet, 13 emigrantë nga Egjipti, kundrejt pagesës.
-
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Xhaxhai i autorit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë
3 Prill, 11:46Seanca gjyqësore ndaj Shkambit do të mbahet më datën 8 prill ku këtë kërkese do ta shqyrtojë në apel Taulant Banushi
-
Shfrytëzonte 41-vjeçaren për prostitucion, arrestohet pronarja e qendrës së fizioterapisë në Tiranë
3 Prill, 11:20E arrestuara është pronarja e një qendre fizioterapeutike në rrugën “Ismail Qemali” ku zhvillohej edhe aktiviteti i paligjshëm.
-
Misteri i vrasjes së të moshuarit në Korçë, trupi u gjet nga postieri! Dyshohet se autori u përlesh me viktimën para se ta godiste për vdekje
3 Prill, 11:12Sot është përcjellë në banesën e fundit, 78-vjecari Gëzim Vija nga Bulgareci i Korcës, i cili u gjet i vrarë në banesë një ditë më parë. Policia nuk ka asnjë pistë dhe asnjë autor të dyshuar për ngjarjen e rëndë.