Kronikë
-
Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike ka rënë në prangat e policisë.
6 Shkurt, 10:56 -
Vdekja e 3-vjeçarit nga ndërhyrja në dhëmbë, Prokuroria dërgon në gjyq 7 mjekë! Roland, Ina Xhaxho dhe Marta Gina akuzohen për vrasje nga pakujdesia
6 Shkurt, 10:49Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq për vrasje nga pakujdesia anestezistin Ronald Xhaxho, vajzën e tij stomatologe dhe dentisten tjetër të klinikës së tyre. Akuza thotë se ata nuk i bënë asnjë analizë të voglit para se ta fusnin në operacion për 14 dhëmbë me anestezi të plotë.
-
-
Atentat në Sarandë? Shoferi zbulon eksploziv në makinë: S’kam konflikte! Hetohen 2 pista: Hakmarrje nga e kaluara dhe sajesë e ngjarjes
6 Shkurt, 10:27Një 57-vjeçar nga Lezha dhe banim në një fshat të Konispolit, gjeti një sasi lënde eksplozive në sediljen e makinës. Policia po heton në 2 pista, për një hakmarrje të mundshme nga vendi i tij i origjinës ku ka plagosur një person. Por nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të jetë e sajuar.
-
Kultivoi 92 kg kanabis 2 vite më parë në bashkëpunim me një tjetër, arrestohet 34-vjeçari në Lezhë
6 Shkurt, 10:21Për të njëjtën ngjarje, është arrestuar në flagrancë në muajin tetor 2024 një tjetër person.
-
I gjenden në banesë 164 mijë euro false, një automjet e targa të vjedhura, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (EMRI)
6 Shkurt, 09:49Gjatë kontrolleve policore, në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet i dyshuar i vjedhur, dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura Tiranë, në vitin 2025.
-
Zbulohet laboratori i ekstazisë në Tiranë, arrestohen xhaxha e nip! Droga vinte nga Italia, një tabletë shitej për 3 mijë lekë të reja (EMRAT + VIDEO)
6 Shkurt, 08:47Banesa e tyre ishte kthyer në një lloj laboratori për prodhimin e ekstazisë që shitej në lokalet e natës, rreth 3 mijë lekë të reja një tabletë. Lënda sillej nga Italia në rrugë tokësore, ku dyshohet se Elvis Lezo kishte lidhjet. 42-vjeçari figuron me precedent penal.
-
-
Shkrumbohet nga zjarri një makinë në Vlorë (VIDEO)
5 Shkurt, 20:39Një automjet në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
-
KPA pushon ankimimin për gjyqtaren Sonjela Voskopi, mbetet në fuqi konfirmimi i saj në detyrë
5 Shkurt, 20:21KPA ka pushuar ankimimin e Komisionerit Publik kundër vendimit të KPK-së, i cili e kishte lënë në detyrë gjyqtaren e Korçës, Sonjela Voskopi. Kjo ka bërë që Voskopi të vijojë të qëndrojë në detyrë.
-
-
‘Grabitës me resort’, avokati Pjetri për Report TV: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet që banorët e Velipojës s’i bënë dot për vite, nuk ka qenë i vetëm
5 Shkurt, 19:47Avokati Ndue Pjetri thotë se banorët i zotërojnë tokat prej mbi 100 vitesh, por nuk kanë marrë kurrë pronësinë ligjore, ndërsa pretendimet e Fatmir Shpellzës dhe dokumentet e reja i cilëson të falsifikuara me përfshirje ndërtuesish, gjyqtarësh dhe krimit. Ai kërkon hetim nga SPAK, thekson se Ulaj nuk është investitor strategjik, dhe shton se banorët do t’i pranojnë institucionet nëse provohet e kundërta.
-
'E pavërtetë'- Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin për rikthimin e monopatinave te qytetarët: Udhëzimi i ndalimit mbetet në fuqi!
5 Shkurt, 19:28Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar sot ndaj lajmeve për rikthimin e monopatinave elektrike tek qytetarët, duke i cilësuar ato si të pavërteta.
-
Ç’duhet bërë me 2800 ton mbetje të Kurum që mbahen në Porto Romano? Inxhinieri: Të gjendet destinacioni për t’u përdorur si lëndë e parë për zink
5 Shkurt, 19:20Teksa 2800 ton mbetje të rrezikshme të Kurum, që u kthyen para më shumë se një viti nga Tajlanda po mbahen në Porto Romano të Durrësit, inxhinieri Qerim Ismeni, ka thënë se këto mbetje duhet të gjejnë destinacion për t’u përdorur si lëndë e parë për zink.
-
Zjarri i dytë brenda javës në Qafën e Luadhit në Llogara, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)
5 Shkurt, 18:36Brenda një jave është hera e dytë që kjo zonë digjet. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
-
Aksident me vdekje në zonën e Bathores në Tiranë
5 Shkurt, 18:08Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në zonën e Bathores në Tiranë, ku për pasojë një 65-vjeçare ka humbur jetën.
-
KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit të Tiranës, Petrit Vukaj
5 Shkurt, 18:04Pas ankimit të SPAK, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi që Petrit Vukaj të mos shkarkohet, duke vlerësuar se problemet e konstatuara nuk e justifikojnë largimin nga detyra.
-
Merrnin deri në 7500 euro për të ndikuar te drejtësia, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e krimeve në Tiranë dhe me nga 1 vit e gjysmë dy persona të tjerë
5 Shkurt, 17:02Gjykata e Posaçme ka dënuar me 6 vite në total 3 prej të akuzuarve të grupit prej 6 personash, që dyshohet se merrnin ryshfet kundrejt premtimeve se mund të ushtronin ndikim të funksionarët e drejtësisë për të ndryshuar masat e sigurisë.
-
KLGJ refuzoi shqyrtim e dosjes së Irena Gjokës, njëri prej anëtarëve e çon në ILD me ankesë
5 Shkurt, 17:00Shqyrtimi i çështjes së gjyqtares së GJKKO Irena Gjoka, pasi Prokuroria e Përgjithshme bëri verifikimet për akuzat se ajo ka fshehur në dënim në Greqi, mbetet në “udhëkryq”.
-
‘E gjeta përgjuesin, por nuk e lëviza’/ Zbardhet dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e të shumëkërkuarit Erjon Llapushi
5 Shkurt, 16:32Dedektivja deklaron se nuk njeh Erion Llapushin dhe ishte hera e parë që shkonte në atë banesë. Për shërbimin që ajo do kryente do paguhej në shumën 50,000 lekë të reja, ku përfshihet shërbimi së bashku me rrugën, gjë të cilën është e përcaktuar në tarifë nga kompania.