Kronikë
-
Nga dënimi 40-vjeçarit i kanë mbetur ende për të vuajtur edhe 4 vite e 15 ditë burgim, ndërkohë që autoritetet kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Itali.
6 Gusht, 14:21 -
-
Shoferët në Fier nuk heqin këmbën nga gazi, mbi 900 gjoba për tejkalim shpejtësie (VIDEO)
6 Gusht, 13:26Gjatë kësaj jave, policia rrugore në Fier vuri në hetim 12 persona për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Prej tyre, 6 u arrestuan për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
-
Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona, mes tyre një 17-vjeçar (VIDEO)
6 Gusht, 13:20Droga dyshohet se shpërndahej në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, si edhe në beach bare të zonës. Policia sekuestroi 91 doza narkotikësh, një peshore elektronike, një automjet dhe një celular.
-
Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat, në ‘lupën’ e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!
6 Gusht, 13:04OSBE bëri të ditur se do të vlerësojë edhe nëse akti i hartuar nga kryetari në detyrë i GJKKO-së Erion Bani, është ose jo në përputhje me legjislacionin vendas në fuqi dhe angazhimet përkatëse të OSBE-së e standardet ndërkombëtare.
-
GJKKO censuron median, pedagogu Bregu: Rregullorja e re e kthen gazetarin në burokrat! Ndalimi i telefonit është arbitrar, gjykata ka frikë nga transparenca
6 Gusht, 11:58Pedagogu i komunikimit Zylyftar Bregu ngre shqetësimin se rregullorja e re e GJKKO-së kalon përtej konceptit të sigurisë së gjykatës, duke censuruar gazetarët dhe duke krijuar pengesa të ndjeshme në punën e tyre. Ai kërkon reflektim dhe modifikim të dokumentit.
-
Po lëvizte me taksi, grabitet me dhunë pasagjeri në Ishull-Lezhë! 2 persona i zënë pritë dhe i marrin një orë ‘Rolex’, paratë e sendet personale
6 Gusht, 11:18Nën përdorimin e dhunës, dy persona kanë grabitur një pasagjer që po udhëtonte me një taksi në Lezhë, duke i marrë paratë dhe sendet personale.
-
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, hetimet zbulojnë itinerarin e autorëve! Shmangën rrugët kryesore, morën floriri me vlerë mbi 1.5 mln lekë
6 Gusht, 11:04Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë rezulton se dy autorët kanë përdorur rrugicat periferike të Kamzës, duke shmangur rrugët kryesore. Të njëjtin itinerar ndoqën edhe pas grabitjes.
-
-
-
Pas 3 dekadash në arrati, i dënuari për 3 vrasje ekstradohet nga SHBA në Tiranë! Momenti kur mbërrin me pranga në Rinas (VIDEO)
6 Gusht, 08:13Sokol Hoxha një 51-vjeçar nga Fieri i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve në Patos dhe të një shqiptareje në Bruksel, u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Tiranë. Ai u arrestua në muajin maj të këtij viti në Ohaio, pas gati 3 dekadash në arrati.
-
Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)
6 Gusht, 07:42Me ndërhyrjen nga toka të 130 efektivëve, shërbimit zjarrfikës dhe dy helikopterëve të Forcave të Armatosura izolohen vatrat e zjarrit në fshatrat Riban dhe Ngarçan të Mallakastrës duke shmangur rrezikun e banesave. Por flakët vijojnë ende të djegin masivin pyjor në kufirin mes kodrave të Lofkënd-Drenije dhe Panahor. Operacioni do të rinisë në mëngjes.
-
Durrës/ E përplasi makina, humb jetën këmbësori (VIDEO)
5 Gusht, 22:34Një këmbësor në lagjen 15 në Durrës ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
-
-
-
-
-
Report TV sjell pamjet nga zjarret në Mallakastër, zjarrfikësit nuk ndalin betejën me flakët (VIDEO)
5 Gusht, 19:08Report TV sjell pamje nga Mallakastra, ku prej dy ditësh zjarrfikësit po luftojnë me flakët në një terren të vështirë. Zjarri vijon të mbetet aktiv, ndërsa ekipet në terren, të mbështetura edhe nga ndërhyrja nga ajri, po punojnë pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e tij drejt zonave të banuara.
-
8 vatra zjarri aktive në vend! Flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, vazhdon ndërhyrja nga ajri me helikopter dhe 'Air Tractor'
5 Gusht, 19:01Gjatë 14 orëve të fundit u raportuan 25 zjarre. Nën kontroll janë vatrat në Shqiponjë, Mjekës dhe Vërzhezhë, ndërsa është shuar plotësisht zjarri në Penkovë.
-
Ironia e sigurisë me Rregulloren e re të GJKKO-së kundër mediave! E botuar në web-in e Gjykatës duke përdorur një hapësirë virtuale të një kompanie pjesësh këmbimi
5 Gusht, 19:03Vetë Rregullorja që censuron mediat, si dhe Komentari voluminoz që e shoqëron, të botuara në faqen zyrtare të Gjykatës, realisht janë depozituar në një hapësirë virtuale private të lidhur me një kompani e cila tregton pjesë këmbimi për automjete.