Kronikë
-
Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Alfred Kajën dhe Sidorel Morisenin, ndërsa për tre personat e tjerë u caktua masa “Arrest në shtëpi”. Dy të parët akuzohen për armëmbajtje pa leje, kurse të tjerët për moskallëzim krimi.
7 Gusht, 18:08 -
'Mendoi se mund t'i shpëtonte së kaluarës', Ambasada Amerikane tregon si u kap dhe ekstradua Sokol Hoxha pas 30 vitesh arrati: SHBA nuk është strehë për kriminelët
7 Gusht, 17:39Këtë të premte Ambasada Amerikane e përdori rastin e tij për të theksuar se SHBA nuk do të jetë strehë për personat që përpiqen t'i shmangen drejtësisë duke përdorur identitete të rreme.
-
Aksident në Malin e Tomorrit, makina del nga rruga, 6 të plagosur! Shoferi dhe e shoqja dërgohen te ‘Trauma’ (VIDEO)
7 Gusht, 17:21Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një defekt teknik në automjet. Gjatë ngjitjes drejt Malit të Tomorrit, mjetit dyshohet se nuk i kanë funksionuar frenat, duke bërë që të rrëshqasë dhe të dalë nga rruga.
-
Banorët kërkojnë hyrje-dalje në autostradën e re ‘Elbasan-Qafë Thanë’ pjesë e Korridorit VIII, ARRSH: Do ta shqyrtojmë
7 Gusht, 17:04Banorët e 7 fshatrave të Njësive Administrative Polis dhe Valë në Librazhd kërkojnë që hyrje-dalja të ndërtohet pranë urës së Mirakës. Sipas tyre, mungesa e një lidhjeje direkte me autostraden mund shkaktojë vonesa prej rreth 15 deri në 20 minuta për ambulancat. ARRSH sqaron se projekti nuk parashikon ndërtimin e një hyrje-daljeje të tillë.
-
-
Tiranë/ 10-vjeçari përplaset nga motori dhe makina! Pranga 27-vjeçarit, nën hetim 47-vjeçari
7 Gusht, 15:45Fillimisht, i mituri është përplasur nga një motor që drejtohej nga një 27-vjeçar, i papajisur me leje drejtimi. Më pas, një makinë ku në timon ishte një 47-vjeçar që u largua, por më pas u kap nga policia.
-
I apasionuar pas motorëve e sporteve, ky është 38-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mirditë! Prej 11 vitesh vuante humbjen e nënës
7 Gusht, 15:32Viktima jetonte në Prishtinë ku punonte në një sipërmarrje pasurish të paluajtshme. Në profilin e tij në rrjetet sociale, Deçi e përshkruante veten si të apasionuar pas sporteve si ski, snowboard, rafting, hedhje me parashutë dhe sigurisht motorëve.
-
-
Vlorë, i vuri flakën një apartamenti për arsye konkurence, në pranga 33 vjeçari (EMRI +VIDEO)
7 Gusht, 14:30Në momentin e zjarrit në apartament ndodheshin vëlla e motër. Ngjarja u dyshua fillimisht si aksidentale, por hetimet zbuluan se ishte zjarrvënie e qëllimshme.
-
Trafik i rënduar në hyrje të Fierit, automjetet krijojnë radhë deri në 3 kilometra (VIDEO)
7 Gusht, 14:14Fluksi i lartë i automjeteve ka krijuar radhë të gjata në aksin nga kthesa e Patosit drejt qendrës së qytetit. Në terren ndodhen patrullat e Policisë Rrugore.
-
Dy muaj më parë u dhunua pas sherrit me fqinjët, 55-vjeçari kapet me 130 bimë kanabisi në Fushë-Arrëz! Vihet në pranga
7 Gusht, 13:44Dy muaj më parë denoncoi se ishte dhunuar nga fqinjët pas një konflikti të pretenduar për kullotat. Tashmë, 55-vjeçari nga fshati Arst i Fushë-Arrëzit ka përfunduar vetë në pranga për kultivim të 130 bimëve kanabis, ndërsa nën hetim është vënë edhe kryeplaku i fshatit për shpërdorim detyre.
-
Policia ndërhyn në plazhin e Spillesë, hiqen 101 çadra dhe 202 shezlongë të vendosur pa leje, procedohen 2 persona (VIDEO)
7 Gusht, 13:36Policia ndërhyri në plazhin e Spilles në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, duke liruar hapësira publike të zëna për pushuesit.
-
-
Furgoni me 15 emigrantë afrikanë ndalohet në Shkodër, në pranga dy të rinjtë që po i transportonin drejt Malit të Zi
7 Gusht, 12:39U ndaluan pranë kufirit me një furgon, emigrantët synonin të kalonin ilegalisht në territorin malazez
-
Pushimi i shoferit në Lushnjë 'njollë e zezë'! Përplasen dy makina, furgoni përfundon në kanal! Një person në gjendje të rëndë (VIDEO)
7 Gusht, 12:30Një autoveturë dhe një furgon u përplasën me njëra tjetrën në kryqëzimin e fshatit Toshkëz te Pushimi i shoferit. Një person mbeti i plagosur rëndë dhe u transportuar në spitalin e Lushnjes. Ky aks rrugor është me trafik të lartë dhe me mangësi të shumta sa i përket sigurisë rrugore.
-
-
U kap në Rinas, aktivistja turke lihet në burg: Po përndiqem për shkak të bindjeve! Nga protestat kundër Erdoganit te azili në Francë, si u dënua nga Turqia për terrorizëm
7 Gusht, 11:49Julide Yazici, aktivistja turke e arrestuar tre ditë më parë në aeroportin e Rinasit, do të qëndrojë në qeli deri në mbërritjen e dokumentacionit nga shteti turk që e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. 32-vjeçarja është dënuar nga Gjykata e Stambollit për shkak të pjesëmarrjes së saj në protesta kundër presidentit turk Erdogan.
-
Mashtroi dhe i mori para shqiptares duke i premtuar një ‘pako surprizë’, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim nigerianin
7 Gusht, 11:50Shtetasi nigerian me banim në Itali, u identifikua si autor i dyshuar i mashtrimit, pas hetimeve dhe bashkëpunimit me autoritetet italiane.
-
Konfliktet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite, Turqia e Pakistani nënshkruajnë sot marrëveshjen e Mbrojtjes!
7 Gusht, 11:20Teksa tensionet në Lindjen e Mesme po vijojnë, Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia do të nënshkruajnë ditën e sotme një marrëveshje mbrojtjeje.
-
GJKKO censurë mediave, Reporterët pa Kufij për Report Tv: Rregullorja e re i trajton gazetarët si të dyshuar! SafeJournalist: Të pezullohet
7 Gusht, 11:00Reporterët Pa Kufij dhe Rrejti SafeJournalists shprehen të shqetësuar për Rregulloren e re të GJKKO-së e cila censuron mediat, duke kërkuar pezullimin e saj. OSBE po analizon nëse rregullorja është në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare.