Kronikë
-
Përplasje mes emigrantësh në kufirin greko-shqiptar. Ngjarja në Asproklis, Igumenicë. Një grup prej katër shqiptarësh, ka mësyrë në një banesë të marrë me qira nga 5 punëtorë nga Pakistani dhe Somalia.
18 Dhjetor 2021, 10:33 -
Kolonjë/ Banesa mori flakë nga rrjedhja e bombolës së gazit, ndërron jetë 61-vjeçari nga asfiksia, ishte i paralizuar! Shpëtojnë 5 anëtarët e tjerë të familjes (FOTO)
18 Dhjetor 2021, 10:12Një tragjedi në familje ka ndodhur në Kolonjë mëngjesin e sotëm, ku një banesë ka marrë flakë e për pasojë ka humbur jetën humbi jetën një 61-vjeçar. Viktima është Shyqyri Selimi, i cili humbi jetën si pasojë e asfiksisë, ndërsa bëhet me dije se 61-vjeçari ishte i paralizuar. 5 anëtarët e tjerë të familjes Selimi kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht mes flakëve.
-
‘Gafa’ e policisë/Komisariati i Krujës identifikoi kufomën e aksidentit më 5 dhjetor, policia e Tiranës e shpalli të humbur më 9 dhjetor! Prania e familjarëve në 'Pa Gjurmë' zbulon vdekjen e Edmond Markaj
17 Dhjetor 2021, 18:55Policia e deklaroi të humbur më datë 9 dhjetor, por i riu nga Shkodra me banim në Tiranë kishte ndërruar jetë katër ditë më parë. Falë emisionit investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV mësohet fati i 37-vjeçarit Edmond Markaj, trupi i pajetë i të cilit prej 12 ditësh mbahej në morgun e spitalit rajonal të Krujës.
-
Dosja/ U shkarkua për pasuri marramendëse, ish-gjyqtarja Entela Prifti hap studio avokatie, fshehu lokal, restorant, apartamente dhe 200 mijë USD, gënjeshtrat dhe dhuratat
17 Dhjetor 2021, 18:42Ish-kryetarja e Gjykatës së Apelit të Korçës, Entela Prifti biznes avokatie pasi u shkarkua me vendim të formës së prerë për mashtrim dhe fshehje pasurie me vlerë qindra mijëra euro. Bashkëshorti 519 m² në një qendër tregtare me burim të pajustifikuar. I kaluan në llogari 70 mijë euro. Dhurata dhjetëra mijëra USD nga prindërit. Prokuroria vijon të ‘mbyllë sytë’.
-
Padia e biznesmeni Mirel Mërtiri kundër Bashës dhe 4 deputetëve, shtyhet për më 29 dhjetor seanca në GJKKO
17 Dhjetor 2021, 17:00Është shtyrë për më 29 dhjetor shqyrtimin e një padie për “shpifje” të biznesmenit Mirel Mërtiri kundër deputetëve të PD, Lulzim Basha, Belind Këlliçi, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku e Ina Zhupa në Gjykatën e Posaccme Kundër Krimit dhe Korrupsionit. Seanca e sotme nuk është zhvilluar pasi nuk është paraqitur biznesmeni paditës.
-
Nano pret në takim kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri: Të bashkëpunojmë në luftën kundër krimit të organizuar dhe kultivimit të bimëve narkotike
17 Dhjetor 2021, 16:40Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shetit, Gledis Nano, priti në një takim kortezie kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.
-
Aksident në Pezë Helmës, makina del nga rruga, humb jetën në vend pasagjeri! Plagoset rëndë shoferi
17 Dhjetor 2021, 13:54Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë ditë e sotme në Pezë Helmës të Tiranës, si pasojë e një aksidenti.
-
Shqiptarja.com i zbuloi skandalin, pasurinë marramendëse dhe karrierën, tërhiqet gjyqtari Agron Zhukri, që u zgjodh për të gjykuar Statutin e Berishës
17 Dhjetor 2021, 13:16Agron Zhukri, gjyqtari që u caktua nga goglat që të verifikonte ligjshmërinë e Statutit të PD, miratuar në Kuvendin e Partisë Demokratike, thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor 2021, në stadiumin kombëtar, është tërhequr nga çështja. Vendimi i tij është marrë pasi Shqiptarja.com denoncoi dosjen e karrierës së tij dhe pasurinë marramendëse.
-
Shkarkohet Agim Ismaili si drejtor i Burgjeve, në vend të tij emërohet Admir Abrija
17 Dhjetor 2021, 12:41Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është shkarkuar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar, Admir Abrija ish Prefekt i Tiranës. Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave.
-
Ulet me 3.6% numri i aksidenteve në muajin nëntor krahasuar me viti i kaluar, rritet ndjeshëm numri i të plagosurve në rrugë, bie numri i viktimave
17 Dhjetor 2021, 11:45Në muajin Nëntor 2021 numërohen 106 aksidente rrugore nga 110 aksidente të ndodhura në muajin Nëntor të 2020, duke u ulur me 3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
-
Nuk pranonte dosje, KLP shkarkon nga detyra prokurorin e Pogradecit! Votë unanime
17 Dhjetor 2021, 11:39Me votë unanime, Këshilli i lartë i Prokurori ka vendosur sot të pranojë kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e prokurorit të Pogradecit Shkëlqim Kokona.
-
Goditi me grushte bashkëshorten, arrestohet 44-vjeçari, në pranga edhe një tjetër dhunoi babain në Elbasan
17 Dhjetor 2021, 11:26Policia e Elbasanit ka arrestuar një 44-vjeçar për “dhunë në familje”. A.M, banues në Elbasan, ka goditur me grushte bashkëshorten e tij.
-
Fshehu vjedhjen në Itali dhe u shkarkua nga vettingu, i sekuestrohet apartamenti dhe garazhi ish gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza! Nën hetim nga SPAK
17 Dhjetor 2021, 11:23Një apartament në Tiranë dhe një garazh i sekuestrohen ish anëtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza, i cili është shkarkuar nga vettingu pasi më parë kishte kryer një vjedhje në Itali. Ai është aktualisht nën hetim nga SPAK për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie.
-
Vrasja e Jurgen Dukës 3 ditë më parë për radhën në market, gjykata lë të lirë shokun e tij
17 Dhjetor 2021, 11:05Gjykata ka caktuar masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' për Orgest Drazhin, shoku i Jurgen Dukës, i cili u vra 3 ditë më parë në një supermarket në Tiranë. Drazhi u arrestua dy ditë më parë për moskallëzim krimi, ndërsa masa e sigurisë u caktua nga gjykata ditën e djeshme.
-
Plotësimi i 1 vendi vakant në Kushtetuese, Gjykata e Lartë: Kanë aplikuar 5 kandidatë, lista në KED
17 Dhjetor 2021, 10:32Brunilda Kadi, Ilir Toska, Holta Zaçaj, Manjola Xhaxho dhe Tartar Bazaj për të plotësuar në Gjykatën Kushtetuese vendin e lënë vakand nga Gani Dizdari që duhet plotësuar nga Gjykata e Lartë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Gjykata e Lartë e cila thotë se lista i ka kaluar KED-së.
-
Vrasja e Kostandin Kacifas në Bularat në 2018, Gjykata e Gjirokastrës pushon hetimet: Është vetëvrarë
17 Dhjetor 2021, 10:29Ekspertiza e mjekëve ligjorë shqiptarë arriti në përfundimin se Kacifas është vetëvrarë pasi dy plagët në trupin e viktimës janë kryer me puthitje dhe kanë faktorë plotësues të barutit dhe djegies së lëkurës, duke përjashtuar zyrtarisht ekzekutimin e tij nga RENEA.
-
I kërkoi pagesën prej 100 lekë, shoferi çohet dhe dhunon punonjësin e parkingut në spitalin e Elbasanit
17 Dhjetor 2021, 08:29Një person ende i paidentifikuar ka dhunuar brutalisht punonjësin e parkingut në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan.
-
DASH-i publikon raportin për terrorizmin në botë: Shqipëria, operacione të suksesshme kundër terrorizmit, rreziku që vjen nga Irani
16 Dhjetor 2021, 19:33Departamenti amerikan i Shtetit, publikoi të mërkurën raportin vjetor për terrorizmin në botë, ku thuhet se në gjatë vitit 2020, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre shënuan përparime të mëdha e të rëndësishme kundër organizatave terroriste, por, kërcënimi nga terrorizmi është bërë më i shpërndarë gjeografikisht në rajone anembanë botës.
-
Dosja ekskluzive/ Si i mori Lefter Koka 3.7 milionë euro, gjithë emrat nga gruaja e tij, vëllai dhe punonjësit! Miliona euro të inceneratorëve u përdorën nga firma fiktive për të blerë sheqer dhe oriz
16 Dhjetor 2021, 18:53Zbulohet skema e sofistikuar se si Lefter Koka mori 3.7 milionë euro për inceneratorin e Elbasanit, hapi një rrjet kompanish fantazmë në vitin 2016 në emër të shokëve, punonjësve të Kantinës së Pijeve dhe të të besuarve të tij. Rrjeti i kompanive mori paratë me fatura fiktive dhe më pas kaloi në llogari të kompanive të bashkëshortes Brunilda Koka dhe një prej vëllezërve me fatura për blerje orizi, sheqeri dhe mjedise ndërtimore. Një kompani bëri faturat 550.000 euro për punime në Elbasan ditën që u regjistrua në QKB.
-
Ishte shpallur në kërkim dhe po tentonte të kalonte kufirin në Hanin e Hotit, arrestohet 22-vjeçari që i vuri zjarrin burgut të Reçit në 2020
16 Dhjetor 2021, 17:47Visar Skacaj 22 vjeç është arrestuar nga policia teksa po tentonte të kalonte kufirin në Hanin e Hotit.
