Kronikë
-
Kjo e diel është mbizotëruar nga reshje të shiu me shtrëngata dhe erë në të gjithë territorin e vendit. Por pavarësisht motit të paqëndrueshëm, qytetarët nuk e kanë braktisur plazhin
18 Korrik 2021, 19:47 -
Nga nesër nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, Manastirliu: Vaksinohuni të jeni më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm COVID-19
18 Korrik 2021, 19:01Nga nesër do të nisë vaksinimi i hapur për çdo qytetar që është mbi 18-vjeç, për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore. Kështu bën me dije ministrja Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar disa foto nga vaksinimi derë më derë në Bicaj të Kukësit
-
Përfshihet nga zjarri një magazinë në Tiranë, raportohet vetëm për dëme materiale
18 Korrik 2021, 18:24Një zjarr ka rënë në një magazinë në Tiranë. Policia njofton se rreth orës 17:55, në rrugën “Hamdi Pepa”, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit B. A., ku ka vetëm dëme materiale
-
‘Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës’, Meta: Simbol i vuajtjes në emër të lirisë, në Shqipëri dhe Kosovë kemi patur mijëra ‘Mandelat’
18 Korrik 2021, 17:27Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës.
-
Me shpejtësi deri në 170 km/h, të dehur dhe pa patentë, arrestohen 11 shoferë! Gjobiten 1734 drejtues mjetesh
18 Korrik 2021, 17:0411 shoferë janë arrestuar nga policia, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Po ashtu policia ka pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 30 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Sakaq janë gjobitur 1734 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
-
Mot me shi, dy çiklistë humbin kontrollin në dalje të Tunelit të Elbasanit, njëri prej tyre përfundon në spital
18 Korrik 2021, 16:55Në autostradën Tiranë-Elbasan, sapo del nga tuneli në drejtim të Elbasanit janë rrëzuar dy çiklistë, të cilët dyshohet se kanë humbur kontrollin si pasojë e motit me shi dhe lagështirë
-
Rriten rastet e reja me koronavirus, 21 qytetarë rezultojnë pozitiv! Asnjë humbje jete nga COVID
18 Korrik 2021, 16:4821 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID, nga 2451 testime të kryera në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka asnjë humbje jete, ndërkohë që aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Sakaq në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë
-
‘Java nis me shi, por nuk rrezikohemi nga përmbytjet’, meteorologu Osmani: Prej të martës rikthehet sërish moti i kthjellët
18 Korrik 2021, 16:32Reshjet e shiut do të jenë prezente në vendin tonë edhe përgjatë të hënës. Meteorologu Hakil Osmani thotë në një intervistë për Report Tv, se ndonëse ditët e para të javës do të jenë me vranësira, nuk do të ketë rrezik për përmbytje, ndërsa pas të martës rikthehen sërish moti i kthjellët
-
Edhe pak ditë nga nisja e Lojërave Olimpike, Rama publikon flamurin ‘kuqezi’ teksa valëvitet ne Tokio: Suksese Shqipëri
18 Korrik 2021, 16:27Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga nisja madhështore e Lojërave Olimpike, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga fshati Olimpik në Tokyo, nga ku po valëvitet edhe flamuri shqiptar.
-
Xhama të zinj, targa në vende të gabuara dhe me tabela të Policisë së Shtetit për t’i shpëtuar gjobës, nën hetim disa shoferë në Tiranë
18 Korrik 2021, 15:29Disa drejtues mjetesh janë vënë nën hetim nga policia, pasi në mjetet e tyre janë identifikuar ndryshime të bëra në kundërshtim me ligjin. Policia njofton se janë gjobitur disa shoferë pasi përdorin simbole, apo shenja dalluese që tregojnë cilësinë e punonjësit të Policisë së Shtetit, për t’i shpëtuar masave administrative
-
Probleme shëndetësore, Manastirliu: 52 mijë thirrje në Urgjencën Kombëtare, ekipet kanë kryer 11 mijë misione në banesa e zona turistike
18 Korrik 2021, 15:05Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën me dije se vetëm gjatë muajit të fundit në Urgjencën Kombëtare kanë mbërritur 52 mijë telefonata. Këto thirrje lidhen padyshim me problemet shëndetësore të qytetarëve.
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia në Tiranë Bledar Cara pjesë e dosjes 339
18 Korrik 2021, 14:38Bledar Cara, pjesë e dojes 339 është ekstraduar në vendin tonë nga Italia. Cara ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe është arrestuar në Itali.
-
Pushuesve në Vlorë i prishen pushimet, shiu i kthen në shtëpi
18 Korrik 2021, 14:26 -
-
Pas të nxehtit afrikan, Shqipërinë e 'pushton' 'Liqeni i Ftohtë', shira në të gjithë territorin! Braktisen plazhet
18 Korrik 2021, 13:50Pas javësh të tëra të 'nxehti afrikan', në Shqipëri ka mbërritur 'Liqeni i ftohtë', fenomeni që ka kaluar nëpër të gjithë Europën dhe që shkaktoi edhe përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë.
-
‘Mezi pret të rikthehet në Shqipëri’, Meta publikon foto me turistin 14-vjeçar që do të studiojë histori
18 Korrik 2021, 13:32Presidenti Ilir Meta ka publikuar një fotografi me një djalë të ri 14-vjeçar, turistë në Shqipëri, i cili mezi pret te rikthehet për vizituar vendin tonë.
-
-
Apeli i GJKKO refuzon kërkesën e prokurorit Maksim Sota, lihet në 'arrest shtëpie'! U arrestua nga operacioni 'Shpirti'
18 Korrik 2021, 12:06Prokurori Maksim Sota do të qëndrojë në 'arrest shtëpi'. Masa e arrestit është konfirmuar edhe nga apeli i GJKKO pasi Sota kërkoi lirinë e plotë. Gjykata refuzon kërkesën dhe la në fuqi vendimin e dhënë me herë nga shkalla e parë.
-
Rehabilitohet kanali vaditës në Kozan të Elbasanit, Balla: Mos të lëmë asnjë familje që jeton në fshat pa i garantuar ujin vaditës
18 Korrik 2021, 12:02Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja pa nga afër punimet që po kryhen për rehabilitimin e kanalit vaditës në fshatin Kozan në Elbasan.
-
Ushtroi dhunë ndaj oficerit të Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Gramshit, arrestohet 34-vjeçari
18 Korrik 2021, 11:47Një 34-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme në Gramsh pasi ka goditur oficerin e policisë. Burime zyrtare nga Policia e Gramshit bëjnë me dije se 34-vjeçari është identifikuar si A. D. banues në Gramsh.