Kronikë
-
Fundjava në vendin tonë ka sjellë luhatje të temperaturave edhe reshje shiu në disa zona. Fenomenti i ashtuqujatur 'Liqeni i ftohtë' ka boshatisur plazhin e Velipojës nga pushuesit. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv, pronarët e hoteleve për pasojë kanë mbyllur edhe shezlongët.
18 Korrik 2021, 11:32 -
Tentuan të ndërtonin lokal në bregdetin e Velipojës, prangosen pronari dhe dy punëtorët
18 Korrik 2021, 11:09Në Velipojë 3 persona janë v♪7në një pronar lokali dhe 2 punëtorë janë vënë në pranga nga Policia e Shkodrës pasi ishin duke ndërtuar një Beach-bar në bregdet.
-
I shpallur në kërkim, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë, përfitoi së bashku me anëtarët e grupit 38 mijë euro përmes mashtrimit në Facebook
18 Korrik 2021, 10:41Një 22-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme pasi përfitoi 38 mijë euro sëbashku me 9 anëtarët e grupit përmes mashtrimit në 'Facebook'. Ky arrestim vjen si vazhdimësi e operacionit të quajtur 'Transferta' i cili është zhvilluar në 7 korrik të viti 2020 ku u arrestuan edhe 9 persona.
-
Rivaliteti për lojërat e fatit vrau Santiago Malkon, e ekzekutuan sapo la vajzën në spital! SPAK: Klani 'Duka' planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, por s'e gjetën
18 Korrik 2021, 10:25Rivaliteti në biznesin e paligjshëm të llotove sportive është shkaku i vrasjes së ish policist Santiago Malko nga anëtarët e klanit 'Duka' gushtin e vitit 2019.
-
Dhunë fizike e psikologjike në familje, arrestohen 3 persona në Tiranë
18 Korrik 2021, 10:17Fundjava e ka gjetur Tiranën me rritje të rasteve të dhunës në familje. 3 persona janë arrestuar ditën e sotme pasi kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj familjarëve të tyre.
-
Kultivonte kanabis në Skrapar, arrestohet 44-vjeçari, nën hetim Kryetari i fshatit të Kuçovës dhe Ispektori i Shërbimit Pyjor
18 Korrik 2021, 10:00Kryeplaku i fshatit Mëndrakë në Kuçovë dhe Ispektori i Shërbimit Pyjor janë vënë nën hetim nga policia për shpërdorim detyre pasi në këtë zonë janë konstatuar të kultivuara fidanë kanabasi. Ndërkaq, një 44 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur duke kultivuar kanabis në fshatin Vërzhezhë të Skraparit.
-
Kuvendi i PD, Ristani i ashpër me Bashën: Fsheh kokën si struci! Nuk patën kurajon të analizojnë veten, vendi ka nevojë ulëritëse për opozitë të vërtetë
18 Korrik 2021, 09:57Një prej kritikuesve më të ashpër të Lulzim Bashës në PD, ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Arben Ristani, e cilëson Kuvendin e djeshëm të PD-së si një fshehja nga e vërteta të lidershipit demokrat. Ristani shkruan në Facebook se drejtuesit e PD-së analizuan vjedhjen e kundërshtarit dhe jo veten duke fshehur të vërtetën.
-
Pozonte me kallashnikov në foto dhe i publikonte në rrjetet sociale, prangoset 17-vjeçari në Tiranë
18 Korrik 2021, 09:37Një 17 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi publikonte në rrjetet sociale foto me armë zjarri. Policia e Tiranës njofton se 17-vjeçarit K. Selaj iu është sekuestruar kallashnikov si dhe një thikë.
-
Gjanica në Fier u shndërrua në hapësirë 'paqeje' për qytetarët, por sot uji ka rrjedhur i zi! Derdhja e hidrokarbureve 'bombë' mjedisore, shkon në bregdet
18 Korrik 2021, 09:25Lumi Gjanica, i cili përshkon qytetin e Fierit nga një investim i qeverise shqiptare ka ndryshuar rrënjësisht në një nga hapësirat rekreative me shëtitore, ambiente pushimi, parqe, sheshe dhe kënde argëtimi për te gjithë qytetarët.
-
Krujë, shkrumbohet nga flakët mjeti tip 'Golf' në pronësi të 24-vjeçarit, përfshihet nga zjarri kioska
18 Korrik 2021, 08:58Një mjet tip 'Golf' është përfshirë nga flaktët orët e para pas mesnatës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20. Për shkak të flakëve të makinës, është përfshirë nga zjarri edhe një kioskë që ndodhej aty pranë.
-
Rama publikon fotot nga punimet në rrugën Qaf Thorë-Theth: E pandalur puna për akset që të çojnë në destinacione turistike nga veriu në jug
18 Korrik 2021, 08:30E kthyer tashmë në një traditë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë sot pamje nga punimet që po bëhen në akset rrugor Qaf Thorë - Theth. Përmes një postimi Rama shkruan se ky thekson se puna nuk do të ndalojë në asnjë çast për rehabilitimin e akseve që të çojnë në destinacionet turistike nga veri në jugun e Shqipërisë.
-
Si u vra ish bankieri në Itali nga vëllezërit shqiptarë të maskuar me maskë COVID! Ishte duke tërhequr para në bankë me gruan, autori hodhi rrobat në pus
18 Korrik 2021, 07:30Një krim i rëndë ka tronditur qytetin e Lecces. Një ish-bankier 69-vjeçar është ekzekutuar pikërisht duke nxjerrë para në një bankomat. Giovanni Caramuscio, u vra mbrëmë në sy të gruas së tij Për vrasjen e tij akuzohen dy vëllezër shqiptarë, pasi kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen. Vëllezërit kanë qenë të maskuar me maskë antiCovid.
-
Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
18 Korrik 2021, 07:07Republika e Shqipërisë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme gjatë paradites. Por mesdita dhe kryesisht pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit tonë.
-
Mbytet një 45-vjeçar në Liqenin e Farkës, dëshmitë e familjarëve 'ngrenë në këmbë' policinë! Polumbarët nisin kërkimet
17 Korrik 2021, 22:07Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku një 45-vjeçar është mbytur në liqenin e Farkës.
-
Arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali, ekzekutoi në sy të gruas ish-bankierin
17 Korrik 2021, 21:58Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali ditën e sotme, pasi akuzohet si autorë i vrasjes së ish-bankieri. Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga ka rënë 31-vjeçari Paulin Meçaj, i cili, pasditen e djeshme, së bashku me një person tjetër, dyshohet se kanë qëlluar për vdekje një ish-bankier, Giovanni Caramuscio, 69 vjeç.
-
Aksident në rrugën Transballkanike në Vlorë, përplasen 4 makina, vetëm dëme materiale
17 Korrik 2021, 21:39Një aksident është regjistruar në rrugën Transballkanike në Vlorë, por fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar. Bëhet me dije se në aksident janë regjistruar 4 automjete, ndërsa ka vetëm dëme materiale.
-
Fundi i pandemisë, rikthehen turistët e huaj në Berat! Përgjegjësi i sektorit të turizmit: 16 mijë vizitorë në kala, nga janari në qershor
17 Korrik 2021, 21:20Ka shpresë për rigjallërimin e turizmit, jo vetëm në bregdet por edhe në qytetet historike siç është Berati. Shifrat e muajve të fundit janë inkurajuese, ndërsa turistët e huaj i sheh gjithnjë e më shpesh teksa vizitojnë kalanë dhe lagjet karakteristike me kalldrëm.
-
Uji i ftohtë në Tepelenë, ndalesa e çdo vizitori në jug, tregtarët: Problem mbetet parkimi i automjeteve
17 Korrik 2021, 20:32Uji i Ftohtë në Tepelenë është një zonë atraktive, që tërheq vëmendjen e udhëtareve që frekuentojnë jugun e vendit. Problem aty vazhdon të mbetet parkimi i automjeteve. Përgjegjësi i turizmit tha se ka një projekt zhvillimi që do zbatohet së shpejti.
-
5 dosjet që rrezikojnë të ‘fundosin’ Besim Hajdarmatajn, sajoi gjithnjë një alibi për t’i mbyllur! Lidhja me kapon e bixhozit dhe përplasja me Theo Jacobs! Vendimi në 29 korrik
17 Korrik 2021, 19:18Kolegji i Apelimit do vendosë në 29 korrik 2021 për shkarkimin ose konfirmimin në detyrë të prokurorit të dosjeve të ‘nxehta’ Besim Hajdarmataj. Komisioneri Publik dorëzoi dje dokumentin me konkluzionet përfundimtare duke kërkuar shkarkimin e prokurorit për mbylljen e 5 dosjeve të drogës dhe bixhozit, për miqësi dhe udhëtime në avion me një personazh të skeduar për aktivitete të paligjshme, për mosjustifikim të pasurisë dhe cenimin e publikut tek drejtësia. Hajdarmataj kaloi shkallën e parë të Vetingut, por ndërkombëtarët kërkuan shkarkimin e tij nga detyra
-
COVID-19/ Asnjë viktimë dhe 18 raste të reja në 24 orët e fundit
17 Korrik 2021, 17:48Një rritje të lehtë kanë pësuar rastet e reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, në krahasim me disa ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2431 testime të kryera, gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 18 qytetarë, ku kryeson Tirana me 6 raste.