Kronikë
-
3 Gusht 2021, 22:13
-
-
Zjarr i përmasave të mëdha përfshin pyjet e Fushë Arrëzit, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
3 Gusht 2021, 21:57Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë mbrëmje edhe pyjet e Fushë Arrëzit. Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha pranë rrugës së Krrabit në orët e mbrëmjes, ndërsa dyshohet të jetë i qëllimshëm.
-
Shkon në mbi 1 mln e 200 mijë numri i vaksinimeve të kryera në vend, Manastirliu: Duhet të rritet edhe më shumë, ata që nuk janë vaksinuar të drejtohen në qendrën më të afërt të vaksinimit
3 Gusht 2021, 21:48Ka shkuar në 1,221,640 numri i vaksinimeve të kryera në vend, por për Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun, kjo shifër duhet të rritet akoma dhe më shumë. Me një postim në Facebook, Manastirliu thotë se mbulesa vaksinale duhet të rritet, duke i bërë thirrje të gjithë personave të pavaksniuar, që të drejtohen në qendrën më të afërt të vaksinimit.
-
-
-
VIDEOLAJM/ Flakët hyjnë brenda oborreve të shtëpive në Lunxhëri të Gjirokastrës
3 Gusht 2021, 20:51 -
I vunë zjarrin pyjeve në Karaburun, Delisuf e Konispol, arrestohen 3 persona
3 Gusht 2021, 20:41Tre persona, të dyshuar si autorë të zjarrvënies në Karaburun, fshatin Delisuf të Vlorës dhe Shalë të Konispolit, janë arrestuar sot nga Policia.
-
Zjarret 'pushtojnë' vendin nga veriu në jug, 9 vatra aktive, digjen me dhjetëra hektarë pyje! Situata kritike në Gjirokastër e Karaburun, po ndërhyhet nga ajri
3 Gusht 2021, 20:14Zjarri e tymi kanë pushtuar vendin tonë nga veriu në jug, ku janë aktivizuar 9 vatra. Më problematike situata është në Gjirokastër ku flakët kanë marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar fshatrat Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo.Situata e rënduar është edhe në gadishullin e Karaburunit, ku po punohet me 3 helikopterë nga ajri, një i Forcave të Armatosura dhe 2 helikopter të kontraktuar nga privati.
-
-
-
-
-
Zjarret/ Rama: Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve! Ambasada e SHBA: Lutjet tona shkojnë për të prekurit! Meta: Urgjente ndërhyrja nga ajri! Basha: Banorët të bashkëpunojnë për evakuimin
3 Gusht 2021, 18:25Kryeministri Edi Rama, Ambasada e SHBA, Presidenti Ilir Meta e kreu i PD, Lulzim Basha, kanë reaguar në lidhje me situatën e vështirë të krijuar në vend nga zjarret, ku fatkeqësisht u regjistrua edhe viktima e parë në Gjirokastër.
-
Viktima e parë nga zjarret, Basha: Banorët të largohen nga vendet e rrezikuara! Masat gjysmake të qeverisë krijuan këtë situatë alarmante
3 Gusht 2021, 18:21Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas shkaktimit të viktimës së parë nga zjarret në fshatin Asim Zenel në Lunxhëri të Gjirokastrës. Ndërsa i shpreh ngushëllime familjes së viktimës, Basha akuzon qeverinë se është e papërgatitur për raste të tilla. Basha shkruan se masat gjysmake të marra nga qeveria nuk po mundin të normalizojnë dot situatën me zjarret në vend.
-
-
-
Me 14.3 kg kokainë në 'Benz' drejt Malit të Zi, arrestohet në Muriqan 42-vjeçari! Automjeti dërgohet në Durrës për kontroll të specializuar
3 Gusht 2021, 18:0614.3 kilogramë kokainë janë kapur pasditen e sotme në pikën kufitare me Malin e Zi në Muriqan. Bëhet me dije se lënda narkotike u gjet në një automjet tip 'Benz', ndërsa po tentonte të kalonte kufirin drejt Malit të Zi. Policia ka arrestuar shoferin e automjetit, Besnik Ruçin 42 vjeç, me origjinë nga Durrësi. Automjeti tip 'Benz' është dërguar në Durrës për kontroll të specializuar.
-
Humbi jetën nga zjarri në fshatin Asim Zenel, ja kush është viktima
3 Gusht 2021, 17:54 -
COVID-19/Asnjë humbje jete, 65 raste të reja në 24 orët e fundit
3 Gusht 2021, 17:37Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 65 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë humbe jetë. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.