Ka shkuar në 1,221,640 numri i vaksinimeve të kryera në vend, por për Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun, kjo shifër duhet të rritet akoma dhe më shumë. Me një postim në Facebook, Manastirliu thotë se mbulesa vaksinale duhet të rritet, duke i bërë thirrje të gjithë personave të pavaksniuar, që të drejtohen në qendrën më të afërt të vaksinimit.
"1,221,640 vaksinime anti-COVID janë kryer deri më sot, por duhet të rritet ende më shumë mbulesa vaksinale. Ndaj, një ftesë për të gjithë ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar: Drejtohuni në qendrën tuaj më të afërt të vaksinimit muaji gusht është muaj i hapur i vaksinimit për çdo qytetar +18 vjeç", shkruan Manastirliu.
Numri i personave që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID në vend ka shkuar në mbi 530.000. Ndërkohë në vend vijojnë të vijnë doza vaksinash, ku totali i mërritur deri më tani ka shkuar në 1.700.000 doza.

Muaji gusht do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha qytetarët +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, ku secili mund të paraqitet me kartën e identitetit. Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t'iu dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 të gjithë qytetarëve.
Komente


MOS BENI VAKSINA SE DO SHKONI NE FERR!!!!
Përgjigju