Kronikë
-
16 Janar, 16:53
-
Aksident në rrugën Maqellarë-Peshkopi, lëndohen 4 persona! Çifti i bashkëshortëve dërgohet me helikopter drejt Tiranës (VIDEO)
16 Janar, 16:56Dy makina janë përplasur kokë më kokë në aksin Maqellarë-Peshkopi. Si pasojë, janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe bashkëshortet e tyre. Njëri prej çifteve është dërguar me helikopter drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar, kurse tjetri në spitalin Rajonal të Dibrës.
-
I mori 8 mijë euro klientit për të ndikuar tek drejtësia, GJKKO dënon me 2 vite burg avokatin Logu, konvertohet shërbim prove! 9 muaj s'mund të ushtrojë detyrën
16 Janar, 16:21Sipas hetimeve të SPAK, Logu i ka marrë 8 mijë euro më datë 13 dhjetor klientit të tij, Salvatore Castorina, duke i premtuar se do të ndikonte tek prokurori dhe do ta lironte nga burgu. Paratë i janë dorëzuar avokatit nëpërmjet një agjenti të infiltruar.
-
Fier/ ‘Të dashuroj si i çmendur shpirt’, 45-vjeçari tha se vetëm e kishte komplimentuar, e motra e policit nxjerr mesazhet: Nuk e ka rrahur vëllai im, por ai është përndjekës
16 Janar, 15:45Altin Meçaj u dhunua brutalisht në pragun e shtëpisë. Ai thotë se e rrahu Fredi Lamaj për një koment që i kishte bërë të motrës. Kjo e fundit ka reaguar duke nxjerrë mesazhet dhe shihet që nuk bëhet fjalë vetëm për një kompliment. Ajo thotë se i vëllai nuk e ka dhunuar 45-vjeçarin.
-
‘85% e qytetarëve ndihen të sigurt’, sondazhi i ‘Agenda’: Besimi te Policia e Shtetit, në rritje
16 Janar, 15:38Një sondazh i kryer qendra “Agenda” për barometrin e sigurisë në vend tregon se mbi 85% e shqiptarëve ndihen të sigurt kur lëvizin dhe e ndjejnë praninë e policisë në zonat ku banojnë. Perceptimet e sondazhit përputhen me treguesit e sigurisë, të cilët dëshmojnë një përmirësim të ndjeshëm në krahasimin me vitin 2010.
-
Vodhën 220 mijë euro, në hetim 2 punonjëset e Postës në Devoll! Reagon Posta Shqiptare: Nuk janë prekur pensionet, shpërndarja vijon normalisht
16 Janar, 14:52Përgjegjësja, 29 vjeçe dhe arkëtarja 27 vjeçe akuzohen për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. Në bashkëpunim me njëra-tjetrën, gjatë periudhës shtator 2025 - janar 2026, ato kanë vjedhur rreth 22 000 000 lekë të rinj nga fondi i postës.
-
EKSKLUZIVE/ Arratisja e Ndocit, çfarë ndodhi në spitalin e Durrësit? Mjeku nuk e vizitoi, ishte në operacion! Pranga ish-drejtorit të Burgut, arrest shtëpie mjekes
16 Janar, 14:22Deklarata e pavërtetë e Burgjeve se i burgosuri kishte marrë trajtim mjekësor në spital dhe urgjenca e pashpjegueshme për ta nxjerrë nga burgu i Durrësit. Shkon në 10 numri i zyrtarëve të arrestuar për ngjarjen.
-
Kushtetuesja i caktoi kufijtë SPAK, Onejda Ymeraj kërkon në GJKKO kthimin e celularit, shtyhet seanca
16 Janar, 14:35Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht vendimin e Onejda Ymerajt, të cilët telefoni i ishte sekuestruar në kuadër të çështjes hetimore në ngarkim të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetajt. Seanca për Ymerajn në GJKKO u shty edhe këtë të premte.
-
Kush e ndihmoi Altin Ndocin për arratisjen? Prokuroria verifikon 2 takimet e fundit në qeli, në ‘sitë’ 2 persona me precedent penal
16 Janar, 13:53Prokuroria e Durrësit po heton takimet e fundit që ka zhvilluar Altin Ndoci në paraburgimin e Durrësit përpara se të arratisej. Verifikimet kanë nisur për dy persona, të cilët rezultojnë të skeduar më parë nga policia.
-
Transportoi 420 kg duhan të grirë nga Mali i zi, arrestohet në Shkodër 22-vjeçari
16 Janar, 13:27Sasia e duhanit dhe automjeti i 22-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
-
-
Dyshohet se e mori rrjedha e përroit pas aksidentit në Klos, vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj
16 Janar, 12:39Vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi, pas një aksidenti automobilistik në fshatin Dars të Klosit.
-
‘Do i djeg me benzinë’, nën hetim babai i Martin Çeços! Lirimi i 3 të dyshuarve për vrasje? Avokati: Përfunduan afatet e paraburgimit
16 Janar, 12:31Avokati Nevzat Tarelli deklaroi se Apeli ka korrigjuar vendimin që mori Gjykata e Shkallës së Parë dhe se kohëzgjatja e afateve të paraburgimit tërësor është jo më shumë se tre vjet. Sipas avokatit, kjo kohëzgjatje ka përfunduar që në datën 16 Qershor 2025 dhe Gjykata e Apelit ka konceptuar humbjen e fuqisë së paraburgimit dhe ka urdhëruar lirimin e personave. Policia nisi hetimet për Nevzat Çeçon, pas deklaratës së bërë për 3 autorët e dyshuar për vrasjen e djalit të tij.
-
Akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Astrit Kalasë/ Xhaxhai i Elvis Shkambit i drejtohet gjykatës, kërkon lirimin nga burgu
16 Janar, 11:15Gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit më 6 tetor 2025 nga Elvis Shkambi, pasi xhaxhai i tij Gjon Shkambi humbi gjyqin për pronën. Elvis Shkambi hyri brenda sallës së gjyqit dhe qëlloi tre herë drejt gjyqtarit Astrit Kalaja pasi mori vendim kundër xhaxhait të tij Gjon Shkambi.
-
Kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë përmes lëkurës së kafshëve, SPAK mbyll hetimet për 10 anëtarët e grupit kriminal! Si vinte ‘mielli’ dhe skema që ndiqej
16 Janar, 11:07SPAK ka mbyllur hetimet ndaj 10 anëtarëve të një grupi kriminal që dyshohet se transportonte kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë përmes lëkurës së kafshëve. Aktiviteti i këtij grupi doli në dritë pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit.
-
Autor i disa grabitjeve, arrestohet 29-vjeçari në Durrës! Mori para, bizhuteri dhe pajisje të ndryshme në banesa (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 10:56Domeniko Ceni ka vjedhur 3 herë, gjatë periudhës dhjetor 2025-janar 2026, shuma parash, bizhuteri dhe pajisje të ndryshme, në banesën e një shtetaseje italiane, në Fermë Sukth. 29-vjeçarit iu gjetën një pistoletë sportive që e mbante pa leje, si dhe një maskë dhe një palë doreza të cilat dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet.
-
Përfitoi 30 mln € përmes mashtrimit, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e spanjollit! Toka në Dhërmi, makina dhe llogari bankare
16 Janar, 10:35Pronat e 3 spanjollëve u sekuestruan në Shqipëri , me dyshimet për skemë mashtrimi në vlerën e 30 milionë eurove. Policia sekuestroi 23 ha tokë në Dhërmi, e blerë nga fisi Gjikuria me 7 € për metër katror. Spanjollët kishin krijuar shoqëri me aktivitet në fushën e turizmit në shtete të ndryshme dhe ftonin të huaj të investonin. Bosi i kriptomonedhave Alvaro Castijo është tashmë i arrestuar në Spanjë.
-
Afera Partizani/ Apeli i GJKKO-së rrëzon Argita Berishën dhe dhëndrin, 25 pasuritë u mbeten të sekuestruara! 13 prej tyre me vlerë 20 mln euro (LISTA)
16 Janar, 10:04Familja Berisha është rrëzuar sërish nga gjykatat për pasuritë e sekuestruara për aferën Partizani. Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së dhe pasuritë e vajzës dhe dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha mbeten të sekuestruara.
-
Nga hoteli i Emiljano Shullazit te apartamenti i ish-deputetit të PD, pasuritë që u konfiskuan në vitin 2025
16 Janar, 09:33Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar në faqen e saj zyrtare versionet e përditësuara për vitin 2025 të Katalogut të Pasurive të Sekuestruara dhe Katalogut të Pasurive të Konfiskuara. Ndër personat që u janë konfiskuar pasuri, janë Emiljano Shullazi dhe ish deputeti i PD, Kasem Mahmutaj.
-