Kronikë
-
GJKKO ka pushuar padinë për shpifje, të bërë nga ish-kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, ndaj deputetit Xhelal Mziu, për deklaratat e këtij të fundit se Malaj kishte shpërndrarë para për blerjen e votave.
15 Janar, 13:39 -
Kaluan afatet e paraburgimit, Apeli i Tiranës liron nga qelia 3 të akuzuarit për vrasjen e Martin Çeços
15 Janar, 13:20Gjykata e Apelit vendosi sot të nxjerrë nga paraburgimi ku mbaheshin prej qershorit të vitit 2022, dy kushërinjtë Mollaj dhe bariun e tyre që akuzohen për vrasjen e Martin Çeços. Vendimi solli reagimin e ashtër të babait të viktimës. Ndërsa vendimi i gjykatës argumentohet me tejkalimin e afateve të paraburgimit.
-
Report Tv siguron emrat/ Kush janë të rrezikshmit 'VIP' që u transferuan nga Burgu i Durrësit, në krye Astrit Avdyli, Lulzim Berisha e vëllezërit Hoxhosmani!
15 Janar, 13:2133 të burgosur e paraburgosur në burgun e Durrësit janë transferuar në burgjet e sigurisë së lartë të Fierit dhe Peqinit. Të transferuarit janë persona që paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore, mes tyre Lulzim Berisha, Astrit Avdyli e të tjere të dënuar për vrasje e trafik ndërkombëtar droge.
-
Kukës/ Dëmtohet rruga e lagjes Xhaferraj-Turraj, banorët prej 10 ditësh të izoluar
15 Janar, 13:08Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente jo vetëm për hapjen e rrugës, por edhe për marrjen e masave parandaluese, me qëllim stabilizimin e terrenit dhe shmangien e rrezikut në të ardhmen.
-
Hakeruan sistemin e SPAK dhe shpërndanë materialet hetimore, dërgohen për gjykim ish-kreu i Burgjeve dhe 2 ish-zyrtarët e tjerë
15 Janar, 12:30Arnold Rrokaj në bashkëpunim me Zambak Gjonin thyen sistemin e SPAK duke marrë akses në materialet hetimore të Prokurorisë së Posaçme. Këto informacione, ata më pas i shpërndanë me Agim Ismailin, i cili gjithashtu ia dërgoi dhe palëve të tjera.
-
Altin Ndoci ende në arrati, dështon seanca e ‘Plumbit të Artë’! Prokuroria heton si u çua në Burgun e Durrësit
15 Janar, 11:493 orë qëndroi në spitalin e Durrësit, Altin Ndoci, derisa u arratis. Prokuroria po kërkon të gjejë nëse ka shkelje edhe në qëndrimin e një të akuzuari për vrasje e organizatë kriminale, në një burg të sigurisë së zakonshme siç është ai i Durrësit.
-
Arratisja e Altin Ndocit/ Shtyhet gjyqi për 'Plumbin e Artë', Drejtoria e Burgjeve shkresë: U arratis! GJKKO: Policia të na njoftojë nëse është në kërkim
15 Janar, 11:50Avokati Aldo Shkëmbi i ka kërkuar gjykatës për të dërguar sipas procedurës njoftimin për mbajtjen e seancës dhe tek banesa e të pandehurit, pasi mund të ndodhet dhe atje, situatë për të cilën askush nuk ka dijeni.
-
Pezullimi ‘kolektiv’ i afateve të paraburgimit në Kushtetuese, Apeli i GJKKO: Bie ndesh me KEDNJ
15 Janar, 11:27GJKKO ka kërkuar që të shfuqizohet neni për pezullimin e afateve të paraburgimit, për të bërë të mundur që të mos 'digjen' të gjithë anëtarët e një dosjeje, për faj të një personi problematik që shtyn gjyqet pa arsye.
-
Verifikimi i dëmeve të përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë kultura bujqësore të dëmtuara nga prezenca e ujit
15 Janar, 11:10Në Lezhë ka nisur verifikimi i dëmeve nga përmbytjet, ku përllogaritet se mbi 1700 hektarë kultura bujqësore janë dëmtuar nga prezenca e ujit.
-
Në kërkim për vjedhje e dhunë në familje, tre të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
15 Janar, 11:06Një nga të arrestuarit është një 37-vjeçar i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2 vite burg, për veprën penale “Vjedhja”.
-
Vendimi i plotë/ ‘Kufijtë’ që Kushtetuesja i vendosi SPAK: Nuk mund të sekuestrohen celularë pa vendim gjykate! Të mos preket asnjë material personal
15 Janar, 10:56Prokurorët nuk mund të marrin më telefonat e askujt pa lejen e gjykatës dhe nuk mund ti hapin aparatet as në kushtet e flagrancës apo urgjencës. Gjykata Kushtetuese tha se telefoni nuk është send, por korrespodencë, dhe si e tillë, çdo komunikim konkret që merret nga prokuroria, duhet marrë leje nga gjykata.
-
Vodhi automjetin në një vendparkim, pranga 18-vjeçarit! Mashtroi rojen duke i thënë se ishte pronari i makinës (VIDEO)
15 Janar, 10:3318-vjeçari mashtroi rojen e vendparkimit duke i thënë se ishte pronari i automjetit tip “Volkswagen Jetta”. Automjeti i vjedhur u gjet në fshatin Valias.
-
Përfaqësues të Ambasadës holandeze mbërrijnë në SPAK, takim me Klodian Brahon (VIDEO)
15 Janar, 10:20Përfaqësues të Ambasadës së Holandës kanë mbërritur sot në SPAK. Ata do të zhvillojnë takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme Klodian Brahon.
-
Protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë
15 Janar, 09:59Ditën e sotme, për shkak të protestës së fermerëve në Greqi, aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar, duke filluar nga ora 12:00 (me orën greke) e deri në një njoftim të dytë.
-
Zjarr në banesën në Korçë, 73-vjeçarja e paralizuar humb jetën nga asfiksia! Prej vitesh jetonte e vetme (EMRI+VIDEO)
15 Janar, 09:58E moshuara Fluturie Potka ndërroi jetë nga asfiksia, pasi ra zjarr në banesën e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13 të qytetit.
-
U dëmtua nga prurjet e Drinit, riparohet linja e ujësjellësit në Lezhë! Pas 10 orësh punë në kushte të vështira, u bë i mundur rikuperimi i dëmit
15 Janar, 09:48Tubacioni pësoi çarje në dy vende, por fatmirësisht nuk u ndërpre furnizimi me ujë për popullatën, pasi u gjetën zgjidhje alternative. Punëtorë dhe mjete të rënda u angazhuan gjatë gjithë ditës e deri në orët e vona të mbrëmjes së së mërkurës për riparimin e tubacionit të dëmtuar.
-
Hapet gara për zv.drejtorin e BKH, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët
15 Janar, 09:15Pas emërimit të Joni Ketës në krye të BKH, posti i zëvendësdrejtorit ka mbetur vakant. Të drejtën për të garuar për këtë post e kanë vetëm hetuesit e BKH.
-
Përmbytjet, në Shkodër 590 hektarë tokë bujqësore nën ujë! Qarkullimi drejt fshatit Obot realizohet me mjete të ushtrisë
15 Janar, 09:07Në qarkun e Shkodrës situata nga reshjet paraqitet e përmirësuar në krahasim me një ditë më parë. Në fshatin Obot dhe Njësinë Administrative Dajç kemi gjithashtu ulje të nivelit të ujit rreth 20 cm
-
Po trafikonte 60 kg kanabis, arrestohet 52-vjeçari në Fushë Krujës! Droga ishte futur në 6 thasë, vlera shkonte në 60 mijë euro (VIDEO)
15 Janar, 08:4952-vjeçari u kap në fshatin Luz të Fushë Krujës, duke transportuar me automjet 60 kilogramë kanabis, e vendosur në 6 thasë. Kanabisi do të shitej në doza të vogla në qytetin e Krujës dhe në Tiranë dhe vlera e saj shkonte në 60 mijë euro.
-
Pas arratisjes së Ndocit, 33 të burgosur të rrezikshëm zhvendosen nga Burgu i Durrësit në atë të Fierit dhe Peqinit, mes tyre edhe Lul Berisha (VIDEO)
15 Janar, 06:5633 burgosur të rrezikshëm që ndodheshin në burgun e Durrësit janë zhvendosur në burgje të sigurisë së lartë në Fier e Peqin. Në burgun e Durrësit qëndronin disa personazhe të njohur të botës së krimit, si Lulzim Berisha. Transferimi vjen me urdhër të ministrit të Drejtësisë pas arratisjes së Altin Ndocit.