Kronikë
-
Një 72-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm rreth orës 05:25 në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pasi teksa udhëtonte me motor përplasur nga një autobus me targa greke, i linjës Tiranë-Athinë.
12 Shtator 2025, 07:39 -
U kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, bien në pranga çifti i bashkëshortëve në Fier
11 Shtator 2025, 17:04Në përfundim të hetimeve, policia ka arrestuar bashkëshortin 51-vjeç dhe ka proceduar penalisht gruan e tij.
-
Siguronin kanabisin dhe më pas e ndanin në doza për ta shitur, arrestohen tre persona në Kuçovë
11 Shtator 2025, 16:31Tre të rinjtë, pasi siguronin kanabisin e ndanin në doza dhe më pas e shisnin në qytetin e Kuçovës.
-
Kukës/ Kaloi ilegalisht kufirin me produkte ushqimore pa faturë, pranga 53-vjeçarit (EMRI)
11 Shtator 2025, 16:05Gjatë kontrollit në kamionçinën e Samir Vuçitërnës efektivët gjetën dhe sekuestruan produkte ushqimore, pa faturë.
-
Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e masës së sigurisë ‘arrest në burg’
11 Shtator 2025, 15:39 -
Theu masën 'arrest në shtëpi' dhe tentoi të kalonte kufirin, arrestohet në Bllatë 31-vjeçari
11 Shtator 2025, 15:22Gjykata e Tiranës i kishte vendosur 31-vjeçarit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
-
Durrës/ Shkëndijë elektrike në autobusin e linjës së plazhit, ndërhyn zjarrfikësja (VIDEO)
11 Shtator 2025, 15:00Nga ngjarja nuk pati asnjë të lënduar, ndërkohë që mësohet se shkak i shkëndijës ka qenë një defekt në sistemin elektrik të frenimit.
-
Mirditë/ Transportonin 38.8 kg kanabis, braktisin 5 thasët e drogës sapo shikojnë policinë. Identifikohen 3 poseduesit (EMRAT)
11 Shtator 2025, 14:54Droga u sekuestrua, kurse poseduesit u identifikuan dhe u shpallën në kërkim. Sipas policisë, kanabisi do të shitej në qytet në sasi të vogla.
-
Një ditë më parë pronari u la në detyrim paraqitje, IKMT nis shembjen e 8 objekteve dhe pishinës së ndërtuar pa leje në Tropojë
11 Shtator 2025, 14:28Sipas njoftimit zyrtar, IKMT ka nisur aksionin për prishjen e 8 ndërtimeve pa leje dhe pishinës në Tropojë. Institucioni thekson se shkelësit e ligjit, përveç gjobës dhe prishjes së ndërtimeve, do të ndiqen edhe penalisht.
-
Malësi e Madhe/ I arrestuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, policia i gjen në banesë 66-vjeçarit pistoletë dhe pjesë armësh zjarri e gjahu
11 Shtator 2025, 14:08Policia thotë se pas kontrollit të ushtruar në banesën e 66-vjeçarit, në kuadër të hetimit që vijon, u gjet në bodrum një pistoletë dhe pjesë armësh zjarri e gjahu.
-
Trafikuan 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e arrestit në burg për bosin e 'Cinco-s' dhe dy vëllezërit Hoxhosmani
11 Shtator 2025, 13:47Ermir Ndrejaj, dy vëllezërit Artur e Klevis Hoxhosmani si dhe Plaurent Dervishaj që kishin ankimuar vendimin e GJKKO-së. Ata u arrestuan në korrik si pjesë e një grupi që kishte trafikuar 6 ton lëndë narkotike nga Ekuadori në vendet e BE-së.
-
EMRI/ I dënuar me 18 vite burg për grup kriminal e trafik droge në Itali, arrestohet 50-vjeçari në Sarandë
11 Shtator 2025, 13:50Sipas policisë, 50-vjeçari përdorte dokument identifikimi (pasaportë të Mbretërisë së Bashkuar) me gjeneralitete të tjera, për t’iu shmangur identifikimit.
-
Kanosën me fjalë efektivin e forcave Shqiponja që ishte në shërbim, arrestohen dy vëllezërit në Shkodër! Njëri prej tyre, punonjës i FNSH
11 Shtator 2025, 13:4428-vjeçari, punonjës i FNSH Shkodër, bashkë me të vëllain ka kanosur me fjalë mbrëmjen e së mërkurës një punonjës së forcave Shqiponja në Shkodër, i cili ishte në shërbim.
-
Tiranë/ 5 të mitur bëjnë për spital tre persona, i sulmuan me armë të ftohta! Sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit
11 Shtator 2025, 13:03Sherri ka nisur pasi tre të rinjtë iu kanë kërkuar 5 të miturve, të cilët po konsumonin cigare hashashi para një lokali, të largoheshin. Të nesërmen, të miturit bashkë me shokë të tjerë (rreth 15 vetë), të maskuar, janë futur në lokal ku kanë sulmuar personat me të cilët debatuan.
-
I mori klientit italian 8 mijë euro për të ndikuar te drejtësia, GJKKO lë në arrest shtëpiak avokatin Besart Logu
11 Shtator 2025, 12:43Në seancë, avokati Logu kërkoi një masë më të butë se izolimi në banesë për shkak se është baba i dy fëmijëve të mitur dhe nuk rrezikon prishjen e provave.
-
Megaoperacioni në Elbasan/ Gjykata jep vendim për 27 të akuzuar. 16 arrest në burg, 7 arrest shtëpie dhe 4 hetim në gjendje të lirë
11 Shtator 2025, 10:46Gjatë megaoperacionit u lëshuan 25 masa arrest në burg, 5 persona u arrestuan në flagrancë, 1 ishte nën hetim në gjendje të lirë dhe 14 të tjerë u shpallën në kërkim.
-
Dosja ‘Buka’/ Caktohet gjyqtarja, Irena Gjoka do të shqyrtojë çështjen ndaj Arben Ahmetajt
11 Shtator 2025, 10:25Ish-zv/Kryeministri ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023 dhe po strehohet në Zvicër. Ndaj tij, SPAK ka ngritur akuzën “shpërdorim detyre”.
-
Reshjet/ Përmbytet makina në Durrës, shoferi rrëfen momentet e tmerrit: Isha me familjen, u rrethuam nga uji! Shpëtuam me not (VIDEO)
11 Shtator 2025, 10:05Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në Durrës, ku disa rrugë janë përmbytur në orët e para të mëngjesit.
-
Lejoi të kalonin kufirin dy të kërkuar për drogë, AMP ndalon policin e kufirit në Qafë-Botë
11 Shtator 2025, 10:04Inspektori ka lejuar të kalonin kufirin dy persona për të cilët Prokuroria e Elbasanit kishte urdhëruar ndalimin e tyre në kuadër të një hetimi të vitit 2023 për prodhim e shitje narkotikësh.
-
Deri në 35 mijë dollarë për të shkuar në Kanada e SHBA, goditet grupi i kontrabandës së qenieve njerëzore! Tre në pranga (EMRAT+VIDEO)
11 Shtator 2025, 09:59Për të dërguar shtetasit në mënyrë të paligjshme në Kanada e SHBA, merrnin shuma nga 20 deri në 35 mijë dollarë. Pasi u siguronin dokumentet false, i dërgonin drejt vendeve të BE, më pas drejt Karaibeve dhe më pas arrinin t’i fusnin në territorin kanadez dhe të SHBA.
