Kronikë
-
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 707 raste të reja pozitive dhe 4 viktima nga COVID-19. Gjithashtu sot janë shëruar 439 qytetarët, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale ka një zbritje të lehtë me 268 pacientë në të 4 spitalet COVID.
13 Janar 2021, 17:32 -
Elbasan/ Konflikt mes fqinjëve, djali lyen murin me benzinë dhe i vë flakën! Komshinjtë: Më parë ai ka pasur probleme me familjen
13 Janar 2021, 17:25Një sherr mes fqinjëve në Elbasan i ndodhur gjatë ditës së sotme ka agravuar, duke bërë që një i ri të lyejë murin me benzinë dhe ti vërë flakën. Pas sherrit i riu Ndriçim Zekthi, i ka vënë flakën murit, por që është shuar menjëherë duke frenuar përhapjen e flakëve
-
ISHP: Vaksinimi ofron mbrojtje 95% dy javë pasi është bërë edhe doza e dytë! Kemi kapacitete për të pritur 250 mijë vaksina të Pfizer
13 Janar 2021, 17:24Personat që bëjnë dozën e parë të vaksinës Pfizer nuk duhet të neglizhojnë masat antiCOVID, pasi për të siguruar mbrojtjen 95 % që kjo vaksinë ofron duhet të bëhen të dyja dozat e saj dhe të pritet edhe një periudhë 2 javore pas dozës së dytë për t'u siguruar se janë krijuar antitrupat.
-
Përmbytjet/ Braçe: Falë mirëmenaxhimit u bë dallimi mes situatës së sotme dhe 2010! Vetëm 'idioti politik' nuk e shikon këtë
13 Janar 2021, 16:48Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka komentuar situatën aktuale me përmbytjet në disa zona të vendit pas reshjeve intensive të shiut dhe akuzave të opozitës.
-
-
-
-
Përmbytjet/ Pjerin Ndreu: Situata po përmirësohet! Puna që bëmë në bllokimin e çarjes së argjinaturave shmangën katastrofën
13 Janar 2021, 15:08Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu në një intervistë për Report tv ka deklaruar se uji është duke u tërhequr dhe nuk ka më një situatë përmbytjesh në pjesën më të madhe të territorit. Sipas tij vetëm në Torrovicë ka pak probleme.
-
Pas skandalit të sanitares te COVID-2/ Familjari denoncon për Report Tv: Kam dhënë 10 mln lekë për 3 ditë! Nuk m'i ka kërkuar kush, i kam dhënë që të bëjnë punën (VIDEO)
13 Janar 2021, 14:48Pas rastit të sanitares që u shtir si infermiere, Tire Alldervishi, një i afërm i një pacienteje me COVID ka denoncuar një tjetër rast korrupsioni në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë! Ai thotë se ka paguar miliona lekë që mjekët dhe infermierët të kujdesen për të afërmin e tij. Këtë pagesë, rrëfen se nuk ia ka kërkuar askush, por shprehet se është i detyruar ta bëjë, që bluzat e bardha të bëjnë punën e tyre.
-
U plagosën me armë 2 vëllezër, policia e Shkodrës zbardh ngjarjen e rëndë dhe prangos autorin
13 Janar 2021, 14:38Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur 2 ditë më parë në Shkodër, ku mbeten të plagosur me armë zjarri dy vëllezërit Lekndreaj. Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje Avni Dekovi dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij.
-
'Përfundon brenda 3 muajsh', nis menjëherë puna për ndërtimin nga Turqia e Spitalit rajonal të Fierit (VIDEO)
13 Janar 2021, 13:57Ka nisur puna për ndërtimin e Spitalit të Fierit, investim prej 60-70 milionë eurosh nga Turqia. Ashtu sicc u premtua dje nga përfaqësuesi turk ditën e sotme janë paraqitur në vendin ku do të bëhen punimet specialistë të kompanisë turke dhe të Bashkisë Fier. Janë marrë kampione për tokën.
-
108 vjetori i themelimit/ Veliu: Sot Policia është më e besueshme e profesionale
13 Janar 2021, 13:42 -
-
-
Abuzoi seksualisht me nxënësen 15-vjeçare, gjykata dënon me 18 vite burg Abaz Dogan, i konvertohen në 12! Dënohen dhe 3 bashkëpunëtorët (DOKUMENTI)
13 Janar 2021, 13:2612 vite burg është dënuar Abaz Doga roja i shkollës në Babrru i cili u përfshi në skandalin seksual të abuzimit me nxënësen e mitur. Doga pasi e shantazhoi të miturën futi në lojë edhe tre djem të cilët po ashtu kryen mardhënie seksuale, e më pas videot i publikuan në rrjetet sociale.
-
Plagosja me armë në Milot, pamje nga vendi i ngjarjes
13 Janar 2021, 13:22 -
108 vjetori i themelimit/ Çuçi: Policia e Shtetit, sot institucioni më i besueshëm! Veliu: Ka pësuar transformim rrënjësor! Ceremoni në disa qytete
13 Janar 2021, 13:12Sot Policia e Shtetit shënon 108-vjetorin e krijimit të saj. Në disa qyete të vendit, Drejtoritë Vendore të Policisë kanë zhvilluar ceremoni duke përkujtuar këtë ditë që është e rëndësishme për ta. Policia shqiptare ka përshkruar një rrugë të gjatë, duke u përballur me sfida e transformime si në aspektin strukturor e organizativ, ashtu dhe në atë legjislativ.
-
-
Milot/ Dy persona me motor qëllojnë me breshëri një 45-vjeçar! I plagosuri dërgohet në spitalin e Traumës në Tiranë (VIDEO)
13 Janar 2021, 12:41Një person mbeti i plagosur me armë zjarri në Milot të Kurbinit. Ngjarja ndodhi mesditën e së mërkurës (13 janar) në qendër të qytetit, ndërsa objekt i sulmit me armë ishte Ylli Ibrahimi 45-vjeç. Ai është është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka dalë nga një lokal dhe autorët sipas të dhënave ishin dy persona të cilët lëviznin me një motorr dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
-