Kronikë
-
Rastet e reja të personave të infektuar me COVID-19 në vend janë rritur sërish. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 1052 raste të reja dhe 14 persona kanë ndërruar jetë
4 Shkurt 2021, 17:26 -
5 mln euro pasuri nga krimi i kaluan shtetit, Kim për vendimin e GJKKO për dosjen 339/3: SPAK hetoi me sukses një organizatë të madhe kriminale
4 Shkurt 2021, 17:25Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka reaguar lidhur me goditjen e SPAK për sekuestrimin dy ditë më parë të pasurisë me vlerë 5 milionë euro, që i përkisnin pjesëtarëve të grupit të Avdylajve, të lidhur me çështjen e dosjes 339 dhe një laborator droge në Has.
-
Vrasja e vlonjatit në sy të këngëtares në 2017, arrestohet autori kryesor, i dënuar me 8 vite burg
4 Shkurt 2021, 17:02Arrestohet autori kryesor për vrasjen e e 33-vjeçarit Ergys Gjioveshaj dhe plagosjen e tre të tjerëve, në prill të 2017-ës në Ujin e Ftohtë në Vlorë. Në pranga ka rënë Arianit Kondi, 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dënuar me 8 vjet burg, për veprat penale "Vrasja me dashje“ dhe “Armëmbajtja pa leje”
-
Goditja më e madhe e SPAK, zbulohen 75 pasuritë me vlerë 60 mln euro, iu konfiskuan grupit që tjetërsoi pronat në Shëngjin me në krye familjen Ndoka
4 Shkurt 2021, 16:50Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli dje dënimin grupin tjetërsimin e pronave në Shëngjin Lezhë, ku u dënuan 10 persona, ndër to vëllai dhe motra e ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Nga vendimi i GJKKO pas hetimit të SPAK u konfiskuan 75 pasuri me vlerë 60 milionë euro.
-
Klosi: Aeroporti i Vlorës nuk prek zonën e mbrojtur! Leli: Pylli i sodës do kthehet në park rekreativ (VIDEO)
4 Shkurt 2021, 16:51Aeroporti i Vlorës nuk do të prekë zonën e mbrojtur Vjosë Nartë. Kështu u shpreh ministri Klosi, teksa mori pjesë në lancimin e iniciativës për mbjelljen e mbi 10 mijë pemëve në këtë zonë.
-
2 vëllezër rrahin për spital pronarin e një servisi në Bulqizë
4 Shkurt 2021, 15:50Dy vëllezër nga Bulqiza janë shpallur në kërkim nga policia, pasi kanë rrahur me sende të forta pronarin e një servisi. Si pasojë e goditjes me sende të forta nga 2 vëllezërit, pronari i servisit 45-vjeç, me iniciale B. K ka përfunduar në spital por ndodhet jashtë rrezikut për jetën
-
Situata nga përmbytjet, kreu i KESH-it në Obot me banorët e zonës
4 Shkurt 2021, 15:45Kreu i KESH-it, Benet Beci ditën e sotme së bashku me kryeplakun Greogor Pemaj kanë vizituar dhe vëzhguar situatën e shkaktuar nga përmbytjet.
-
31-vjeçari Saimir Sula u soll pa zemër nga Barcelona në Tiranë, mbërrin në Spanjë letërporosia e prokurorisë shqiptare me 10 kërkesa
4 Shkurt 2021, 15:34Mbërrin në spanjë letërporosia e prokurorisë së përgjithshme shqiptare drejtuar autoriteteve spanjolle në lidhje me Saimir Sulën, të cilit i hoqën zemrën në spitalin në Spanjë. Letërporosia e autoriteteve shqiptare është nisur më datën 1 shkurt por sot ka mbërritur në Spanjë, ku pritet që të fillojnë hetimet për 31 vjeçarin. Më pas letërporosia do t'i kalojë Prokurorisë së Përgjithshme të Spanjës për ekzekutim.
-
Nga pijet alkoolike te kasafortat, grabitës profesionistë po zhvatin edhe shtëpitë e ish-zyrtarëve
4 Shkurt 2021, 15:18Në dukje ai shfaqet si një klient normal. Hyn në supermarket. Përshëndet. Mandej drejtohet te sirtarët. Mbasi kontrollon disa produkte ushqimore çapitet drejt seksionit të alkoolit. Aty i qetë kontrollon çmimet, dhe zgjat duart te pija më e shtrenjtë. E merr dhe e fut nën veshje.
-
Rindërtimi pas tërmetit, Bashkia Durrës miraton listën e emrave që përfitojnë grantin e radhës
4 Shkurt 2021, 14:46Këtë të enjte (4 shkurt) u zhvillua përmes platformës online, mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Bashkiak Durrës ku u miratuan 4 vendime. Mes tyre ishte dhe lista e 9 subjekteve përfituese të programit të grantit për rikonstruksionin si dhe lista e fituesve.
-
Një 61-vjeçare kapet 'mat' me 29-vjeçarin në hotel, akuzohen për prostitucion
4 Shkurt 2021, 14:33Një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 29-vjeçar nga Tirana janë arrestuar sot nga Policia e Tiranës pasi akuzohen 'prostitucion' dhe 'shfrytëzimi i prostitucionit'. 61-vjeçarja N.P dhe i riu O.B janë kapur në ambientet e një hoteli në bulevardin “Zogu i Parë” në kryeqytet duke kryer marrëdhënie seksuale.
-
Aksident në aksin Belsh-Kuçovë, makina përplaset me një motor, ndërron jetë një person (VIDEO)
4 Shkurt 2021, 14:29Një aksident rrugor u regjistrua këtë të enjte në aksin rrugor Belsh-Kuçovë. Në fshatin Dëshiran, mjeti tip “Volksëagen” me drejtuese 39-vjeçaren me iniciale A.Gj. u përplas me një motoçilketë.
-
-
Ngrihet qendra e trajnimit të noterëve, Gjonaj: Do të rrisë kualifikimin dhe cilësinë e tyre, kanë rol kryesor në luftën kundër pastrimit të parave
4 Shkurt 2021, 13:52Noterët në Shqipëri për herë të parë do t’i nënshtrohen trajnimit para marrjes së licencës si dhe përgjatë profesionit trajnimit vazhdues. Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Noterëve kanë ngritur qendrën Shqiptare të trajnimit të noterëve në vend.
-
Vrasja e trefishtë në vitin 2018, identifikohet dhe shpallet në kërkim një prej autorëve të masakrës në Elbasan
4 Shkurt 2021, 13:23Dy vite pas vrasjes së trefishtë të regjistruar në Elbasan më 29 dhjetor të 2018-ës, ku humbën jetën Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe Erdal Durunay, është identifikuar dhe shpallur në kërkim ndërkombëtar një prej autorëve të dyshuar.
-
Përmbytjet në Shkodër, prefektja Angoni për Report Tv: Situata e rënduar por nën kontroll! Nuk ka evakuime të familje, kemi furnizuar me ushqime
4 Shkurt 2021, 13:00Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit ka rënduar situatën e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës. Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni në një intervistë për Report tv tha se aktualisht kemi një situatë të rënduar me përmbytjet ku deri tani është nën ujë një sipërfaqe prej 3500 hektarë tokë. Angoni tha se problematikë mbetet Oboti që është i bllokuar, disa fshatra në zonën e Dajçit dhe se shumë shtëpi janë të rrethuara nga uji.
-
Përgjimet e 'Ndrangheta', SPAK nis hetimet kryesisht për grup të strukturuar kriminal, pastrim parash dhe korrupsion i zyrtarëve publikë! Arben Kraja shkon në Romë
4 Shkurt 2021, 12:58Pas publikimit në media të disa përgjimeve të antimafias italiane për 'Ndragheta-n', ku mafiozët italianë pretendonin se kishin kontakte edhe me zyrtarë në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK, ka nisur hetimet kryesisht. Arben Kraja ka shkuar në Itali, ku ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin e Antimafias, Cafiero de Raho
-
'Tentova ta kundërshtoj por më dogji me çakmak'! 16-vjeçarja në Tiranë denoncon për abuzim seksual babanë e saj
4 Shkurt 2021, 12:12Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 16-vjeçare akuzon babanë e saj se ka abuzuar seksualisht me të për një kohë të gjatë.
-
Vrasja e Shkëlzen Kastratit, makina që u gjet e djegur rezulton e vjedhur në Greqi! Gjendet automjeti i dytë i autorëve në Kamëz, shoqërohet pronari: E kam shitur
4 Shkurt 2021, 11:56Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e Shkëlzen Kastratit tre ditë më parë në Fier. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se makina me të cilën dyshohet se se udhëtonin autorët dhe që u gjet e djegur, rezulton e vjedhur pak muaj më parë në Greqi.
-