Kronikë
-
Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion ka lënë në fuqi vendimin për të vijuar të izoluar në qelitë e posaçme '41-bis' të Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit.
13 Janar 2021, 08:50 -
Konfrontimi i ish-kreut të Këshillit të Qarkut Kukës me policinë, në pranga 6 afërm të Abedin Oruçit, 5 në hetim
13 Janar 2021, 08:32Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kukës ku ish-kreu i këtij qarku, i shpallur në kërkim, u konfrontua me efektivë të policisë. Këta të fundit kishin shkuar në hotelin e vetë Abedin Oruçit ku edhe pse ishte në kërkim, ai qëndronte i pashqetësuar. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka arrestuar 6 persona, të afërm të Oruçit teksa nën hetim janë 5 persona.
-
Përgatituni për një të ftohtë të madh, mësoni parashikimin e motit për sot
13 Janar 2021, 07:30Temperaturat e ajrit ulen më 3 gradë në mëngjes, por rënie të lehtë sjellë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 10°C.
-
Defekt në linjën e tensionit, 70% e qarkut të Beratit në errësirë të plotë
12 Janar 2021, 22:54Defekt në linjën e tensionit të lartë nga OST, 70% e qarkut të Beratit në errësirë të plotë. Me energji elektrike vetëm qendrat e 5 qyteteve, përfshi spitalet, ujësjellësat etj.
-
Bino: Ata që kanë kaluar COVID-19 nuk kanë imunitet, duhet të vaksinohen
12 Janar 2021, 22:41Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP, Silva Bino tha se edhe personat që e kanë kaluar COVID-19 duhet të vaksinohen pasi ata kanë një imunitet të shkurtër vetëm për 3 muaj dhe rrezikojnë të riinfektohen.
-
-
-
-
'Repolitix'/ Rakacolli: Në 2 ditë u vaksinuan 130 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID, s'kanë shfaqur efekte anësore! Ulqinaku: Mjekët mezi presin të vaksinohen
12 Janar 2021, 21:25Nisja e vaksinimit antiCOVID edhe në Shqipëri është bërë pjesë e diskutimeve në emisionit 'Repolitix" në Report Tv. Mira Rakacolli, Kryetare e Komiteti Teknik për COVID-19, tha se në dy ditë janë vaksinuar mbi 130 mjekë dhe infermierë që janë në spitale COVID si më të rrezikuarit.
-
Sanitarja e COVID 2 merr rreth 8 milion lekë duke u shtirur si infermiere, por pacientja vdes! Ministria: Shkarkim i menjëhershëm, autoritetet të hetojnë
12 Janar 2021, 21:20Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares me inicialet T.A., tē spitalit “Shefqet Ndroqi”, i bërë publik sot në emisionin investigativ “STOP”, në të clin denoncohej fakti se sanitarja hiqej si infermiere dhe i kishte marrë nën dorë 8 milion lekë një vajze që në këmbim të kujdesej për nënën e saj me COVID.
-
Rreshjet e dendura të shiut/ Shembet një pjesë e murit të Teatrit Skampa
12 Janar 2021, 21:09Reshjet e dendura të shiut kanë shembur një pjesë të murit të Teatrit Skampa, në qytetin e Elbasanit. Report Tv raporton se është shembur një pjesë e murit të teatrit dhe se rrezikon të shembet edhe një pjesë tjetër
-
Sot 33 raste pozitive me COVID-19 në Berat, mes tyre shumë pensionistë
12 Janar 2021, 21:07 -
Defekt në linjën Elbasan–Fier të OST/ Disa nënstacione jashtë pune, zonat pa energji elektrike
12 Janar 2021, 20:44OST njofton të gjithë abonentët se ka pasur defekt në linjën 220 kV Elbasan–Fier të OST-së. Në njoftimin e OST-së thuhet se prej defektit, disa zona në qarkun Elbasan dhe Fier janë pa energji elektrike.
-
-
Përfaqësuesi i ministrisë së Arsimit: Në shkolla s’përdoret më gaz për ngrohje, e patolerueshme nëse konstatohen raste! 75% e nxënësve e zhvillojnë mësimin në klasë
12 Janar 2021, 20:03Përgjegjësi i burimeve njerëzore në DPAP, Fiqiri Çifliku në një intervistë për Report Tv ka deklarur se nuk do të ketë më ngrohje me gaz në asnjë shkollë në vendin tonë.
-
Rama inspekton Vlorën: Reshjet intensive përmbysin dhe Parisin, për ne ishte test për investimet e bëra
12 Janar 2021, 19:43Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, dhe ministren e Infrastrukturën Belinda Balliku kanë inspektuar situatën në Vlorë, pas përmbytjeve. Rama tha se pavarësisht reshjeve shumë të dendura, largimi i ujit ndryshe nga çfarë ndodhte deri para disa vitesh ishte i shpejtë.
-
Arrinte trashësinë mbi 2 metra, zhbllokohet nga dëbora rruga Theth-Qafë Thorë! Situata me përmbytjet drejt përmirësimit
12 Janar 2021, 19:34E bllokuar prej më shumë se dy javë rruga Theth-Qafë Thorë është zhbllokuar nga dëbora, trashësia e së cilës varionte nga 40 cm deri në mbi 2 metra.
-
Aksident në aksin Korçë-Maliq, makina përplas për vdekje këmbësorin
12 Janar 2021, 19:31Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin nacional Korçë-Maliq në afërsi të fshatit Bulgarec, ku ka ndërruar jetë një 55 vjeçar. Sipas informacioneve paraprake 55 vjeçari i përplasur nga makina, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur
-
Autoambulancat e reja në spitalin e Fierit, Manastirliu: Lufta nuk ka mbaruar, vaksinimi antiCovid i kombinuar për grupet prioritare
12 Janar 2021, 19:21Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Spitali Rajonal i Fierit ku janë shpërndarë autoambulancat e reja të flotës antiCOVID, deklaroi se sfida e radhës është vaksinimi, i cili do të jetë i kombinuar për grupet prioritare.
-
Del sërish nga shtrati lumi Vjosë pranë Urës së Mifolit, përmbytet tregu i gjësë së gjallë
12 Janar 2021, 19:19Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut lumi Vjosë ka dalë sërish nga shtrati ditën e sotme duke sjellë përmbytje. Lumi ka dalë nga shtrati pranë Urës së Mifolit, ku zhvillohet tregu u gjësë se gjallë. Si pasojë e daljes së lumit nga shtrati është përmbytur pjesa e tregut të gjësë së gjallë