Kronikë
-
Pezullimi i lëvizjes së automjeteve do të bëhet për shkak të një greve të doganierëve grekë nga ora 06:00-10:00.
25 Tetor 2025, 17:31 -
‘Preket’ Kodi Penal, zaptuesit e ndërtimet pa leje deri 10 vjet burg. Kush djeg tokën për t’i ndryshuar ‘kategori’ deri në 15 vjet
25 Tetor 2025, 16:37Qeveria ka paraqitur disa ndryshime në Kodin penal, të cilat përfshijnë përkufizime të reja, për veprat që lidhen me territorin dhe ndërtimet pa leje, apo dhe zjarrvënien. Dënimet shkojnë deri në 15 vite burgim, si në rastin e zjarreve që synojnë ndryshimin e destinacionit të terrenit, i cili në këtë rast do të bllokohet për një periudhë 30 vjeçare.
-
Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata e Durrësit cakton detyrim paraqitjeje për 4 shokët e autorit
25 Tetor 2025, 15:39Gjyqi u mbajt pa praninë e mediave për shkak të ngarkesës me çështje të tjera dhe sekretit hetimor. Vrasja e dy të rinjve 33-vjeçarit Flori Paluçi dhe 23-vjeçarit Aranit Kurti ndodhi në ambientin e jashtëm të një lokali në Manëz.
-
Vodhën 9 biçikleta e monopatina përgjatë muajve shtator-tetor, arrestohen në Tiranë një i mitur dhe shoku 18-vjeçar (VIDEO)
25 Tetor 2025, 14:34Policia ka dokumentuar 9 raste të vjedhjes së biçikletave dhe monopatinave gjatë muajve shtator-tetor. Njëri prej të arrestuarve i përket moshës 16-vjeçare ndërsa personi tjetër është 18 vjeç i identifikuar me inicialet R. M.
-
Nën efektin e alkoolit dhe parakalime të gabuara/ Rrugorja e Tiranës: 77 gjoba gjatë 24 orëve! Sekuestrohen edhe 130 monopatina (VIDEO)
25 Tetor 2025, 14:11Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset kryesore urbane dhe interurbane, me qëllim parandalimin e shkeljeve që përbëjnë rrezik për aksidente rrugore
-
Po kontrollonte punimet e një ure në aksin Lekaj-Elbasan, inxhinieri bie nga lartësia dhe humb jetën! Në pranga drejtuesi teknik (EMRAT)
25 Tetor 2025, 13:06Një inxhinier ka ndërruar jetë tragjikisht një ditë më parë nga lartësia e një ure. Pas kësaj ngjarje është arrestuar drejtuesi teknik për 'Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë'.
-
Të dënuar nga GJKKO për kultivim të narkotikëve, arrestohen në Vlorë dy persona (EMRAT)
25 Tetor 2025, 12:39Tushaj dhe Dukaj janë dënuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) përkatësisht; Aldo Tushaj me 3 vite, 11 muaj e 18 ditë burg dhe Sefer Dukajn me 2 vite e 7 muaj e 18 ditë burgim, të dy të akuzuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
-
U arrestua pas përplasjes me prokurorin në seancë, Ulian Barjami: Avokatët mburojë e qytetarëve! Të respektojmë këtë profesion
25 Tetor 2025, 12:19Barjami shkruan se avokatët janë mburojë e qytetarëve ndaj padrejtësive dhe se kjo ditë të shfrytëzohet për të reflektuar dhe për të mbrojtur dinjitetin e këtij profesioni.
-
Fier/ Naftëtarët e ‘Bankers Petroleum’ prej 11 ditësh në grevë: Po mbijetojmë me shpirt ndër dhëmbë (VIDEO)
25 Tetor 2025, 11:47Në ditën e 11-të të grevës, punonjësit e “Bankers Petroleum” mbeten të ngujuar në zyrat e sindikatës, duke kërkuar rritje pagash dhe kushte më të mira pune. Ata paralajmërojnë për përshkallëzim nëse kërkesat e tyre nuk realizohen.
-
VIDEO/ U vidhte bizhuteritë e floririt fqinjëve, arrestohet i riu në Lezhë
25 Tetor 2025, 11:31Sipas hetimeve të kryera i riu i kishte shitur bizhutritë në në një argjendari në Shkodër, pronari i së cilës do të hetohet në gjendje të lirë.
-
Forcat Operacionale aksion blic në burgun e Durrësit, të dënuarve u gjenden 5 iphone të fshehur në dyert e dusheve (EMRAT)
25 Tetor 2025, 11:31Telefonat dyshohet se i përkisnin 3 të dënuarve: Flamur Kapri, Aldo Prifti, dhe Vladimir Ibrushi.
-
FOTO/ Me 150 kg kanabis në gomonen e fundosur në Igumenicë, shqiptari i skeduar më parë për trafik ndërkombëtar droge
25 Tetor 2025, 11:24Në brendësi të saj skafet e policisë detare gjetën 50-vjeçarin Edmond Musa, i njohur si ‘Çimoni’, i cili më parë rezulton i skeduar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Musa është dërguar menjëherë në spital ku dhe po merr ndihmë mjekësore.
-
Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri tentuan arratinë 4 vite më parë, 3 policë të ‘313’-ës në gjyq për shpërdorim detyre! Nuk kryen kontrolle
25 Tetor 2025, 10:26Efektivët Bashkim Muça, Oldi Myzyri dhe Radion Maloku nuk kryen kontrolle duke mundësuar dy të burgosur konkretisht Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri tentuan arratisjen para katër vitesh.
-
Gjirokastër/ Arrestohet oficeri i policisë së Vlorës, hetim disiplinor për kolegun! Qytetari i denoncoi për sjellje të pahijshme
25 Tetor 2025, 09:48Inspektori H. I., me detyrë oficer i Komisariatit të Vlorës, u denoncua nga një person, i cili kishte telefonuar sallën operative dhe kishte thënë se dy policisë, e kishin ndaluar në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ dhe se ishin prezantuar me një sjellje aspak etike.
-
Durrës/ 37-vjeçari vjedh makinat me biçikletë! Pas grabitjeve largohet me 'Benzin' luksoz (EMRI+VIDEO)
25 Tetor 2025, 09:32Nga hetimet e kryera 37-vjeçari rezulton si autor i 5 vjedhjeve me thyerje, teksa vijon puna për zbardhjen e grabitjeve të tjera.
-
Korçë/ Kontrabandë veshjesh nga Greqia në Shqipëri, pranga shoferit të autobusit! Mallrat me vlerë 100 mijë euro
25 Tetor 2025, 09:03Gjatë kontrollit të kryer në autobusin e 54-vjeçarit blutë konstatuan se veshjet nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Veshjet u sekuestruan si provë materiale.
-
Mori plagë të rënda nga zjarri në banesë, 6-vjeçarja nga Maliqi vdes pas disa ditësh në spital! E ëma e vëllai 13-vjeçar vdiqën nga asfiksia
24 Tetor 2025, 20:28Më 19 tetor, zjarri përfshiu banesën e familjes Hazisllari në Maliq, ku për pasojë ndërruan jetë Rrahime Hazisllari dhe djali i saj, Luka Hazisllari, 13 vjeç. Vajza 6-vjeçare e familjes, Nefel Hazisllari, u shtrua me urgjencë në Pediatrinë e QSUNT-së në Tiranë, por ndërroi jetë sot, pas 6 ditësh, duke mos arritur t'i mbijetojë plagëve të rënda.
-
Fier/ Përfshihet nga flakët kabina elektrike e pallatit 5-katësh, shkak dyshohet mbingarkesa e rrjetit
24 Tetor 2025, 19:08Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.
-
-
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Gjon Shkambi rikthehet të hënën në Gjykatën e Apelit për masën e sigurisë! Elvis Shkambi nuk apelon vendimin
24 Tetor 2025, 15:13Autori Elvis Shkambi nuk ka ankimuar vendimin e shkallës së parë duke u pajtuar më masën arrest burg pa afat. Ndërkohë mësohet se bashkë me Gjon Shkambin Apeli do të shqyrtojë edhe ankimimin e bërë nga Banush Goxhaj ky i fundit punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit.