Kronikë
-
Lënda plasëse ishte vendosur në automjetin e 38-vjeçarit dhe ka shpërthyer sapo makina është ndezur. Report Tv bënë me dije se 38-vjeçari është i punësuar si inspektor pranë Hetimit Tatimor. Po hetohet nëse makina e djegur ka lidhje me ngjarjen.
28 Tetor 2025, 11:55 -
-
Drejtuesit globalë të burgjeve mblidhen në Stamboll për Forumin e Krerëve të Shërbimeve! I pranishëm edhe Klevis Qose
28 Tetor 2025, 11:30Konferenca, e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shtëpive të Ndalimit të Turqisë, nën drejtimin e Enis Yavuz Yıldırım, zhvillohet me temë: “Mirëqenia në Korrektime: Nisma për Stafin, Sistemet dhe Komunitetet”.
-
Çakulli i rënë nga një kamion bllokon autostradën Tiranë-Elbasan, krijohen radhë të gjata automjetesh (VIDEO)
28 Tetor 2025, 09:55Në pamjet që sjell Report TV shihen disa makina të ndaluara ndërsa kalimi i tyre po mundohet në dy anët e rrugës ku nuk ka prezencë të çakullit.
-
Fier/ Naftëtarët e 'Bankers' prej 14 ditësh në grevë: Do të denoncojmë kompaninë për shumë gjëra që ata që nuk i kanë zbatuar
28 Tetor 2025, 10:56Naftëtarët e "Bankers" në Marinzë janë futur në ditën e 14-të të grevës së urisë. Prej 18 vitesh operator në fushën naftëmbajtëse, Nikolin Alushaj pohon se në gati dy dekada ka përfituar një rritje page prej vetëm 7 mijë lekësh
-
1 mln € evazion fiskal/ Sekuestrohet klinika 'Medicare' me vlerë 3 mln euro, u ‘fundos’ nga portugezi
28 Tetor 2025, 10:46Pak kohë pasi dëshmia e një pacienti portugez, nxori në dritë skandalin me Spitalin Medicare, i cili përdorte ilaçe të skaduara dhe s’paguante sigurimet e punonjësve, godina e spitalit me vlerë 3 milionë € është sekuestruar. Medicare ka funksionuar në mënyrë tërësisht të jashtëligjshme, me një evazion 1 milion euro dhe duke rrezikuar shëndetin e pacientëve.
-
-
-
Në kërkim nga Italia si pjesë e një grup që trafikonte drogë, arrestohen dy vëllezër në Durrës! Pritet ekstradimi (EMRAT+VIDEO)
28 Tetor 2025, 09:52Dy vëllezërit, Ergis dhe Arbin Hoxha, 32 dhe 34-vjeç akuzohen nga gjykata e Breshias për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
-
Berat/ Iu gjet drogë e municion luftarak në banesë pranga 27-vjeçarit! Sekuestrohen 8.5 kg lëndë narkotike
28 Tetor 2025, 08:56Operacioni kapjen e të riut u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Vlorë
-
Mirditë/ Minatorët e Spaçit prej 17 ditësh në protestë! Ende asnjë reagim nga kompania! Të enjten mblidhen para parlamentit dhe ministrisë së Ekonomisë
28 Tetor 2025, 08:40Minatorët e Spaçit janë të vendosur të mos tërhiqen dhe të vazhdojnë grevën deri në marrjen e një përgjigjeje, duke paralajmëruar përshkallëzim të mundshëm të protestës nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
-
‘Porsche’ me shpejtësi përplas 17-vjeçarin në Vlorë, vdes në spital! Arrestohet shoferi i dehur! Gjyshi: Punonte kamerier për bukën e gojës (VIDEO)
28 Tetor 2025, 07:43I mituri punonte si kamerier dhe po kthehej në shtëpi me një motomjet. Shoferi akuzohet për dy vepra penale, “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
-
Lobimi në SHBA, SPAK me provë të re! Meta: Gënjeshtër! Avokati: E paligjshme! Shtyhet seanca paraprake në GJKKO
28 Tetor 2025, 07:25Seanca e radhës do të mbahet më 11 nëntor. Gjyqtarja Gjoka pezulloi afatet e paraburgimit të Metës, ndërsa SPAK paraqiti prova të reja në gjykatë. Avokati Cakrani shënjestroi gjyqtaren për pezullimin e afateve, ndërsa Kryemadhi tha se me zgjatjen e hetimit po ushtrohet presion ndaj tyre.
-
Shtyhet seanca paraprake për dosjen ‘Veliaj’ në GJKKO, mungoi njëri nga avokatët! Kryebashkiaku do ketë edhe një mbrojtës të ri ligjor
28 Tetor 2025, 07:26Shkak për shtyrjen më 12 nëntor u bë mungesa e një prej avokatëve. Gjykata legjitimoi edhe avokatin e ri të Veliajt, Artan Gjermeni, që do të jetë pjesë e ekipit mbrojtës krah Ermir Betës. Gjermeni kërkoi kohë që të njihej me aktet.
-
Policisë së Shtetit i dhurohen pajisje të teknologjisë së fundit nga Britania: Kjo mbështetje është dëshmi e vijimit të bashkëpunimit mes dy vendeve
27 Tetor 2025, 23:09Investim dhe pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë, i dhurohen Policisë së Shtetit, nga Zyra e Operacioneve Ndërkombëtare e Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe.
-
ILD kërkon masë disiplinore ndaj prokurores Besiana Sadikaj
27 Tetor 2025, 22:27Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD paraqiti të hënën më 27 tetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP, kërkesë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj prokurores së Sarandës, Besiana Sadikaj, për shkelje të rregullave e solemniteit të sjelljes në marrëdhëniet me drejtuesin dhe personelin e administratës.
-
Krujë/ Automjeti përplas për vdekje këmbësorin, shoqërohet në komisariat shoferi 20-vjeçar
27 Tetor 2025, 22:10Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
-
Shqipëria çdo ditë nën “breshërinë” e sulmeve kibernetike, 1 tentativë çdo 3 minuta
27 Tetor 2025, 18:02Shqipëria përballet me një “breshëri” sulmesh kibernetike me një frekuencë mesatare prej një tentative çdo tre minuta. Sipas drejtorit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, në një pjesë të madhe origjina mbetet Irani.
-
“Erdhi për t’u martuar, jo për gjakmarrje”! Dëshmia e nënës dhe së afërmes së Edmond Haxhisë në gjyqin e Saraivës
27 Tetor 2025, 16:11Në Gjykatën e Lezhës u zhvillua këtë të hënë një tjetër seancë ndaj Ruben Saraivës, i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit të njohur nga Shëngjini, Ardian Nikulaj, i vrarë në prill të vitit 2023.
-
Organizuan lojëra fati, ekzekutohen masat detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit për 3 policët (EMRAT)
27 Tetor 2025, 15:48Ekzekutimi i masave të sigurisë u bë i mundur pasi nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale, ka rezultuar se punonjësit e policisë në bashkëpunim me shtetasin F. D., (i arrestuar me datë 23.03.2025), kanë vënë në dispozicion ambientet bar-kafe në pronësi të tyre me qëllim organizimin e aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit.