Kronikë
-
Pas 3 ditëve të vështira që kaloi vendi për shkak të përmbytjes, kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin e Emergjencave Civile nga ku garantoi dëmshpërblim për çdo familje të prekur. Shefi i qeverisë iu përgjigj me ironi akuzave të opozitës se shiu nuk ndalet me shpifje dhe as lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta.
9 Janar, 07:40 -
Moti i keq në Shqipëri/ Situata drejt normalizimit, lumi Vjosa bie në kuotën 7.8 m! Durrësi e Korça ende ‘nën ujë’! Mijëra ha tokë e qindra banesa të përmbytura (VIDEO)
9 Janar, 07:36Niveli i ujit në lumit Vjosë ka rënë si pasojë e ndalimit të reshjeve të shiut. Problematika ka në fshatin Bishan, ku janë përmbytur 20 banesa. Segmenti rrugor Klos-Burrel është bllokuar duke krijuar një radhë kilometrike të automjeteve, mes tyre edhe një ambulancë që po transportonte një të sëmurë drejt Tiranës.
-
Tiranë/ Zjarri te tregu i ish-Uzinës Dinamo, flakët janë shuar! 2 zjarrfikëse në gatishmëri nëse ka riaktivizim
9 Janar, 07:30Pas zjarrit masiv të rënë një ditë më parë te tregu i ish-Uzinës Dinamo, flakët këtë të premte janë shuar.
-
Hektarë 'të pafundëm' nën ujë! Pamje me DRON gjatë natës nga fshatrat e përmbytur në Vlorë
8 Janar, 23:24Reshjet e dendura të shiut nxorrën nga shtrati Lumin Vjosa, i cili më shumë se kudo ka përmbytur masivisht fshatin Fitore, dhe disa të tjera, në Njësinë Administrative Novoselë, të Bashkisë Vlorë.
-
Sherr mes 2 të burgosurve në burgun e Reçit, Astmer Bilali dhe Mikel Thani përfundojnë në spital! Si nisi përplasja
8 Janar, 23:15Të dy të burgosurit kanë pësuar dëmtime të rënda duke bërë që të përfundojnë në spitalin e burgut. Bilali dhe Thani kanë qenë duke ngrënë drekë sëbashku me disa persona të tjerë dhe në ato momente ka lindur një konflikt mes tyre që përfundoi me sherr fizik.
-
Përmbytjet në vend/ Deda: Vijnë nga keqmenaxhimi! Çaça: Duhet plan për fatkeqësitë natyrore! Sefa: Kërkojnë bashkëpunim pushtet lokal dhe qendror
8 Janar, 22:55Gazetari Reldar Deda ka deklaruar se përmbytjet në Shqipëri nuk janë vetëm pasojë e reshjeve të dendura, por kryesisht rezultat i keqmenaxhimit të territorit.
-
-
Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi
8 Janar, 22:00Juristi Kreshnik Spahiu theksoi nevojën urgjente që Shqipëria të ketë një sistem parandalues për përballimin e fatkeqësive natyrore.
-
Zjarri te tregu i ish-Uzinës DInamo/ Ristani për Report Tv: Flakët kanë kaluar te kapanoni i dytë, por janë nën kontroll! Nuk ka rrezik për banesat! Dëmi voluminoz
8 Janar, 21:41Sipas kryebashkiakes së deleguar të Tiranës, tashmë zjarri është nën kontrollin e plotë të forcave të shumta zjarrfikëse që ndodhen në vendngjarje dhe po avancohet në punën për shuarjen e plotë. Ristani theksoi se është eliminuar totalisht rreziku që i kanosej banesave dhe biznesve të tjera pranë vatrës masive të zjarrit.
-
-
-
-
-
-
Mbeti pa spiranca në det, anija Oak 1 rimorkohet në Portin e Durrësit (VIDEO)
8 Janar, 19:50Si pasojë e motit të keq dhe detit të trazuar mbi 6 ballë, anijes Oak 1 iu këputën të dyja spirancat në radën e Portit të Durrësit. Për të shmangur daljen në cektinë, u organizua një operacion shpëtimi dhe anija u shoqërua drejt kalatës për ankorim të sigurt.
-
'Ku shkuan 19 milion eurot e hidrovoreve'? Kuçana pasi kallëzoi në SPAK kryebashkiaken e Durrësit: Ka ardhur momenti i përgjegjësisë penale!
8 Janar, 19:31Sipas Kuçanës, situata e përmbytjeve në Durrës duhet parë si përgjegjësi politike dhe institucionale. Ajo përmendi zonat e ish-Kënetës, Xhafzotajt, Sukthit dhe Katundi i Ri, ku sipas saj, mungesa e ndërhyrjes shtetërore ka qenë më evidente.
-
-
-
Tiranë/ Shuhet zjarri në tregun e rrobave te ish-Uzina Dinamo, 50 subjekte të shkrumbuara! Në zonë ende prani tymi (PAMJE ME DRON)
8 Janar, 19:14Si shkak i flakëve masive, të cilat janë fikur, dyshohet të ketë qenë një defekt në rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa kreu i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, shprehet i bindur se nuk ka indicie që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm
-