Kronikë
-
Një automjet tip “Citroen”, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin, është përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur dy persona të plagosur, të cilët janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier
21 Gusht 2025, 18:32 -
-
Zjarr në Fushë-Arrëz, flakët përhapen në pyjet e fshatit Kryezi! Pamjet me dron
21 Gusht 2025, 17:28 -
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ pas parakalimit të gabuar në rrugën Vlorë-Orikum, një person i plagosur! (VIDEO)
21 Gusht 2025, 17:28Ngjarja u shënua rreth orës 15:45, teksa dy automjete u përplasën. Shkak dyshohet se është bërë një parakalimi i gabuar. Një person u transportua i plagosur menjëherë drejt Spitalit të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
-
Vrau 32-vjeçarin për kanalin e ujit në Divjakë, Autori: Më dhunoi babain, nuk durova dot, shkova e qëllova
21 Gusht 2025, 17:14Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së Besmir Kumrisë në fshatin Kryekuq të Divjakës. Xhesion Toromeni, 25 vjeç ka deklaruar para hetuesve se viktima i kishte dhunuar babanë tre vite më parë për një kanal uji.
-
Cenoi figurën me sjelljen e tij, Policia e Korçës pezullon efektivin e Qafë-Thanës pas denoncimit me VIDEO nga qytetari! Nis dhe hetimi disiplinor
21 Gusht 2025, 17:03Qytetari denoncoi me pamje filmike në media dhe rrjete sociale efektivin R.S., në veprime të paligjshme, që cenonin institucionin. Policia e Korçës reagoi me verifikim dhe marrje të masës së dyfishtë të policit të Migracionit dhe Kufirit. Në pamje u pa që efektivi lejonte drejtuesin e një mjeti që të kryente shkelje, duke kaluar në krahun tjetër pranë pikës kufitare
-
Zjarret e mbrëmjes në fshatrat e Vlorës, Ministria e Mbrojtjes: Pas tyre një grup kriminal që vepron natën! 3 vatra në Fushë-Arrëz
21 Gusht 2025, 15:525 vatra zjarri aktive në Vlorë. Ministria thotë se një grup i strukturuar kriminal vepron natën kur është e pamundur ndërhyrja nga ajri.
-
Fier/ Motra denoncon humbjen pa gjurmë të 44-vjeçarit, për herë të fundit u pa duke dalë nga banesa e saj tre ditë më parë!
21 Gusht 2025, 13:46Denoncimin në Komisariat e ka bërë ditën e djeshme motra e tij, e cila ka deklaruar se që prej datës 19 gusht ka humbur kontaktet me F.Gj., për të cilin kërkoi ndihmë në gjetjen
-
Durrës/ Po udhëtonte drejt Italisë, kapet në port kosovari i dënuar në Zvicër me 27 muaj burg për vjedhje dhe shkelje rrugore! Do ekstradohet
21 Gusht 2025, 13:20Kapja e tij u krye pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se “një person në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë”. Gjykata e Luzern, me vendimin e datës 8 janar 2025, e ka dënuar 25-vjeçarin me 27 muaj burgim, për veprat penale "vjedhja" dhe "shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor
-
Fushë Arrëz/ Përndoqi kolegun dhe familjarët e tij, arrestohet punonjësi i Bashkisë! Akuzohet dhe për shpërdorim detyre e falsifikim
21 Gusht 2025, 12:55Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës bënë me dije se i ndaluari është P. L., 61 vjeç, që akuzohet se ka fyer dhe përndjekur në mënyrë të përsëritur kolegun e tij A. D., si dhe familjarët e këtij të fundit
-
U kap me 17 kg drogë dhe 22.5 litra vaj kanabisi në vlerë 500 mijë euro, lihet në burg 61-vjeçari në Tiranë! E kishte kthyer banesën në ‘laborator’ droge
21 Gusht 2025, 12:47Në seancën me dyer të mbyllura, ai deklaroi se lënda narkotike i kishte mbetur prej vitesh në një automjet në pronësi të tij, ndërsa arma e gjahut ishte me leje.
-
Përmet/ I moshuari dhe familjari i tij bëjnë për spital kunatin pas sherrit për pronësi, Policia i merr të dy nën akuzë!
21 Gusht 2025, 12:41Ngjarja ka ndodhur në Përmet dhe është denoncuar nga i plagosuri A.B., që ka dëshmuar se ishte dhunuar me sende të forta pas mosmarrëveshjeve të pronësisë, nga kunati dhe një prej familjarëve të këtij të fundit
-
Muriqan/ Shqiptari nga Kosova po largohej drejt Malit të Zi me hashash në makinë, i vihen prangat në kufi! I bllokohet edhe makina
21 Gusht 2025, 12:31Policia Kufitare e Muriqanit në Shkodër bëri me dije se kaloi për kontroll një mjet që tashmë është bllokuar si provë materiale, me të cilin po udhëtonte një i ri. I ndaluari është A. E., banues në Kosovë, të cilit iu sekuestrua edhe sasia e vogël e lëndës narkotike
-
Po kthehej nga Greqia, prangoset në Kakavijë 43-vjeçari i dënuari me 40 muaj burgim për drogë!
21 Gusht 2025, 12:24Policia e Gjirokastrës identifikoi dhe arrestoi në vijën e dytë gjatë hyrjes për në territorin shqiptar, 43-vjeçarin e shpallur në kërkim. Gjykata e Elbasanit e kishte dënuar me 3 vjet dhe 4 muaj burg për prodhim e shitje narkotikësh
-
ILD kalon ‘provimin’ e Ministrisë së Financave, përmbush 59 detyrimet: Sistemi i kontrollit të brendshëm rezultoi efektiv!
21 Gusht 2025, 12:00Gjatë javës së parë të qershorit, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ishte objekt kontrolli për sistemin e kontrollit të brendshëm nga Drejtoria e Harmonizimit të Menaxhimit Financiar, Kontrollit dhe Kontabilitetit e Ministrisë së Financave
-
Vdiq pas një aksidenti tragjik në Fier, postimi prekës i 38-vjeçarit për pasionin ndaj motorëve: Të dua, por më premto që s’do më vrasësh!
21 Gusht 2025, 11:5538-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në aksidentin në Fier dy ditë më parë kishte bërë një postim në rrjete sociale në lidhje me pasionin e tij për motorët, që duket si një ‘paralajmërim i heshtur’ për rrezikun që do t’i shkaktonte.
-
Tre aksidente në punë brenda një dite, një i vdekur dhe dy të lënduar
21 Gusht 2025, 11:50Një mekanik 68-vjeçar humbi jetën në Bulqizë pas dëmtimeve të marra gjatë punës në kantierin e ndërtimit të ujësjellësit të Bllacës. Dy punëtorë të tjerë mbetën të plagosur gjatë punës në dy kantiere ndërtimi në Tiranë.
-
Cërrik/ Vodhi makinën që ishte marrë me qira nga një person, kapet brenda pak orësh 49-vjeçari i dyshuar (EMRI+VIDEO)
21 Gusht 2025, 11:3049-vjeçari u prangos si autor i ngjarjes së kallëzuar dhe zbuluar brenda pak orësh, teksa u gjet edhe mjeti i vjedhur. Personi që e kishte në përdorim makinën e kishte marrë me qira dhe sapo konstatoi aktin kriminal e denoncoi duke kërkuar ndihmën e bluve
-
Durrës/ I grabiti me dhunë makinën të riut, arrestohet 31-vjeçari! Mjeti nuk gjendet, dyshime dhe për bashkëpunëtorë (EMRI)
21 Gusht 2025, 11:13Denoncimi ishte bërë nga vetë i dëmtuari 24-vjeçar, teksa mbeten të paqarta rrethanat dhe nëse mes tyre ka pasur mosmarrëveshje të mëparshme. Po punohet për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në krim
-
Kukës/ Tentuan të kalonin kufirin me një automjet ku fshihnin drogë, dy të arrestuar në Morinë (EMRAT)
21 Gusht 2025, 11:07Në pranga është vënë një 29-vjeçar nga Kosova dhe një turk. Droga u gjet e fshehur në kroskotin e makinës. Pas kontrollit fizik, shqiptarit iu gjet edhe një sasi kanabisi në formë çokollate.