Kronikë
-
Situata po agravon pasi zjarri po arrin pranë rrugës nacionale Kapshticë-Bilisht.
21 Korrik 2025, 13:47 -
Zjarri në Shkopet, flakët avancojnë drejt Mirditës. Në ndihmë të zjarrfikësve shkon edhe helikopteri i ushtrisë (VIDEO)
21 Korrik 2025, 13:39Për shkak të erës së fortë, flakët po përhapen me shpejtësi, duke e bërë situatën problematike.
-
Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 157 vite burg për vëllezërit Duka dhe 4 të tjerët
21 Korrik 2025, 13:22SPAK kërkon 157 vite burg për të përfshirët në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në vitin 2019. 32 vite burg për Leonard Dukën, i ekstraduar nga Belgjika një vit më parë, për vëllain e tij Erlis Dukën kërkon 25 vite burg.
-
Fier/ U kapën me mbi 21 kg eksploziv, prokuroria kërkon 46 vite burgim në total për 3 të pandehurit
21 Korrik 2025, 12:31Kërkesa u bë në Gjykatën e Fierit, gjatë seancës së radhës ditën e sotme. Të pandehurit e dosjes janë Albi Mecini, Ervis Cukali dhe Arafat Manërkolli. Pasi lexoi konkluzionet e dosjes, organi i akuzës kërkoi 46 vite burgim në total për të dyshuarit. Albi Mecini është i dyshuar edhe për rrëmbimin dhe zhdukjen pa gjurmë të dy personave në Sarandë, Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit.
-
-
-
Po largohej nga Shqipëria, 25-vjeçarja belge kapet në aeroportin e Rinasit me rreth 20 gramë Amfetaminë
21 Korrik 2025, 11:53Aksioni është kryer nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Policisë Tiranë. E arrestuara është Kiara Dycke, 25 vjeçe
-
Aksioni për lirimin e hapësirave në Shkodër/ Beci: Kemi identifikuar 41 pika kritike nëpër rrugë, ndërtimet kanë bllokuar hyrjen e zjarrfikëseve
21 Korrik 2025, 11:30Beci në një postim në rrjetet sociale ka bërë publike edhe hartën me 41 pikat kritike që janë në evidentuar në qytetin e Shkodrës
-
GJKKO s’pranoi largimin e kushërirës së deputetes së PD, Berisha i ‘kënaqur’ me trupën gjykuese për ‘Partizanin’
21 Korrik 2025, 11:23Mbrojtja e Sali Berishës kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, me argumentin se janë të kapur nga SPAK. Por, kërkesa erdhi në kontradiktë me deklaratën e bërë pak më herët nga vetë ish-kryeministri, i cili tha se nuk ka asnjë kundërshtim për treshen gjykuese.
-
-
Zjarret/ 4 avionë nga Greqi e Italia ndërhyjnë në malin e Dukatit në Vlorë e ‘Liqenin e Luleve’! Flakë në Shijak e Bilisht, Vengu në terren
21 Korrik 2025, 10:57Zjarret po vijojnë të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në disa zona të vendit, ndërsa Shqipëria i kërkoi ndihmë BE. Situata më problematike është në Dukat të Vlorës. Orët e mbrëmjes u riaktivizua sërish vatra e zjarrit në zonën mes Bilishtit dhe rrugës nacionale drejt doganës së Kapshticës, por nuk ka asnjë rrezik për pikën kufitare. Zjarr edhe në Shijak, inspektohet nga Vengu.
-
-
FOTOT/ Militantët e PD para SPAK 'firojnë', Berishës i shkon në ndihmë dhëndri dhe 2 besnikët që se braktisin kurrë
21 Korrik 2025, 10:53Sali Berisha u paraqit sërish këtë të hënë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për aferën Partizani.
-
Aksion për ndotjen akustike në Durrës, policia ngre pika kontrolli: Qytetarët të denoncojnë çdo shkelje
21 Korrik 2025, 10:47Policia e Durrësit thotë se ka zhvilluar takime informuese me subjekte, dhe ka ngritur grupe kontrolli në terren, sipas hartëzimit të zonave me ndotje akustike.
-
-
-
Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK për masën detyrim paraqitjeje (VIDEO)
21 Korrik 2025, 10:23 -
'Pse më shikon ashtu'/ Goditi ish-policin me tytë pistolete pas sherrit dhe u arratis, shpallet në kërkim autori
21 Korrik 2025, 09:47Burime policore thanë për Report Tv se i dyshuari është E.G., 44 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Dyshohet se motivet e krimit janë të dobëta, teksa hetimet po vijojnë për ta zbardhur plotësisht dinamikën dhe shkaqet.
-
Rimorkio e kamionit me depozitë karburanti merr flakë në rrugën Vlorë-Fier! Shoferi reagon në kohë, zbulohet shkaku (VIDEO)
21 Korrik 2025, 09:30Drejtuesi i kamionit ka vrejtur tym në pjesën e gomave të rimorkios, e cila ka qënë me ngarkesë. Ai menjëherë ka ndaluar kamionin dhe ka bërë shkëputjen e rimorkios, pasi rrezikonte të digjej kamioni për shkak të depozitës së karburantit
-
Maliq/ Bombola e gazit pëson rrjedhje në banesë, zjarfikësit shmangin tragjedinë! S’ka të lënduar, vetëm dëme materiale (VIDEO)
21 Korrik 2025, 09:23Ngjarja ndodhi në fshatin Vloçisht të Maliqit, ditën e sotme. Fatmirësisht flakët nuk janë përhapur më tej, fal edhe ndërhyrjes së zjarrfikësve. Nuk raportohet për të dëmtuar, por vetëm dëme materiale