Kronikë
-
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 30 vite burg për Andrew Bode, ekzekutorin e biznesmenit Edmond Papa, dhe 25 vite për bashkëpunëtorin e tij, Alban Velo, për vrasje me paramendim në bashkëpunim. Ngjarja ndodhi në dhjetor 2022 në Tiranë, ku Papa u qëllua 9 herë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa motivi i vrasjes ishte hakmarrja.
4 Qershor 2025, 12:07 -
Divjakë/ Dhunoi të birin, policia arreston 70-vjeçarin! I gjenden në banesë 138 fishekë, 119 kapsolla dhe 9 karikatorë
4 Qershor 2025, 12:01Policia e Divjakës arrestoi 70-vjeçarin M. M., pasi dhunoi djalin e tij dhe iu gjet në banesë një arsenal municionesh të mbajtura pa leje. Gjatë kontrollit, u sekuestruan një granatë, 138 fishekë, 119 kapsolla detonatore dhe 9 karikatorë.
-
Tentoi të korruptonte policin për të shmangur gjobën, arrestohet 20-vjeçari në Durrës
4 Qershor 2025, 11:37Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë 20-vjeçarin K.G., pasi u kap duke drejtuar motomjet pa leje, ku tentoi të korruptonte efektivin e Rrugores për të shmangur gjobën. I riu akuzohet për korrupsion aktiv ndaj punonjësit të policisë.
-
Dosja e ARRSH-së/ Caktohet gjyqtari i çështjes! 22 të pandehur dhe 2 kompani, mes tyre Evis Berberi dhe drejtori Gentian Gjyli
4 Qershor 2025, 11:19Gjyqtari Bib Ndreca është caktuar për të shqyrtuar dosjen e 'ARRSH', ku SPAK ka dërguar për gjykim 22 të pandehur dhe dy shoqëri për akuza si korrupsion, mashtrim dhe shkelje të barazisë në tendera. Tre persona ndodhen në arrest, përfshirë ish-drejtorin Evis Berberi, ndërsa 19 të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë.
-
Tiranë/ Dy fabrikat i shisnin veshjet me marka fake në tregjet e vendit! Arrestohet edhe djali i ish-kandidatit për deputet të PD-së
4 Qershor 2025, 11:06Shkon në 6 numri i të arrestuarve në Tiranë, pas zbulimit të 2 fabrikave të prodhimit të veshjeve me marka të njohura ndërkombëtare të falsifikuara.
-
Stërvitja ‘Defender Europe 25’, në Bizë, Vengu: Konsolidojmë ndërveprimin me aleatët
4 Qershor 2025, 11:01Defender Europe 25” do të zgjasë deri më 9 qershor dhe ka për qëllim rritjen e gatishmërisë së përbashkët, ndërveprimit të forcave dhe kapacitetit të përgjigjes ndaj kërcënimeve në një ambient operacional kompleks.
-
Report Tv siguron FOTOT e drogës së sekuestruar në Finlandë! Dërgohej nga 4 'kokat' shqiptare, kokainë 'lexus' e laboratorët për përpunim
4 Qershor 2025, 10:454 kokat shqiptare të grupeve organizonin trafikun e drogës nga Shqipëria. Report Tv ka siguruar fotot e drogës që është sekuestruar në Finlandë, por edhe momente nga procesi i përpunimit të saj.
-
Lezhë/ Po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe pa patentë, arrestohet 33-vjeçari
4 Qershor 2025, 10:41Një 33-vjeçar i cili po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe pa patentë në rrugën dytësore “Milot-Lezhë, ka rënë në prangat e policisë së Lezhës.
-
Gjyqi për vrasjen e Jan Prengës/ SPAK dorëzon komunikimet në SkyEcc të Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentian Funiqit! Dërgon letërporosi për të tjerë
4 Qershor 2025, 10:42Në këtë seancë u diskutua për transkriptimet e Sky Ecc që SPAK ka administruar në kuadër të këtij gjykimi. Seanca e radhës do të zhvillohet më 20 qershor.
-
Ekzekutimi i anëtarit të Avdulajve në Durrës, dy në pranga! Sollën kontrabandë automjetin e përdorur nga autorët! Edhe një tjetër në kërkim (EMRAT)
4 Qershor 2025, 09:595 persona janë identifikuar si të përfshirë në vrasjen e Ermir Dedjas. Dy të arrestuarit sollën kontrabandë automjetin e përdorur nga autorët. Një 33-vjeçar u shpall në kërkim, përveç dy të tjerëve të shpallur më herët.
-
Tiranë/ Vodhën në mes të ditës kasafortën me 15 mijë euro në shtëpinë e mjekut, arrestohen dy 'skifterët'! Momenti kur e nxjerrin nga ashensori (VIDEO)
4 Qershor 2025, 09:36Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur kasafortën me 15 mijë euro në shtëpinë e një mjeku në rrugën “Muhamet Gjollesha”
-
Goditet një tjetër Call Center në Tiranë, pranga dy administratorëve! Mashtronin të huajt që të investonin në bursa fiktive
4 Qershor 2025, 09:18Dy administratorë të një Call Centeri të palicensuar janë arrestuar nga policia e Tiranës. Ata mashtronin të huajt që të investonin në bursa fiktive.
-
Gjirokastër/ Me kallashnikov me vete, eksploziv dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati (EMRI)
4 Qershor 2025, 09:01Një 18-vjeçar nga fshati Lazarat ka rënë në prangat e policisë. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e të riut blutë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 14 kapsolla detonatore elektrike, kallëp eksplozivi dhe sasi kokaine
-
Skemë mashtrimi në Elbasan, falimentuan 7 fasoneritë për të shmangur tatimet, arrestohen 3 biznesmenët, 2 në kërkim! Dëmi 14 mln lekë
4 Qershor 2025, 08:24Dy shqiptarë dhe një italian u arrestuan pasi dyshohet se për t’i shpëtuar detyrimeve tatimore, falimentuan në letra 7 fasoneri në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, por puna vazhdoi. 2 biznesmenë italianë u shpallën në kërkim, ndërsa dëmi që i shkaktuan shtetit është 14 mln lekë. Dyshohen të përfshirë edhe zyrtarë të tatimeve e Doganave.
-
Dorëhiqet Ermal Onuzi, komandanti i Gardës së Republikës! U emërua në detyrë 9 muaj më parë
3 Qershor 2025, 19:46Burime informojnë për Report Tv se Ermal Onuzi e ka dorëzuar dorëheqjen vetëm 9 muaj pasi u emërua në këtë detyrë. Motivacioni dhe shkaqet e këtij largimi nuk dihen ende
-
Plagosja e kamerierit 15-vjeçar në picerinë në Tiranë, policia gjen pistoletën 'Stilolaps', arrestohet autori: Ishte aksidentale (EMRI)
3 Qershor 2025, 19:22Tre nga të arrestuarit tashmë për ngjarjen akuzohen se e fshehën atë bashkë me administratorin, teksa hoqën edhe DVR-të për pamjet nga kamerat e sigurisë. Mbeten të paqarta dinamika dhe shkaqet, krimi me një armë pistoletë-stilolaps. I dyshuari pretendon se ngjarja ishte aksidentale dhe armën e hodhi në zonën e 'Don Boskos', por është gjetur nga policia në një pusetë.
-
Trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn
3 Qershor 2025, 18:34Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, i shpallur fajtor për trafikimin e 613 kg kokainë nga Amerika Latine nëpërmjet kompanisë së tij 'Arbi Garden'. Po ashtu, u konfirmuan edhe dënimet për bashkëpunëtorët Donaldo Lushaj me 10 vjet e 8 muaj dhe Armando Pezaku me 8 vjet e 8 muaj burg.
-
-
Elbasan/ Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete, 5 të plagosur (VIDEO)
3 Qershor 2025, 17:58Një aksident i rëndë me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në Elbasan, ku 5 persona janë plagosur. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
-
Goditja e 4 grupeve kriminale shqiptare, Keti Banushi: Hetimet 2- vjeçare, personat e kapur të panjohur! Një efektiv policie i jepte të dhëna Alibejt nga TIMS
3 Qershor 2025, 17:38SPAK, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, ka goditur një rrjet kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar droge dhe që drejtohej nga shqiptarë.Gazetarja Keti Banushi tha se operacioni ishte i suksesshëm dhe se personat e kapur janë të panjohur në Shqipëri.
