Kronikë
-
Hetimet e autoriteteve italiane për grupet e trafikut të kokainës që vepronin mes Durrësit dhe jugut të Italisë, nxorën në pah dhe faktin se paratë e trafiqeve vinin në Shqipëri duke përdorur linjat e autobusëve. I penduari i Drejtësisë Nuredin Dumani, ka konfirmuar për prokurorët italianë se kjo është rruga kryesore e shfrytëzuar nga trafikantët. Dumani po ashtu ka zbuluar se telefonat e koduar, që përdoreshin nga eksponentët e botës së krimit gjenden lehtësisht në disa dyqane në Tiranë
22 Maj 2025, 16:16 -
I akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish-policit Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për dënimin e Blendi Tetës me 25 vite burg
22 Maj 2025, 16:04Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Blendi Tetën, i akuzuar për përfshirjen e tij në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e shënuar më 27 gusht 2019.
-
Kolegji Profesional i Formimit Policor merr akreditim ndërkombëtar, Van Horn: Standard global, Policia shqiptare partnere e SHBA! Proda: Sukses me ndihmën e partnerëve
22 Maj 2025, 15:33Ceremoni te Akademia e Sigurisë/ Kolegji Profesional i Formimit Policor merr akreditimin ndërkombëtar, që cilësohet edhe si një hap historik drejt standardeve të reja të arsimit policor në Shqipëri. Flasin Kathryn Hammond, e dërguar nga e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA, Nancy van Horn, kryepolici Ilir Proda, përfaqësues nga MB dhe të ftuar të tjerë. Ky vlerësim rreshton Akademinë mes 4 më të nderuarave
-
-
Vrasja e Martin Canit, debate të forta në seancë! Shpërthen babai i të plagosurit: Ju po flini gjumë mbi dosje, Gjykata e Tiranës e nxjerr nga salla! Pyeten 5 të mitur
22 Maj 2025, 15:12Ngjarja që tronditi më 18 nëntor 2024 opinionin ka kaluar për proces në gjykatë ndaj autorit të dyshuar të krimit. Babai i të plagosurit shpreh pakënaqësi me hetimet, pasi krimi nuk u parandalua, deklarata e prokurores se “prindërit ndoshta po flinin” e irriton, nxirret nga gjyqi. Seanca tjetër më 28 maj, do pyeten 8 të mitur të tjerë. Sherri nisi gjatë ndeshjes në Kavajë një ditë para krimit
-
Lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave, ambasada e SHBA thirrje: Kush ka informacione të informojë DEA-n! Të përkushtuar të punojmë së bashku me Shqipërinë
22 Maj 2025, 15:03Në një postim në rrjete sociale, ambasada vë në dispozicion edhe kontaktin me DEA-n për këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës dhe pastrimit të të ardhurave nga droga.
-
Operacioni ‘Ura’, Dervishi për Report TV: U godit maja e piramidës! Nëse ‘zbërthehet’ Google Pixel, mund të zbardhet vrasja e Ervis Martinajt
22 Maj 2025, 14:39Dervishi, në një intervistë për Report TV, foli për operacionin e përbashkët të autoriteteve italiane dhe shqiptare, ku në Shqipëri u godit një grup kriminal me bazë në Durrës dhe dy të tjerë në Bari. Ai tha se me ‘zbërthimin’ e Google Pixel, mund të zbardhet edhe vrasja e Ervis Martinajt.
-
Zbardhet skema, si funksiononte grupi kriminal i Adi Çobës! ‘Bisha’ udhëzonte me SkyECC nga Durrësi! ‘Rrjeti’ i shqiptarëve përpunonin drogën, italianët e shisnin
22 Maj 2025, 14:18Nga Durrësi, Adi Çoba jepte direktivat për trafikun e drogës drejt Italisë. Me 4 nofka, Çoba komunikonte me anëtarët e grupit përmes SkyECC. Në Itali drogën e prisnin anëtarët shqiptarë, të cilët e përpunonin dhe ia shpërndanin italianëve për ta shitur në treg. Më pas, paratë e fituara i sillnin në Shqipëri përmes linjave të autobusëve.
-
Operacioni Ura/ Gjykata e Tiranës miraton kërkesën për ekstradimin e Ekil Nderjakut dhe Ervis Detit nga Shqipëria në Itali! ‘Kili’ në burg edhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja
22 Maj 2025, 14:10Me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi, Gjykata vendosi arrest në burg deri në mbërritjen e dokumentacionit nga Italia.
-
Korçë/ Fëmija 2-vjeç bie nga ballkoni i katit të dytë, shpëton mrekullisht
22 Maj 2025, 13:40Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Kamenicë të Korçës një ditë më parë.
-
Pacientja vdes pas operacionit për ngushtimin e stomakut në klinikën ‘Villa Alba’ në Durrës! Mjeku vihet nën hetim: Pësoi infarkt një ditë pas ndërhyrjes
22 Maj 2025, 12:33Operacioni për rënien në peshë ka rezultuar fatal për një 54-vjeçare nga Durrës. Valbona Xha Zejno humbi jetën një ditë më parë në spitalin privat “Villa Alba” ndërsa sot familjarët i dhanë lamtumirën. Mjeku thotë se pacientja vdiq një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe se ka pësuar infarkt.
-
Dosja 5D, GJKKO rrëzon kërkesën e katër prej të pandehurve për ndarjen e çështjes
22 Maj 2025, 11:43Kërkesën e katër të akuzuarve për t’u ndarë më vete për shkak të veprave penale, trupa e gjykimit e rrëzoi, çka do të thotë që i gjithë grupi do të gjykohet së bashku.
-
Dosja ‘Toyota Yaris’/ Ndikoi për vendimet te njerëzit e drejtësisë, dënohet me 4 vite burg edhe avokati Radovan Çela
22 Maj 2025, 10:26GJKKO ka dënuar me 4 vite burg avokatin Radovan Çela i cili akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë, në dosjen 'Toyota Yaris'.
-
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës, dy në kërkim! Një maroken u solli mjetin autorëve një ditë para vrasjes më pas u larguan drejt Italisë
22 Maj 2025, 10:17Dy persona janë në kërkim, si bashkëpunëtorë në vrasjen e Ermir Dedja-s, në Durrës, anëtar i grupit të Avdylajve. Ata dyshohet se u siguruan autorëve makinën e përdorur në vrasje. Report TV mëson se të dy janë larguar drejt Italisë.
-
Pas operacionit 'Ura’, shtohen kontrollet e imtësishme në portin e Vlorës
22 Maj 2025, 10:10Përforcohen masat me kontrolle të imtësishme në vijë të parë dhe të dytë në portin e Vlorës.
-
Tiranë/ Shkelën rregullat e qarkullimit, Policia Rrugore: 6000 gjoba gjatë 72 orëve! 14 shoferë të arrestuar dhe nën hetim
22 Maj 2025, 10:08Policia Rrugore e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar për mediat ka bërë me dije se gjatë 72 orëve ka vënë 6000 gjoba për shkelje të qarkullimit rrugor
-
Doli në dosjen ‘Ura’, vëllai i truprojës së Berishës ishte një ndër furnizuesit e drogës nga Shqipëria drejt Italisë! Bashkëpunonte me Gerti Aliun, përgjimet që e nxorën zbuluar
22 Maj 2025, 08:46Emri i Redi Tushës, vëllai i Ervis Tushës, njëri prej truprojave të Sali Berishës, del në ‘dritë’ nga përgjimet ambientale të kryera ndaj Erigels Presit, Genci Telollarit dhe Gerti Aliut. Në dosjen italiane, që ka siguruar Report TV, thuhet se luante rol kyç në trafikun e heroinës, duke vepruar si një furnizues i lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.
-
Çmontoi disa grupe kriminale, zbulohet për herë të parë akt marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë
21 Maj 2025, 22:54Pas trasferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, duke premtuar zbardhjen e krimeve, dosjet e të cilave kishin zënë pluhur prej vitesh.
-
Operacioni 'Ura'/ Beqiri në Report Tv: BKH po zbërthen SKY ECC! Softa: Droga blihej edhe me kripto! Topalli: Çoba drejtonte e rekrutonte! Basha: SPAK s’është më me 7 porta
21 Maj 2025, 21:41"Repolitix" në Report Tv analizon detaje nga dosja e megaoperacionit 'Ura', të zhvilluar në Itali dhe Shqipëri. Kush janë krerët e organizatës shqiptare të kartelit, si rekrutoheshin anëtarët, transfertat për blerje të drogës edhe me kripto në Ekuador, si vinin fitimet dhe ku ndodhej baza e kësaj sindikate kriminale. Flasin ekspertët e sigurisë Fatjon Softa dhe Faik Basha, avokati Idajet Beqiri dhe gazetarja Aida Topalli
-
Operacioni 'Ura', në kërkim edhe Redi Tusha, vëllai i truprojës së Sali Berishës! Pjesë e grupit që trafikonte drogë drejt Italisë
21 Maj 2025, 21:21Redi Tusha, në kërkim dhe me masë "arrest në burg" me vendim të autoriteteve italiane, për llogari të operacionit "Ura", ku u firmosën 26 urdhër-arreste, rezulton të jetë vëllai i Ervis Tushës, i cili është një nga truprojat e Sali Berishës. Në dosjen e autoriteteve italiane lidhur me megaoperacionin "Ura", Redi Tusha akuzohet për trafik droge në të paktën 2 raste.
