Kronikë
-
Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, task-forca e Bashkisë Lezhë, vijon kontrollet përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit, me fokus në lirimin e hapësirave publike dhe verifikimin e abuzimeve me çmimet gjatë sezonit turistik.
11 Korrik 2025, 16:03 -
Zjarr i madh në Skuraj të Kurbinit, relievi i thyer vështirëson ndërhyrjen për shuarjen e flakëve, mbërrin helikopteri i ushtrisë (VIDEO)
11 Korrik 2025, 15:59Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor në Skuraj të Kurbinit, pranë Rrugës së Kombit. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e emergjencave, por terreni i thyer e ka vështirësuar ndërhyrjen.
-
Tiranë/ I dënuar për tentativë vrasjeje, drogë e grup kriminal, sekuestrohen 5 pasuri me vlerë 875 mijë euro të 32-vjeçarit dhe familjes (LISTA)
11 Korrik 2025, 15:31Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës dhe urdhrit të Prokurorisë, Policia dhe Agjencia për Hetimin dhe Pastrimin e Parave sekuestroi pesë asetet e të riut të dënuar për tentativë vrasje, drogë dhe grup kriminal
-
Manja: Prokurorja Gjeli nuk nisi hetimin për ndërtimin në Theth, nuk lejojmë që tolerimi i paligjshmërisë të jetë precedent
11 Korrik 2025, 15:26Pas kritikave të Ramës për mosfillimin e hetimeve për një ndërtim pa leje në Theth, prokurorja e Shkodrës Elsa Gjeli i kërkon KLP-së të reagojë. Ministri i Drejtësisë që kërkoi hetim disiplinor ndaj Gjelit tha se nuk do të lejojë që të krijohet një precedent i rrezikshëm për tolerimin e paligjshmërisë.
-
Makina përfshihet nga flakët të qendër të Fierit, nuk ka të lënduar (VIDEO)
11 Korrik 2025, 14:44Një automjet tip “Fiat” është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qendër të Fierit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
-
Vrasësi i burrit u dënua me 8 vite burg, e moshuara kundër gjykatës dhe prokurorit të Fierit: Tallje! Nuk ishte pulë që ra në kanal, por njeri! Kërkoj drejtësi
11 Korrik 2025, 14:26Ilir Nukaj, i cili 9-muaj më parë i mori jetën të moshuarit, Namik Rustemi, se nuk i shiti birra, u dënua nga Gjykata e Fierit me 8 vite burg. Vendimi ka sjellë revoltën e familjen Rustemi. Me lot në sy, bashkëshotja e të ndjerit, Ajdine Rustemi, që ra dhe vete pre e dhunës së Nukajt kërkon ashpërsimin e dënimit. Ajo fajëson prokurorin dhe trupën gjyqësore të Fierit.
-
-
Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Vlorë, 3 të reja nga Venezuela nën hetim! Në kërkim tutorja spanjolle
11 Korrik 2025, 14:08Policia e Vlorës ka goditur një rast të shfrytëzimit të vajzave të huaja për prostitucion. Të rejat nga Venezuela që ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira në lagjen “Pavarësia 3” do të hetohen në gjendje të lirë.
-
Zjarr i madh në fshatin Hudënisht të Pogradecit, shuhet pas dy orësh luftë me flakët në terren të vështirë (VIDEO)
11 Korrik 2025, 14:04Një vatër zjarri u aktivizua ditën e sotme në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha mbi fshatin Udënisht të Pogradecit, duke rrezikuar përhapjen në një masiv pyjor të konsiderueshëm. Flakët u favorizuan nga era dhe terreni i thyer malor, ç’ka e bëri ndërhyrjen të vështirë dhe vetëm nga toka. 20 forca në aksion, grup monitorimi që të mos riaktivizohet vatra
-
Kurbin/ Me snajper të mbushur në makinë dhe tentoi të përplaste policët, ‘Fokusi’ prangos pas dy vitesh 25-vjeçarin! Dyshohet se do bënte vrasje (EMRI)
11 Korrik 2025, 13:43I ndaluari mbante edhe identitet të dytë. Më 2023 akuzohet se tentoi të përplaste efektivët e policisë në aksion. Braktisi mjetin në fshatin Gurrëz, ku u gjet pushka snajper e mbushur. Operacioni është koduar “Fokusi” dhe u krye në zonën e Fushë-Kuqes. Person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Gjykata e Kurbinit kishte dhënë "arrest me burg" në mungesë
-
Gramsh/ E zuri poshtë masivi i dheut teksa po punonte, ndërron jetë 58-vjeçari
11 Korrik 2025, 13:38Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në Gramsh ditën e sotme, pasi e zuri poshtë një masiv dheu.
-
Dyshohet se bleu vota për PSD më 11 maj, kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës pyetet 1 orë në SPAK si person nën hetim
11 Korrik 2025, 13:30Për gati një orë ka qëndruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme këtë të premte Kristjan Shkreli, kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, i cili është marrë në pyetje si person nën hetim për blerje votash.
-
Pjesë e grupit të Gjergj Cukalit, Prokuroria e Tiranës sekuestron 875 mijë euro pasuri të Paris Prengës dhe familjes së tij
11 Korrik 2025, 13:12Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e Paris Prengës dhe familjarëve të tij, i cili është dënuar për disa vepra penale, si vrasje dhe për pjesëmarrje në grupe kriminale.
-
Mbytet turistja në Vlorë, rëndë e bija! Plazhi privat pa vëzhgues, qytetari që i nxori nga uji: Ambulanca 30 minuta me vonesë! 6 të shoqëruar
11 Korrik 2025, 13:11Një turiste ukrainase është mbytur në Vlorë. Fatmirësisht një qytetar ka arritur të shpëtojë vajzën e saj. Plazhi privat në Lungomare ky po pushonin turistët e huaj rezulton se nuk kishte vëzhgues. Shoqërohen 6 persona, mes tyre policë bashkiakë.
-
SPAK operacion antidrogë/ Godet grupin e strukturuar kriminal në 4 qytete të vendit! 7 të arrestuar, vetëdorëzohet ish shefi i Krimeve, 6 në kërkim (EMRI)
11 Korrik 2025, 12:47Zbërthimi i aplikacionit Skyecc ka zbuluar një grup kriminal që akuzohet për 7 episode trafiku ndërkombëtar droge dhe për vepra të tjera penale. 7 janë vënë në pranga dhe 6 të tjerë nuk në kërkim pasi nuk janë gjetur në Shqipëri. Mes të arrestuarve edhe një punonjës policie që i jepte të dhënat e TIMS trafikantëve.
-
U mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi dy turistët, i jepet sot lamtumira e fundit kapitenit hero Arben Anamali
11 Korrik 2025, 12:30Sot, në një atmosferë të zymtë nga dhimbja dhe lotët, i jepet lamtumira e fundit kapitenit Arben Anamali, i shpallur Dëshmor i Atdheut pas aktit të jashtëzakonshëm të sakrificës që i mori jetën teksa shpëtoi dy të huaj nga mbytja.
-
Operacioni ‘Ura’/ Apeli i GJKKO-së shtrëngon masën për avokatin Armand Tragaj me arrest shtëpiak! Në fuqi masat për 11 të tjerët (VENDIMI)
11 Korrik 2025, 12:19Vendimi u dha sot nga Apeli, teksa trupa gjykuese la të pandryshuar vendimin për 11 akuzuarit e tjërë, në kuadër të operacionit të SPAK të koduar “Ura”. Operacioni bashkë me Antimafian Italiane, organizata shqiptare në trafik ndërkombëtar kokaine nga Amerika Latine, përgjimet e SKY ECC e tradhtuan. Grupi drejtohej nga Ervis Doçi. SPAK u sekuestroi 21 pasuri me vlerë 12 mln euro
-
Himarë/ I zaptoi parcelën e plazhit në përdorim në Borsh, 58-vjeçarja denoncon ‘pushtuesen’
11 Korrik 2025, 12:14Policia mori nën procedim M. V., 54 vjeçe, banuese në fshatin Borsh, pasi është kallëzuar Z. Xh., 58 vjeçe, me pretendimin se i ka zaptuar një parcelë plazhi, për të cilën ajo ka lidhur kontratë për përdorim
-
Dibër/ I përfshirë në grupin e shpërndarjes së drogës në Klos, ‘Pritja’ prangos në Tiranë 29-vjeçarin e kërkuar
11 Korrik 2025, 12:03Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim për drogë është arrestuar nga Policia e Dibrës gjatë operacionit të koduar ‘Pritja’, ndërsa më parë ishte arrestuar edhe një tjetër person i dyshuar
-
Kavajë/ Zaptuan hapësirat publike, policia aksion për lirimin e tyre në Golem! 3 persona nën hetim
11 Korrik 2025, 11:52Blutë bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për tre persona pasi kishin zënë 3 hapësira publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin.