Kronikë
-
Administrata Tatimore aksion në Shkodër, zbulon hotelin me 52 dhoma, i ndarë në dy NIPT-e brenda anëtarëve të familjes dhe që deklaronte 11-29% të përdorimit dhe nga 20 dhoma për secilin ndarje. Gjobiten dy herë nga 25 mijë lekë për faturat dhe një herë 50 mijë lekë për punonjës të paregjistruar
12 Korrik 2025, 21:50 -
Korçë/ U gjenden medikamente kontrabandë, nën akuzë 2 pronarët e farmacive! Dyshohet se ilaçet u futën nga Greqia
12 Korrik 2025, 20:31Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare konfirmuan se i referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për A. M., 28 vjeç, dhe L. Q., 43 vjeçe, banues në Korçë
-
Shkodër/ Gjendet i pajetë brenda makinës së një firme tregtare trupi i 50-vjeçarit! Ja për çfarë dyshohet
12 Korrik 2025, 20:01Policia vendore konfirmoi ngjarjen e ndodhur në orët e para të mbrëmjes së sotme, në lagjen “Qemal Stafa”. Viktima ndodhej në sedilen e pasagjerit të mjetit të një subjekti tregtar. Nisin hetimet, pritet ekspertiza mjeko-ligjore
-
Shkodër/ Shpërthen bombola e gazit, plagoset pronari i banesës! Dërgohet në spital, jashtë rrezikut për jetën
12 Korrik 2025, 18:51Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Partizani” të Shkodrës, kurse shkaqet mbeten ende të panjohura, teksa policia vendore ka nisur hetimet. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
-
Në linjën Vlorë-Brindisi do punojnë 2 tragete, fluks udhëtarësh në Port, 950 pasagjerë dhe 20 kampera turistësh vetëm sot! Shtohen sportelet (VIDEO)
12 Korrik 2025, 18:40Sipas të dhënave zyrtare nga Porti i Vlorës, vetëm gjatë ditës së sotme kanë mbërritur përmes linjës detare 950 pasagjerë, 200 automjete dhe 20 kampera, me turistë të huaj apo emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali. Për të përballuar fluksin në hyrje-dalje, po punohet me 6 sportele
-
-
Elbasan/ Dyshohej si shpërndarës, përveç kanabisit Policia i gjen 27-vjeçarit edhe mbi 51 mijë euro cash në banesë, i sekuestrohen! Nën akuzë dhe një i dytë
12 Korrik 2025, 17:37Dy të rinj të dyshuar si shpërndarës droge janë marrë nën akuzë nga Policia në aksione të ndara. Njërit prej tyre iu gjetën në banesë mbi 51 mijë euro, që tani duhet t’i justifikojë me dokumente, pasi iu sekuestruan si provë materiale. Një 31-vjeçar në kërkim pasi përndoqi dhe kanosi një vajzë në rrjetet sociale
-
Mbetjet urbane, telat dhe shkëndija elektrike i vënë zjarrin tre tokave të mbjella me ullinj e pemë frutore në Gramsh dhe Belsh
12 Korrik 2025, 17:01Mbetjet urbane dhe shkëndija elektrike i vënë zjarrin sipërfaqeve të mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme tek banorët në fshatrat Gjyralë, Lokalitet dhe Fierzë. Të trija rastet dyshohet se kanë ndodhur në rrethana aksidentale, por hetimet janë ende aktive
-
Gramsh/ Vdiq teksa hapte pusin pa leje pasi e zuri masivi i dheut, Policia prangos pronarin objektit dhe drejtuesin e fadromës
12 Korrik 2025, 16:47Vdekja e një 58-vjeçari duke hapur dje një pus pa leje në fshatin tervol të Gramshit, pasi e zuri masivi i dheut që po gërmohej me fadromë, çon në prangat e Policisë drejtuesin e mjetit dhe pronarin e objektit
-
Bulqizë/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, njëra prej tyre godet pishën dhe përfundon në trotuarin pranë dyqaneve! S'ka të lënduar (VIDEO)
12 Korrik 2025, 16:19Një nga mjetet ka dalë nga rruga në trotuar, ku ka dëmtuar një pemë pishe, aty ku ka edhe dyqane. Por për fat të mirë s’ka pasur persona të lënduar
-
Vlorë/ Policia vijon aksionin për parkimet e gabuara, i largon mjetet me karrotrec! Kryepolici Çela paralajmëron edhe ndjekje penale për shkelësit (VIDEO)
12 Korrik 2025, 16:06Policia e Vlorës vazhdon aksionin për largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të kundraligjshme, ose kundravajtje, në kuadër edhe të aksionit për lirimin e hapësirave publike. Drejtuesi i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, tha për Report Tv se nuk do të ketë më asnjë tolerim, por vetëm masa administrative e ndjekje penale
-
-
Hodhi beton në Korçë-Voskopojë për ndërtime, në pranga administratori! Nën hetim kreu i IMT dhe vartësi! Ndëshkohen edhe 3 oficerë policie (EMRAT)
12 Korrik 2025, 15:38Ndërtoi pa leje në zonën e Voskopojës, arrestohet administratori i subjektit privat. Procedohen penalisht edhe kryeinspektori dhe inspektori i IMT-së së Bashkisë Korçë. Pezullohen dhe procedohen nga ana disiplinore dy nënkomisarë dhe inspektori i Policisë së Korçës. Dy pezullohen, njëri nën procedim disiplinor. Akuzë për shpërdorim detyre, nuk kontrolluan territorin dhe as raportuan
-
-
-
Lezhë/ Bëri parakalim të gabuar, shoferi ndëshkohet me 12 mijë lekë gjobë dhe heqjen e 10 pikëve nga patenta (VIDEO)
12 Korrik 2025, 15:21Parakaloi në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, procedohet administrativisht drejtuesi i automjetit me gjobë 12 mijë lekë dhe heqjen e 10 pikëve nga patenta. Video në Hartën Digjitale të Aksidenteve Rrugore tradhtoi shoferin
-
-
Belgjika, Greqia dhe Serbia sjellin nën pranga 3 të kërkuar për prostitucion, pastrim parash, drogë e trafik makinash! Dy prej tyre të dënuar (EMRAT)
12 Korrik 2025, 15:03Greqia, Serbia dhe Belgjika sjellin në pranga 3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare. Të ekstraduarit janë të dënuar me burg për prostitucion, pastrim parash, kultivim droge dhe trafik mjetesh motorike
-
-
Librazhd/ Tentoi të kryente marrëdhënie me 25-vjeçaren, arrestohet autori
12 Korrik 2025, 14:45Një 55-vjeçar u arrestua nga blutë e Librazhdit pasi ishte i shpallur në kërkim për "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura", mbetur në tentativë.