Kronikë
-
Një 18-vjeçar nga fshati Lazarat ka rënë në prangat e policisë. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e të riut blutë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 14 kapsolla detonatore elektrike, kallëp eksplozivi dhe sasi kokaine
4 Qershor 2025, 09:01 -
Skemë mashtrimi në Elbasan, falimentuan 7 fasoneritë për të shmangur tatimet, arrestohen 3 biznesmenët, 2 në kërkim! Dëmi 14 mln lekë
4 Qershor 2025, 08:24Dy shqiptarë dhe një italian u arrestuan pasi dyshohet se për t’i shpëtuar detyrimeve tatimore, falimentuan në letra 7 fasoneri në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, por puna vazhdoi. 2 biznesmenë italianë u shpallën në kërkim, ndërsa dëmi që i shkaktuan shtetit është 14 mln lekë. Dyshohen të përfshirë edhe zyrtarë të tatimeve e Doganave.
-
Dorëhiqet Ermal Onuzi, komandanti i Gardës së Republikës! U emërua në detyrë 9 muaj më parë
3 Qershor 2025, 19:46Burime informojnë për Report Tv se Ermal Onuzi e ka dorëzuar dorëheqjen vetëm 9 muaj pasi u emërua në këtë detyrë. Motivacioni dhe shkaqet e këtij largimi nuk dihen ende
-
Plagosja e kamerierit 15-vjeçar në picerinë në Tiranë, policia gjen pistoletën 'Stilolaps', arrestohet autori: Ishte aksidentale (EMRI)
3 Qershor 2025, 19:22Tre nga të arrestuarit tashmë për ngjarjen akuzohen se e fshehën atë bashkë me administratorin, teksa hoqën edhe DVR-të për pamjet nga kamerat e sigurisë. Mbeten të paqarta dinamika dhe shkaqet, krimi me një armë pistoletë-stilolaps. I dyshuari pretendon se ngjarja ishte aksidentale dhe armën e hodhi në zonën e 'Don Boskos', por është gjetur nga policia në një pusetë.
-
Trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn
3 Qershor 2025, 18:34Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, i shpallur fajtor për trafikimin e 613 kg kokainë nga Amerika Latine nëpërmjet kompanisë së tij 'Arbi Garden'. Po ashtu, u konfirmuan edhe dënimet për bashkëpunëtorët Donaldo Lushaj me 10 vjet e 8 muaj dhe Armando Pezaku me 8 vjet e 8 muaj burg.
-
-
Elbasan/ Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete, 5 të plagosur (VIDEO)
3 Qershor 2025, 17:58Një aksident i rëndë me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në Elbasan, ku 5 persona janë plagosur. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
-
Goditja e 4 grupeve kriminale shqiptare, Keti Banushi: Hetimet 2- vjeçare, personat e kapur të panjohur! Një efektiv policie i jepte të dhëna Alibejt nga TIMS
3 Qershor 2025, 17:38SPAK, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, ka goditur një rrjet kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar droge dhe që drejtohej nga shqiptarë.Gazetarja Keti Banushi tha se operacioni ishte i suksesshëm dhe se personat e kapur janë të panjohur në Shqipëri.
-
Ministri Hoxha pret ambasadorin e Spanjës: Forcojmë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave
3 Qershor 2025, 16:24Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Tiranë, Gabriel Cremades Ventura me të cilin bisedoi rreth thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe çështjeve të brendshme.
-
4 'kapot' shqiptarë 'mbushën' Finlandën me drogë, SPAK: Trafikuan 900 kg kanabis, kokainë e amfetaminë! EMRAT e 9 të arrestuarve, mes tyre një femër
3 Qershor 2025, 16:18SPAK ka dhënë edhe detajet e hetimit dhe operacionit ndërkombëtar, ku grupet kriminale trafikonin nga Spanja dhe Holanda drejt vendit të Skandinavisë. Masa sigurie për 11 shtetas shqiptarë, akuzohen se trafikuan 400 kg amfetaminë (drogë sintetike), 500 kg kanabis dhe kokainë. Zbulohen 9 emrat e të arrestuarve në Vlorë, njëri me dy identitete dhe një tjetër është femër
-
Tiranë/ Theu masën e sigurisë 'arrest shtëpie' dhe vodhi një automjet, arrestohet 36-vjeçari
3 Qershor 2025, 16:12Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe të Komisariatit të Policisë Rrugore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Duplicate", si rezultat i të cilit u ndalua D. Ç., 36 vjeç, banues në Tiranë.
-
-
Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku në 2017, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim përjetë për porositësin dhe bashkëpunëtorin
3 Qershor 2025, 14:21Prokuroria e Tiranës ka kërkuar mbylljen përjetësisht në qeli të dy të akuzuarve Bledar Jambelli dhe Krisqa Leci të dyshuar si porositës të vrajses së ish komisarit të policisë Artan Cuku. Ata janë gjykuar në mungesë pasi megjithese janë arrestuar në Greqi nuk jane ekstraduar në Shqipëri. Gjykata pritet ta japë vendimin në 16 qershor
-
Kurbin/ Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua, shpallet në kërkim shoferi
3 Qershor 2025, 13:55Shoferi i cili përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut-Laç”, është identifikuar dhe shpallur në kërkim
-
-
Bulqizë/Përplasen dy makina te ‘Ura e Vocit’, dy persona përfundojnë në spital
3 Qershor 2025, 13:26Dy automjete janë përplasur në vendin e quajtur 'Ura e Vocit' në Bulqizë, duke lënë të lënduar lehtë drejtuesit V.D. dhe A.H., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
4 shqiptarë drejtonin grupet kriminale të trafikut të drogës! 2 me origjinë nga Vlora, 2 të tjerët nga Kuçova e Berati! Si kryhej transporti
3 Qershor 2025, 13:19Bëhet fjalë për 4 grupe kriminale të drejtuara nga shqiptarë, të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë mes tyre për organizimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Shqipëria, Spanja e Holanda drejt Finlandës.
-
-
-
