Kronikë
-
Trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Sokol Çomo në rolin e kryesuesit, Albana Shtylla si relatore dhe anëtaret Ina Rama, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, pas shqyrtimit të çështjes në dhomë këshillimi, vendosi me shumicë votash për përfundimin e procesit të rivlerësimit për Arqile Bashon pa një vendim përfundimtae.
2 Qershor 2025, 16:40 -
Mirditë/ Kultivonte kanabis në parcelë, arrestohet 35-vjeçari, policia asgjëson 225 fidanë (VIDEO)
2 Qershor 2025, 16:33Policia e Mirditës ka zbuluar në fshatin Trazhë një parcelë me 225 fidanë kanabis sativa, ndërsa në pranga ka vënë 35 vjeçari Ervin Lleshaj, banues në fshatin Prosek, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
-
Mbi 4 mijë gjoba në një muaj, Rrugorja e Shkodrës bën bilancin: 6 shoferë të arrestuar (VIDEO)
2 Qershor 2025, 16:02Gjatë muajit maj, janë vendosur rreth 4997 gjoba, ndërsa janë arrestuar 6 drejtues mjetesh dhe ka nisur hetimi për 12 të tjerë, për veprat penale "Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
-
Drejtuesja e SHISH takim me shefin e CIA-s në SHBA, në qendër të takimit forcimi i raporteve Shqipëri-SHBA
2 Qershor 2025, 15:48Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, zhvilloi një vizitë në Uashington DC ku u takua me drejtues të lartë të agjencive amerikane të inteligjencës, përfshirë shefin e CIA-s, John Ratcliffe. Takimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe thellimin e partneritetit strategjik në fushën e sigurisë dhe inteligjencës.
-
Elbasan/ Nuk i gjobitnin shoferët që shkelin rregullat, Prokuroria çon në gjyq 6 efektivë policie për shpërdorim detyre dhe korrupsion
2 Qershor 2025, 15:28Gjashtë efektivë të Policisë Rrugore në Elbasan janë dërguar për gjykim nga Prokuroria, pasi akuzohen se nuk vendosnin gjoba ndaj shkelësve të qarkullimit rrugor në këmbim të përfitimeve. Ata përballen me akuzat për 'korrupsion pasiv' dhe 'shpërdorim detyre'.
-
Vlorë/ Kundërshtoi me dhunë efektivët e policisë pas një gjobe për parkim, arrestohet 39-vjeçari
2 Qershor 2025, 15:18Një 39-vjeçar u arrestua mbrëmjen e 1 qershorit në lagjen 'Hajro Çakërri' në Vlorë, pasi kundërshtoi me dhunë efektivët e policisë që i vendosën një gjobë për parkim të gabuar. Ai akuzohet për veprën penale 'Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.'
-
Gjyqi për vrasjen e Martin Canit, dëshmojnë pesë të mitur! Autori mohon akuzat
2 Qershor 2025, 14:05Dëshmia e të miturve është zhvilluar pa praninë e autorit të dyshuar, ashtu siç parashikohet nga ligji për mbrojtjen e të miturve në proceset gjyqësore.
-
Kavajë/ Tentoi të korruptonte efektivin që mos t’i vendoste gjobë, nis hetimi për 28-vjeçarin
2 Qershor 2025, 13:5128-vjeçari u ndalua nga Rrugorja në Harizaj me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë
-
Evis Berberi mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë! Në qeli dhe bashkëpunëtori i tij
2 Qershor 2025, 13:37Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-kreut të ARRSH Evis Berberi dhe të bashkëpunëtorit të tij Valter Begaj për zëvëndësim të masës së sigurisë. GJKKO vendosi vijimin e masës “arrest në burg” për të dy.
-
Rrugorja e Tiranës bën bilancin, 15 të arrestuar dhe 14 496 gjoba në një javë
2 Qershor 2025, 13:14Të paktën 15 shoferë janë arrestuar për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur/ose pa leje ndërsa nga ana tjetër Rrugorja bën me dije se ka pezulluar 21 leje drejtimi.
-
Treshja e dosjes Partizani/ Ulliri dënoi dy ish-kryebashkiakë të PS! Palloj, gjyqtare e dosjeve ‘big’! ‘Sikletet’ e Ndrecës me vettingun dhe dosjen 339
2 Qershor 2025, 13:08Kush janë tre gjyqtarët e caktuar me short për të gjykuar ish-kryeministrin Berisha në një prej dosjeve që pritet të tërheqë vëmendjen më të madhe publike. Skeda na njeh me historinë e 3 togave të zeza, përballja me vettingun dhe dosjet më të bujshme.
-
Akuzat për ‘trenin bullgar’ në Peqin, Prokuroria e Elbasanit i kthen përgjigje PD: Po hetojmë (por si ra alibia e Berishës)
2 Qershor 2025, 13:05Prokuroria e Elbasanit i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike për akuzat për manipulimin e votave në Pekisht të Elbasanit përmes trenit bullgar. Prokuroria e Elbasanit thotë se kanë regjistruar procedimin penal dhe janë në fazë verifikimi.
-
Sërish zjarr në pyllin e Darëzezës, 7 mjete zjarrfikëse punuan në terren! 10 ha në flakë, ndërhyrje edhe nga ajri me helikopterin 'Cougar'
2 Qershor 2025, 13:08Një zjarr masiv përfshiu rreth 10 hektarë pyll në Darëzezë, duke shkaktuar një situatë jashtë kontrollit për shkak të erës dhe terrenit të vështirë. Në shuarjen e flakëve u angazhuan 7 automjete zjarrfikëse, dhjetëra efektivë dhe mjete të rënda, ndërsa u bë edhe ndërhyrja nga ajri me helikopterin Cougar
-
Dogjën një ditë më parë një makinë në Burrel/ Vihet në pranga një nga autorët, shpallet në kërkim 25-vjeçari
2 Qershor 2025, 11:53Egri Koçi, 24 vjeç, është arrestuar në Burrel për djegien e një automjeti në bashkëpunim me një person tjetër, ndërsa Jurxhin Sada, 25 vjeç, është shpallur në kërkim. Policia po heton gjithashtu një 23-vjeçar për moskallëzim krimi në lidhje me ngjarjen.
-
Vdekja e turistit në Durrës/ Pronari u dha Jet Ski-në pa pasur leje drejtimi dhe s'i pajisi me jelekë! Vihet në pranga (EMRAT)
2 Qershor 2025, 11:34Policia arrestoi 56-vjeçarin Luis Xhumari, pronar i kompanisë që u dha me qira ‘Jet Ski’-në, dy turistëve që nuk kishin leje drejtimi. Si pasojë e aksidentit në det, 34-vjeëari britanik humbi jetën, ndërsa partnerja e tij është në gjendje të rëndë.
-
Afera Partizani/ Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do gjykojnë Berishën, dhëndrin e 3 të tjerët! Elsa Ulliri kryesuese
2 Qershor 2025, 11:15Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj janë treshja gjykuese për dosjen e aferës Partizani. Brenda 10 ditësh duhet të caktojnë datën e seancës së parë të gjyqit në themel.
-
Plagosja e kamarierit të mitur në picerinë në Tiranë, 3 në pranga! Në kërkim administratori dhe autori, u zhdukën pamjet filmike (EMRAT)
2 Qershor 2025, 10:47Dy persona u shpallën në kërkim dhe 3 të tjerë u arrestuan, pas plagosjes së një 15-vjeçari kamerier në një piceri në Tiranë. Autori dhe administratori i biznesit nuk u gjetën, ndërsa me 3 punonjësit prishën vendngjarjen dhe fshehën DVR-në e pamjeve të kamerave të sigurisë. Policia dyshon për ngjarje aksidentale, por nuk e përjashton mundësinë e një konflikti për çështje lekësh.
-
Ekzekutimi i 57-vjeçarit në Lezhë/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori! Policia shoqëron 10 persona të dyshuar për ngjarjen
2 Qershor 2025, 10:23Një ditë pas ekzekutimit të 57-vjeçarit Pjetër Kaza në Tale të Lezhës, policia ka identifikuar autorin e dyshuar, G. A. Viktima u qëllua me armë zjarri në momentin që po parkonte makinën në oborrin e shtëpisë, ndërsa trupi u gjet nga bashkëshortja në orët e para të mëngjesit.
-
Lot, lule dhe qirinj! Nxënësit e shkollës industriale nderojnë dy të rinjtë që humbën jetën pas aksidentit me motor në Vlorë
2 Qershor 2025, 10:12Sot familjarë, miq dhe shokë të tyre të kanë vendosur buqeta me lule, qirinj dhe një çelës servisi pikërisht në vendin ku u aksidentuan dy të rinjtë.
-
Truall, biznes dhe makina/ Prokuroria e Tiranës: Sekuestrohen pasuritë e një të dënuari për drogë në Angli
2 Qershor 2025, 09:58Sipas Prokurorisë, ai nuk i ka justifikuar ekonomikisht pasuritë në fjalë dhe dyshohet se janë fituar nga veprimtaria kriminale në shtetin anglez.
