Kronikë
-
Rreziku i rënies së gurëve në Torovicë të Lezhës vijon të jetë evident. Edhe pse u premtua se do të ketë ndërhyrje për rehabilitimin e zonës, gjithcka ka mbetur vetëm premtim. Realiteti vijon të jetë i njëjtë; në malin e Torovicës deri më tani nuk është marrë asnjë masë, ndërsa banorëve të kësaj zone po u rrezikohet jeta.
8 Dhjetor 2018, 16:17 -
Vdes një foshnje te materniteti 'Koço Gliozheni’ në Tiranë, familjarët: Mjekët vonuan operacionin, foshnja lindi me shenja jete
8 Dhjetor 2018, 16:22Dy ditë më parë një nënë nga Saranda ka lindur foshnjën e saj në maternitetin e ri 'Koço Gliozheni’ në Tiranë , pas tre ditësh që ishte në regjim spitalor në këtë maternitet. Por sot, foshnja ka vdekur dhe familjarët kanë bërë kallëzim ndaj mjekëve për neglizhencë.
-
Protesta e studentëve, Lindita Nikolla për Report Tv: Zbrita duke iu përgjigjur kërkesës së tyre, por ata nuk pranuan
8 Dhjetor 2018, 16:17Intervista e Ministres së Arsimit për tentativën e dështuar për të biseduar me studentët që thërrisnin emrin e saj në protestë dhe jashtë zyrës dhe këngëngulja për të dialoguar rreth kërkesave të bëra nga protestuesit
-
Urat e fshatrave të Dropullit të shembura nga prurjet e lumenjve, banorët: Jemi bllokuar, nuk mund të sigurojmë ushqimet bazë
8 Dhjetor 2018, 15:46Prej më shumë se një vit mbi më shumë se 8 fshatra në zonën e Dropullit janë të izoluara për shkak se urat të cilat lidhin fshatrat Selo, Klishar, Koshovicë etj, janë shembur nga prurjet e lumenjve. Banorët thonë se shirat kanë nisur ndërsa kalimi në lumenj është i pamundur. Banorët nuk mund të sigurojnë as ushqimet bazë, për shkak të mungesës së rrugës.
-
Po shkonte në Bularat, shoqërohet në polici kreu i OMONIA-s për Himarën, Fredi Bejleri
8 Dhjetor 2018, 14:34Në postbllokun e ngritur në lagjen Punëtori në Kakavijë bashkë me Bejlerin, nga forcat e Anti-Terrorit janë shoqëruar edhe 5 persona të tjerë. Robert Bollano, Vasil Gjezo, Nisi Guma, dhe dy shtetas tjetër ende i paidentifikuar.
-
Protesta/ Studenti i Ekonomikut në Report Tv: Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit na provokuan, nuk do të tërhiqemi (VIDEO)
8 Dhjetor 2018, 14:24Studentët vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit në ditën e pestë, ndërsa në studion e Report Tv ishte i ftuar njëri prej tyre për të folur rreth kërkesave. Altin Kola, student në fakultetin Ekonomik të Tiranës, u shpreh se protesta nuk ka drejtues, ndërsa do të vijojë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.
-
Verifikimi në terren, ARRSH: Ulet numri i objekteve që preken nga Unaza
8 Dhjetor 2018, 13:43Numri total i objekteve që preken nga projekti në të tre lotet është 195. Prej tyre, 71 rezultojnë të jenë të pajisura me dokumentet e pronësisë ndërsa 124 objekte janë pa dokumente pronësie.
-
Vdekja e trinjakëve në Bulqizë, jep dëshminë 31-vjeçarja për Report Tv : Fëmijët lindën gjallë, vdiqën pas një ore (VIDEO)
8 Dhjetor 2018, 13:37Enkeleda Rexhepi, 31 vjeçarja e cila humbi ditën e djeshme tre foshnjat trinjake në spitalin e Bukqizës ka deklaruar nga ambientet e spitalit , për ate çfare ndodhi një ditë më parë duke thënë se kishte patuar vazhdimisht shqetësime gjatë periushës së shtatzanisë së saj, ndërkohë që ka sqaruar situatën e ditës së djeshme në spitalin e Bulqizës, duke thënë se dy nga foshnjat fillimisht lindën gjallë, ndërsa i treti jo.
-
Po shkonin në ceremoninë e Kaçifasit në Bularat me armë në makinë, ndalohet deputeti dhe polici grek
8 Dhjetor 2018, 13:21Deputeti i pavarur grek Nikolas Nikolau u shoqërua në polici dhe më pas u la i lirë, ndërsa polici Marios Gogolos. të cilit iu gjet dhe arma është nën masën e arrestit.
-
Firma fituese te Unaza e Re, Gjiknuri: Do të zgjidhim kontratën, nëse ka falsifikuar
8 Dhjetor 2018, 13:04Ministri i Transporteve reagon për ndërprerjen e punimeve në Lotin e parë të punimeve për Unazën e Madhe nga Ura e Lanës te nën/mbikalimi I sheshit Shqiponja
-
Vajza e Azem Hajdarit: Jam gati të lë mandatin për t’iu bashkuar/ Studentët: Nuk e duam në protestë
8 Dhjetor 2018, 12:43Deputetja e PD, Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, u shpreh sot nga aktiviteti i organizuar në Qytet Studenti se është gati që të lerë mandatin për t’iu bashkuar të studentëve që po protestojnë te Ministria e Arsimit.
-
Kryemadhi për protestën e studentëve: Një lëvizje kombëtare, na dhanë një leksion ne politikanëve
8 Dhjetor 2018, 12:14Një kaos të drejtë të ngritur e ka cilësuar, Kryetarja e LSI-së, protestën e studentëve të cilët prej disa ditësh po protestojnë para godinës së Ministrisë së Arsimit për kërkesat e tyre për përgjysmimin e tarifave dhe përmirësimin e kushteve në arsim, duke thënë se lëvizja studentore ishte një mësim i mirë për të dhe opozitën.
-
Protesta në Gjirokastër, përkujtohen shqiptarët e vrarë në Greqi (VIDEO)
8 Dhjetor 2018, 12:10Me flamujt kuqezi dhe me tingujt e këngës himn ‘’Shqipëri o nëna ime”, aktivistët hodhën valle pranë memorialit të Çerçiz Topullit si dhe mbajtën fjalime ku dënuan vrasjen e shqiptarëve në Greqi dhe qëndrimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë
-
Elbasan, kapet 47-vjeçari i dënuar me 1 vit burg pasi futi sende të ndaluara në qeli
8 Dhjetor 2018, 11:28Arben Kruja, banues në lagjen "Beqir Dardha" në Elbasan futi sende të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burg
-
Protesta/ Studentët akuzojnë me emra: Ja pedagogët që kërkojnë lekë për provimet (VIDEO)
8 Dhjetor 2018, 11:22Në ditën e sotme fillimisht ata kanë qëlluar me vezë ministrinë e Arsimit, ndërsa më pas kanë lexuar me megafon emrat e disa pedagogëve që sipas tyre kërkojnë ryshfet për provimet dhe për mungesat në universitet.
-
Robert Aliaj kundër protestës te Unaza e Re: Pse të paguaj taksa për një person që ka vjedhur tokën?
8 Dhjetor 2018, 10:59Artisti kundër kompensimit të banorëve që ndërtuan pa leje në zonën ku do të ndërtohet segmenti I Unazës së Madhe. Mbështet heqjen e Shqiponjës si një shëmti artistike
-
Banorët e pallatit pa leje te “Astiri” largohen vullnetarisht: I hapëm rrugë zhvillimit për të ardhmen
8 Dhjetor 2018, 10:07Banorët e ndërtesës që në katin e parë shërbente për biznes zhvendosën të gjitha orenditë dhe pajisjet e tyre elektroshtëpiake dhe pranuan një prej paketave sociale që ofron Bashkia e Tiranës për trajtimin e banorëve të Unazës që do u prishen shtëpitë
-
Studentët vijojnë protestën, vezë drejt Nikollës/ Nuk pranojnë banorët e Unazës së Re: Jo politizim
8 Dhjetor 2018, 09:39Studentët po vijojnë protestën në ditën e pestë para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit duke kërkuar plotësimin e tetë kërkesave. Protesta po vijon prej orës 10:00 edhe pse herë pas here ka pasur reshje shiu, ndërsa ka pasur edhe dy momente tensioni, së pari kur larguan banorët e Unazës së Re për të mos politizuar kauzën dhe kur ministrja Nikolla u afrua studentet duka dale nga zyra, drejt së cilës studentët hodhën vezë dhe letra.
-
Ceremonia e të 40-ave të Kaçifas/ Nuk u lejuan që të hyjnë në Shqipëri, grekët përplasen me policinë në Kakavijë
8 Dhjetor 2018, 08:31Policia shqiptare nuk lejoi rreth 235 shtetas grekë, mes tyre 3 gazetarë, qër të hyjnë në Shqipëri. Një pjesë e tyre ishin në listën e personave 'non grata', ndërsa të tjerëve iu janë gjetur flamuj dhe sende fyese. Të revoltuar , ata bllokuan për rreth një orë anën greke të doganës, duke shkaktuar edhe tensione me policinë
-
Shtypi i ditës për sot, titujt e gazetave kryesore në vend
8 Dhjetor 2018, 08:30Shtypi i ditës për sot, e shtunë 8 dhjetor 2018, titujt e gazetave kryesore në vend