Pas heqjes së patrullave rrugore nëpër kryqëzimet e vendit policia rrugore vendos të heqë edhe përdorimin e bllokut të gjobave. Me mbështetjen e AKSHIT dhe ICITAP është prezantuar aplikacioni i ri për policinë rrugore dhe projekti i tabletëve që do të përdoren nga agjentët në terren.
Lleshaj tha se modernizimi do të nisë pikërisht nga strukturat e policisë, në radhët e të cilëve do të vihet në praktikë përdorimi i tabletave të cilat do të regjistrojnë elektronikisht gjobat dhe do të verifikojnë automjetet dhe drejtuesit e tyre në kohë reale.
"Sot futen në përdorim të Policisë një numër i konsiderueshëm tabletash, të cilat do të shërbejnë për të regjistruar elektronikisht masat administrative apo për të kryer verifikimin e automjeteve në kohë reale"
Një tjetër procedurë që do të ndryshojë me sistemin e ri është njoftimi i subjekteve të gjobitura. Ata do të njoftohen në rrugë postare me masat për shkeljet e kodit rrugor.
"Gjatë vitit 2019 do të gjejnë zbatim përfundimtar detyrat për të dërguar në rrugë postare të gjitha masat administrative në adresë të shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor duke vendosur kështu një praktikë europiane, e cila ngushton dukshëm edhe hapësirat për abuzim apo korrupsion. Për këtë qëllim do të shërbejnë edhe ndërhyrjet e rëndësishme që do të bëhen në mënyrën se si do të lëshohen lejet e qarkullimit, të cilat do të plotësohen me adresën e saktë të mbajtësit të tyre, duke u dhënë kështu këtyre lejeve një element shumë të rëndësishëm, por edhe të munguar prej vitesh"
Zhvillimi i policisë rrugore do të prekë edhe sistemin e targave dixhitale dhe leximin e tyre përmes sistemeve fikse ndërsa monitorimi i tyre do të bëhet me dron dhe sensorë të tjerë.
"Targat dixhitale, sistemet fikse dhe mobile të leximit të tyre, qendrat e monitorimit të akseve rrugore, sistemet e monitorimit me dron dhe sensorë të tjerë, përmirësimi i procedurave standarde operacionale, përmirësimet ligjore, trajnimi i stafeve të policisë dhe edukimi i publikut për një sjellje të përshtatshme në qarkullim do të jenë drejtime të tjera të rëndësishme për zhvillimin e Policisë Rrugore", deklaroi Lleshaj.
SKEDA/ Ja si do të funksionojë e-gjoba
Aplikacioni mobile eGjoba per oficeret e policise, do te zevendesoje menyren aktuale te vendosjes se gjobave, me nje proces informatik ku shumica e te dhenave qe sot plotesohen me dore, do te merren automatikisht nepermjet nderveprimit duke shkurtuar ne menyre drastike kohen e perpilimit te gjobe.
Duke vendosur targen e mjetit aplikacioni do te marre ne menyre automatike te dhenat e meposhtme te cilat oficeri nuk do te duhet t'i plotesoje manualisht sic ben aktualisht:
- Te dhenat e mjetit (marka, shasia, kapaciteti, ngjyra, pronari, etj)
- Informacion nese mjeti ka detyrime te papaguara (taksa, siguracion)
- Informacion mbi gjoba te papaguara te mjetit duke ndervepruar me databazen e sistemit te gjobave te policise se shtetit
- Informacion nga sistemi TIMS nese mjeti eshte ne kerkim apo rezulton se nuk ka hyre ne menyre te rregullt ne Shqiperi ne momentin e ndalimit
Nese pronari i mjetit eshte njekohesisht edhe personi ne drejtim te mjetit ne momentin e ndalimit, automatikisht plotesohen edhe te dhenat e tij:
- Gjeneralitetet, duke ndervepruar me regjistrin e gjendjes civile
- Numrin, kategorine dhe daten e skadences se lejes se drejtimit
- Historiku i gjobave, duke ndervepruar me sistemin e gjobave te policise se shtetit, per percaktimin e gjobes progresive per shkelesit e perseritur
- Te dhena nese personi ka precedente penale, ose eshte ne kerkim, duke ndervepruar me sistemin e menaxhimit te ceshtjeve, te Ministrise se Brendshme dhe me sistemin TIMS
Nese personi ne drejtim te mjetit nuk eshte pronari i tij, atehere keto te dhena mblidhen pasi oficeri i policise te vendose numrin personal (NID) te gjendur ne karten e identitetit te shkelesit, ose numrin e patentes se tij
Pas plotesimit te ketyre te dhenave, oficeri zgjedh nga nje liste, nenin/nenet te cilat ka shkelur drejtuesi i mjetetit, shkruan masat plotesuese nese ka, vleren e gjobes dhe printon proces verbalin e shkeljes. Ne kete moment, gjoba regjistrohet menjehere ne sistemin e policise se shtetit, qytetari lajmerohet me nje mesazh ne portalin e-albania nese eshte perdorues i tij, dhe ka mundesi qe aty te paguaje menjehere gjoben, ndryshe nga sa ndodh sot, qe nga momenti i prerjes se gjobes deri ne regjistrimin e saj ne sistem, kalojne disa dite gjate te cilave qytetari e ka te pamundur ta paguaje ate.
Pagesa ne e-albania nuk funksionon
PërgjigjuShum reform e bukur vetem me gjobit e keni mendjen , Po normal nje kukull si puna jote e zbaton pernjehere kete urdher te Shalgjatit.
PërgjigjuPo me targat fallco qe perdorin te gjithe policet si i behet
Përgjigju