Kronikë
-
Një 34-vjeçar banues në Angli ka humbur jetën dhe partnerja e tij 31-vjeçare është gjetur në situatë kritike nga Policia Kufitare, gjatë një patrullimi në ujërat e zonës së Shkëmbit të Kavajës ditën e sotme. E mbijetuara dërgohet në spital, viktima ndërroi jetë sapo mbërriti ambulanca në port. Motori i ujit 'Jet Ski' u gjet i fikur, dyshohet se humbën kontrollin dhe pësuan aksident gjatë manovrave. Dinamika mbetet ende e paqartë
1 Qershor 2025, 12:45 -
Tiranë/ Vdekja e punëtorit boshnjak, pranga inxhinierit, në kërkim administratori e drejtuesi teknik
1 Qershor 2025, 12:31Humbja e jetës së një punëtori ndërtimi 47-vjeçar nga Bosnjë Hercegovina ditën e djeshme në Tiranë, ka sjellë edhe hetimet për drejtuesit e kompanisë. Në kërkim edhe administratori i kompanisë së ndërtimit. “Nova Construction” me pronar të 91% të aksioneve Ilir Shtufin, është e njëjta kompani që po ndërton projektin më të lartë të qiellgërvishtësve në Tiranë. Pas këtij projekti 65-katësh, dyshohet se fshihet djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha
-
Kryenin trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, Gjykata e Tiranës lë në burg 8 të arrestuarit e grupit me bazë në Burrel
1 Qershor 2025, 11:48Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për 8 të arrestuarit në kuadër të hetimeve për shitblerje armësh. Trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për caktimin e masave të sigurimit.
-
Devoll/ Makina përplaset me motorin, vdes drejtuesi i moshuar! Policia shoqëron 25-vjeçarin (EMRAT)
1 Qershor 2025, 11:46Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, në hyrje të qytetit të Bilishtit. 67-vjeçari drejtonte motomjetin, 25-vjeçari në timonin e makinës, po pyetet në Komisariat
-
Ekspertim 12 celularëve që u kapën në burgun e VIP-ave në Durrës! Mister nëse po futeshin apo fshiheshin në oborr! Hetim kush i përdori
1 Qershor 2025, 11:21Aparatet dëgohen për ekspertim në laborator, për të zbuluar gjurmët e gishtrinjve. Një ndihmë pritet të japin kamerat e sigurisë së brendshme, por edhe të zonës afër vendit ku u gjetën telefonat. Në qelitë e burgut të Durrësit, mes të paraburgosurve të shumtë janë aktualisht zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të arrestuar nga Prokuroria e Posaçme
-
Gramsh/ Lëvizte me makinë të vjedhur teksa ishte në kërkim, arrestohet 32-vjeçari
1 Qershor 2025, 11:09I riu nga Kuçova dyshohet se e kishte vjedhur makinën më 23 maj në rrugën "Jordan Misja", Tiranë. Ndërsa më 28 maj i kishte grabitur telefonin një gruaje në Dimal.
-
Shiste kokainë në doza, arrestohet 22-vjeçari në Durrës
1 Qershor 2025, 10:44Operacioni për kapjen e të riut, Leonard Limani, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.
-
Qafë Botë/ Po trafikonte një grup klandestinësh drejt Greqisë, arrestohet në kufi 31-vjeçari britanik (EMRI+VIDEO)
1 Qershor 2025, 10:20Goditet një rast i dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Shtetasi britanik ishte përfshirë në aktivitetin e paligjshëm, u pikas në zonën e Kataetos, me grupin e klandestinëve
-
Vlorë/ Mbeti në det të hapur, pasi gomonia i pësoi defekt, policia i vjen në ndihmë një personi
1 Qershor 2025, 10:09Policia kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë një personi i cili kishte mbetur në det të hapur pasi motori i gomones që po lundronte pësoi defekt
-
Vetëvrasja e emigrantit maroken, homazhe dhe protestë në kampin e Gjadrit! Aktivistët: Hetim i pavarur, kushtet çnjerëzore! Të lirohen urgjent
1 Qershor 2025, 10:02Aktivistët shqiptarë dhe të huaj u mblodhën në një protestë para ambienteve të kampit. Kërkuan hetim të pavarur për rastin e 42-vjeçarit, që i dha fund jetës, ndërsa denoncuan raste të tjera incidentesh që po ndodhin çdo ditë brenda kësaj strukture. Kristina Millona: Gjadri si Guantanamo, 40 incidente në një muaj. Hetim i pavarur, përgjegjësi institucionale dhe lirim i të gjithë emigrantëve
-
Afera e dosjes ‘Partizani’/ Të hënën hidhet shorti për treshen gjykuese të çështjes në GJKKO! Të pandehur Berisha, dhëndri i tij Malltezi dhe 3 të tjerë
1 Qershor 2025, 09:36Javën e dytë të qershorit pritet seanca e parë, përballja e vërtetë me Drejtësinë, Berisha-Malltezi në gjyq! Thuajse 2 javë pas vendimit për kalim në gjyq, dosja e aferës Partizani, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerë, do të njohë të hënën treshen gjykuese. Report Tv ka mësuar se shorti hidhet nesër, ndërsa të vetmet gjyqtarë të përjashtuar nga shorti janë Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi
-
-
-
-
-
Lezhë/ Saga 30-vjeçare e hakmarrjes, 57-vjeçari ekzekutohet brenda makinës në oborrin e shtëpisë! Vjet i vranë vëllanë në Belgjikë (EMRI+VIDEO)
1 Qershor 2025, 06:59Krimi i rëndë ka ndodhur duke zbardhur dita e sotme në Tale të Lezhës, gruaja gjeti trupin rreth orës 05:00 të mëngjesit. Viktima është gjetur i qëlluar me armë zjarri brenda mjetit të tij që po e parkonte në oborrin e banesës, dyshohet se u përdor silenciator, nuk u dëgjuan zhurma. Po kthehej nga puna në minierën e Spaçit. Saga e gjakmarrjes nisi më 1994 me ekzekutimin e shefit të Krimeve, 5 viktima deri tani mes dy fiseve
-
Tiranë/ Bie nga lartësia e një pallati në ndërtim, ndërron jetë punëtori nga Bosnje-Hercegovina
31 Maj 2025, 18:48Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.
-
Rrezikoi mbytjen, policia i vjen në ndihmë skafistit në Vlorë! Mjeti lundrues pësoi defekt në motor
31 Maj 2025, 18:31Pas marrjes së njoftimit, mjeti lundrues i policisë kufitare të Vlorës ka shkuar në ndihmë një skafi me një person në bord
-
‘The Wanted’/ 34-vjeçari ekstradohet në Shqipëri si kërkuar për trafikim kanabisi në Ulëz, në Itali bie në pranga i shumëkërkuari për dhunë në familje
31 Maj 2025, 16:09Operacioni ndërkombëtar 'The Ëanted' është finalizuar me ekstradimin në Shqipëri të 34-vjeçarit N.K., i kërkuar për kultivim kanabisi në Ulëz, dhe të 44-vjeçarit O.J., i dënuar për dhunë në familje në Itali. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, vijon luftën kundër personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
-
Kundërvajtje në aksin Shëngjin-Velipojë, gjobitet drejtuesi i Audi-t! I zbriten edhe 10 pikë nga patenta (VIDEO)
31 Maj 2025, 15:25Drejtuesit të Audi-t iu vendos edhe sanksion plotësues për zbritjen e 10 pikëve nga leja e drejtimit.