Kronikë
-
Mes lotësh, banorë të fshatit Baks Rrjoll të Velipojës, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e resortit të botuesit dhe biznesmenit Bashkim Ulaj pranë Ranës së Hedhun, protestuan para SPAK dhe dorëzuan një kallëzim ndaj zyrtarëve që sipas tyre u kanë grabitur pronat duke ia kaluar personave me pushtet me dokumente të falsifikuara.
28 Mars 2025, 18:09 -
Me shpejtësi ‘skëterrë’, e pësojnë shoferët problematikë! Policia apel për kujdes: Intensifikojmë kontrollet me makina inteligjente, radarë e dronë!
28 Mars 2025, 17:27Policia thotë se ka rritur masat parandaluese, duke intensifikuar kontrollet me makina inteligjente, radarë, dronë dhe alkool-testues, në të gjitha akset rrugore dhe qendrat e banuara.
-
Plagosja e 17-vjeçarit në Sarandë/ Sherri dyshohet për një vajzë, babai i të plagosurit: Drejtësi ose do të bëj vetëgjyqësi! Autori: E qëllova për vetëmbrojtje me thikën e tij
28 Mars 2025, 15:03Policia ka arrestuar autorin, por babai i të plagosurit thotë se ka qenë dhe një person i dytë që ende nuk është kapur. Ai kërcënon se do të bëjë vetëgjyqësi nëse nuk vendoset drejtësi.
-
Mashtrimi me mikrokreditë, Apeli i GJKKO lë në burg Arben Meskutin! Pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemën piramidale
28 Mars 2025, 14:13Meskuti mbahet në qelinë e paraburgimit nën dyshimin se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes mikrokredive. Ai është pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale.
-
Sherr për një vend parkimi në Kamëz, 25-vjeçari plagoset me armë zjarri! Autori në kërkim (EMRI)
28 Mars 2025, 14:07Një sherr për parkimin në Kamëz ka përfunduar në plagosjen e një 25-vjeçari me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55 në Kamëz, kur dy persona janë konfliktuar në afërsi të një banke për një vend parkimi.
-
Kërkon heqjen e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’, ja kur do të mbahet seanca për Berishën në Gjykatën e Lartë
28 Mars 2025, 14:02Caktohet data e seancës në Gjykatën e Lartë për shqyrtimin e rekursit të Sali Berishës për masën “detyrim paraqitjeje”. Ish kryeministri kërkon heqjen e masës së sigurisë me argumentin se nuk ka asnjë kusht apo kriter që të qëndrojë kjo masë.
-
Mbahet në GJKKO seanca për inceneratorin e Tiranës/ Taulant Tushe letër nga burgu: Më kanë burgosur pa gjyq! Për koncesionin s’ka pasur ankesë në Agjencinë e Prokurimeve
28 Mars 2025, 13:42Ish-drejtori në Bashkinë Tiranë, Taulant Tushe i ka dërguar Gjykatës së Posaçme një letër nga burgu, ku thotë se është i pafajshëm dhe se është burgosur pa gjyq lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Avokati i tij deklaroi se nuk ka prova për bashkëpunimin e tij me persona të lidhur me koncesionarin apo anëtarë të komisionit.
-
28 vite nga tragjedia e Otrantos/ Familjarët: S'ka drejtësi, shteti shqiptar s’na mbështeti! Ish-ushtaraku: Ata u trajtuan si armiq, u goditën me qëllim që të mbyteshin
28 Mars 2025, 12:14Kanë kaluar 28 vite nga tragjedia e Otrantos, ku anija e marinës italiane përplasi anijen e vogël me emigrantë shqiptarë që tentonin të largoheshin nga vendi. 81 persona humbën jetën në ’97-ën, ndërsa familjarët ende vazhdojnë të kërkojnë drejtësinë e munguar.
-
Autor të disa vjedhjeve, arrestohen 2 skifterët në Vlorë
28 Mars 2025, 12:01Dy persona janë vendosur në pranga nga policia e Vlorës pas disa vjedhjeve që ata dyshohen se kanë kryer. Policia njofton se një nga të arrestuarit, 52-vjeç ishtë shpallur në kërkim pasi kishte vjedhur materiale ndërtimi dhe vegla elektrike në banesën e një personi.
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, në korrik të 2024 iu vendosën tritol në derë! Akuzuan Nuredin Dumanin për sulmin
28 Mars 2025, 11:50Me urdhër të SPAK, janë ushtruar kontrolle në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, të cilat u ekspozuan për herë të parë para mediave pas ngjarjes së shënuar në Korrik 2024, ku në derën e banesës së tyre të marrë me qira, shpërtheu një sasi tritoli, ku mbeti i vrarë fqinji i tyre.
-
Arrestimi i dy të rinjve në Shkodër/ Dyshohet se do të vendosnin tritol, përplasen teksa ndiqeshin nga policia! Motori rezultoi me targë të vjedhur! Kyçin gojën
28 Mars 2025, 11:07Motoçiketa e tyre u pa në mënyrë rastësore në një prej rrugëve të lagjes “Xhabije”, në të cilën po lëviznin 2 persona me skafandra. Në pamje të parë, bluve u është dukur e dyshimtë dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë, moment kur drejtuesi i saj i ka dhënë gaz për t’u larguar.
-
-
Banorët protestë mes lotësh kundër ndërtimit të resortit luksoz të botuesit Ulaj në Velipojë, protestë para SPAK: Pronat na i grabiti i forti! Berisha hesht (VIDEO)
28 Mars 2025, 10:14Botuesi pranë Berishës, Bashkim Ulaj i cili gëzon statusin “special” nga Qeveria për ndërtimin e një resorti luksoz me 5 yje në Velipojë po has në rezistencën e banorëve. Mes lotësh protestuan sot para SPAK, ku dorëzuan edhe një shtesë në kallëzimin e tyre për gjyqtarë e zyrtarë që i akuzojnë se kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë në favor të Ulajt, duke ia kaluar kreut të PL në Malësi të Madhe.
-
Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’, prokuroria e Fierit çon në gjyq autorin! 23 vjeçari ekzekutoi policin brenda makinës se i tha mos ec shpejt
28 Mars 2025, 09:55Mesditën e 13 majit të vitit të kaluar efektivi i Shqiponjave, Novruz Cenalia u vra sepse po kryente detyrën që të ngarkon uniforma edhe pse ende nuk e kishte marrë shërbimin. 23 vjeçari në zgjedhjet e 2021 kishte qenë pjesë e Strukturës së Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës (SMV), krah deputetit të Sali Berishës, Luan Baçit.
-
Çifti irlandez gjen 41 mijë euro në Durrës, i dorëzon në policinë e Shkodrës! Dyshohet se u përkasin dy punëtorëve të një agjencie imobilare, u ranë teksa po hipnin në makinë
28 Mars 2025, 09:37Një çift irlandez dorëzoi në policinë e Shkodrës 41 mijë euro, të cilat deklaruan se i gjetën më 26 mars në Durrës. Sipas një video që qarkulloi në media, një çantë i ra nga brezi një agjenti imobilar dhe sapo u largua me makinë pa e vënë re, e morën 2 djem
-
Sherr mes adoleshentëve në Sarandë/ 17-vjeçari plagoset tre herë me thikë nga bashkëmoshatari
27 Mars 2025, 17:28Ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Butrinti”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë) një tjetër 17-vjeçar. I plagosuri ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.
-
U konfliktua me një person dhe kundërshtoi policinë, arrestohet 33-vjeçari në Durrës! I gjendet edhe një thikë
27 Mars 2025, 14:11Një 33-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi kundërshtoi policinë teksa ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes tij dhe një personi tjetër.
-
I prenë rrugën 38-vjeçarit dhe e dhunuan me sende të forta, kapen dy kushërinjtë në Kamëz! Do hetohen në gjendje të lirë
27 Mars 2025, 13:59Policia e Tiranës ka kapur dy kushërinjtë Marjo dhe Ersjon Boja, të cilët pak ditë më parë i prenë rrugën 38-vjeçarit Redi Vata dhe më pas e dhunuan me sende të forta. Dy të rinjtë do hetohen në gjendje të lirë.
-
Vrasja e Martinit/ Nis gjyqi për 14-vjeçarin e akuzuar, avokati kërkon riekspertizë: Ka dy autorë! Shoku i plagosur: Duam drejtësi
27 Mars 2025, 13:43Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen për vrasjen e Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli” nga bashkëmoshatari i tij 14-vjeçar. Për shkak të moshës së mitur, seanca paraprake u zhvillua me dyer të mbyllura siç u vendos të mbahen edhe seancat gjatë gjithë procesit, ndërsa shoku i plagosur i Martinit, tha se pret të vihet drejtësia.
-
Prej disa ditësh pompat e hidrovorit jashtë funksionit, Vlora rrezikon të përmbytet sërish
27 Mars 2025, 13:27Hidrovori i qytetit të Vlorës është jashtë funksionit prej disa ditësh. Situata mbetet problematike për shkak të mosfunksionimit të tre pompave, ndërsa një e vetme nuk mund të përballojë prurjet e mëdha të ujit, duke rrezikuar përmbytje
