Kronikë
-
Një kamion është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit, në afërsi të Kalimashit. Pamjet filmike tregojnë mjetin e tonazhit të rëndë të përfshirë totalisht nga zjarri, me tym të zi që ngrihet në ajër dhe flakët që kanë përfshirë pjesën e përparme të kabinës.
1 Qershor 2025, 22:41 -
-
Tiranë/ Plagoset 15-vjeçari, u qëllua me armë nga kolegu në picerin ku punonte, dërgohet në spital
1 Qershor 2025, 19:28Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë pas një konflikti të çastit nga kolegu i punës. Të dy personat janë kolegë pune, pasi punonin në picerim ku ndodhi ngjarja si kamarierë.
-
Pogradec/ 3 automjete përplasen me njëra-tjetrën, s'ka persona të lënduar (VIDEO)
1 Qershor 2025, 19:22Një aksident ka ndodhur në një nga rrugët e brendshme të qytetit të Pogradecit. 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
-
Digjet pylli me pisha në Darëzezë, flakët drejt shuarjes! 50 forca zjarrfikëse punuan në terren (VIDEO)
1 Qershor 2025, 15:06Një zjarr masiv i cili përfshiu pyllin e Darëzezës, ditën e sotme është drejt shuarjes. 50 forca zjarrfikëse të bashkive Fier, Patos, Roskovec, Albpetrol, Lushnje, 9 mjete zjarrfikëse dhe 2 autobotë uji punuan intensivisht për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.
-
Tiranë/ Dy të rinjtë u shkulnin grave varëset e floririt nga qafa, pronari i dyqanit ua blinte, policia i arreston që të tre
1 Qershor 2025, 14:55Policia e Tiranës ka goditur një grup të dyshuar që ishin përfshirë në grabitjen e grave kalimtare dhe më pas shitjen e bizhuterive tek pronari i një dyqani
-
Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë! Nuk ka të lënduar (VIDEO)
1 Qershor 2025, 14:30Një makinë është përfshirë sot nga flakët në autostradën Elbasan-Tiranë. Fatmirësisht nga ky incident nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale
-
Vlorë/ Motori del nga rruga te 'Pusi i Mezinit', përplaset me dy shtylla, vdes 19-vjeçari dhe një i mitur (EMRI+VIDEO)
1 Qershor 2025, 14:19Ngjarja ndodhi rreth orës 13:40, në rrugën nacionale Vlorë-Fier, pranë një karburanti në rrugën "Demokracia", kur një motomjet tip ‘Piaggio’, me targa AK653, ka humbur kontrollin dhe si pasojë kanë dalë jashtë rruge.
-
Krujë/ Punëtori aksidentohet në pikën e skrapit, Policia merr nën hetim administratorin
1 Qershor 2025, 14:10Sektori për Hetimin e Krimeve njoftoi se referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 36-vjeçarin administrator të një pike grumbullimi skrapi. Punëtori 49-vjeçar në spital, pa rrezik jete
-
Tiranë/ Përleshje mes dy burrave në ‘Astir’, plagoset 41-vjeçari! Policia vihet në kërkim të autorit
1 Qershor 2025, 13:38Ngjarja ka ndodhur pasi dy burrat janë përfshirë në një konflikt me motive të dobëta, kurse sot Policia e Tiranës bëri me dije se ka shpallur në kërkim të dyshuarin 45-vjeçar për krimin e plagosjes së 41-vjeçarit
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim për skemën mashtruese me rimbursimin e TVSH-së, arrestohet italiani 56-vjeçar
1 Qershor 2025, 13:15Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar"
-
Tiranë/ Të implikuar në shitje kokaine dhe hashashi, 3 të arrestuar në kryeqytet! Njëri e hodhi drogën nga dritarja e makinës
1 Qershor 2025, 13:07Tre persona janë arrestuar në dy aksione të ndryshme në kryeqytet nga policia, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Dy u kapën nga Komisariati nr. 1 dhe i treti pas ndjekjes nga efektivët e Komisariatit Kamëz
-
E rëndë në Durrës/ Policia Kufitare gjen çiftin e turistëve anglezë pas aksidentit me motor uji, i riu vdes në port, 31-vjeçarja dërgohet në spital!
1 Qershor 2025, 12:45Një 34-vjeçar banues në Angli ka humbur jetën dhe partnerja e tij 31-vjeçare është gjetur në situatë kritike nga Policia Kufitare, gjatë një patrullimi në ujërat e zonës së Shkëmbit të Kavajës ditën e sotme. E mbijetuara dërgohet në spital, viktima ndërroi jetë sapo mbërriti ambulanca në port. Motori i ujit 'Jet Ski' u gjet i fikur, dyshohet se humbën kontrollin dhe pësuan aksident gjatë manovrave. Dinamika mbetet ende e paqartë
-
Tiranë/ Vdekja e punëtorit boshnjak, pranga inxhinierit, në kërkim administratori e drejtuesi teknik
1 Qershor 2025, 12:31Humbja e jetës së një punëtori ndërtimi 47-vjeçar nga Bosnjë Hercegovina ditën e djeshme në Tiranë, ka sjellë edhe hetimet për drejtuesit e kompanisë. Në kërkim edhe administratori i kompanisë së ndërtimit. “Nova Construction” me pronar të 91% të aksioneve Ilir Shtufin, është e njëjta kompani që po ndërton projektin më të lartë të qiellgërvishtësve në Tiranë. Pas këtij projekti 65-katësh, dyshohet se fshihet djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha
-
Kryenin trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, Gjykata e Tiranës lë në burg 8 të arrestuarit e grupit me bazë në Burrel
1 Qershor 2025, 11:48Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për 8 të arrestuarit në kuadër të hetimeve për shitblerje armësh. Trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për caktimin e masave të sigurimit.
-
Devoll/ Makina përplaset me motorin, vdes drejtuesi i moshuar! Policia shoqëron 25-vjeçarin (EMRAT)
1 Qershor 2025, 11:46Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, në hyrje të qytetit të Bilishtit. 67-vjeçari drejtonte motomjetin, 25-vjeçari në timonin e makinës, po pyetet në Komisariat
-
Ekspertim 12 celularëve që u kapën në burgun e VIP-ave në Durrës! Mister nëse po futeshin apo fshiheshin në oborr! Hetim kush i përdori
1 Qershor 2025, 11:21Aparatet dëgohen për ekspertim në laborator, për të zbuluar gjurmët e gishtrinjve. Një ndihmë pritet të japin kamerat e sigurisë së brendshme, por edhe të zonës afër vendit ku u gjetën telefonat. Në qelitë e burgut të Durrësit, mes të paraburgosurve të shumtë janë aktualisht zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të arrestuar nga Prokuroria e Posaçme
-
Gramsh/ Lëvizte me makinë të vjedhur teksa ishte në kërkim, arrestohet 32-vjeçari
1 Qershor 2025, 11:09I riu nga Kuçova dyshohet se e kishte vjedhur makinën më 23 maj në rrugën "Jordan Misja", Tiranë. Ndërsa më 28 maj i kishte grabitur telefonin një gruaje në Dimal.
-
Shiste kokainë në doza, arrestohet 22-vjeçari në Durrës
1 Qershor 2025, 10:44Operacioni për kapjen e të riut, Leonard Limani, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.
-
Qafë Botë/ Po trafikonte një grup klandestinësh drejt Greqisë, arrestohet në kufi 31-vjeçari britanik (EMRI+VIDEO)
1 Qershor 2025, 10:20Goditet një rast i dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Shtetasi britanik ishte përfshirë në aktivitetin e paligjshëm, u pikas në zonën e Kataetos, me grupin e klandestinëve