Kronikë
-
Vajza të reja nga Amerika Latine, Kina e largët apo dhe nga stepat ruse, po frekuentojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë, por jo si turiste. 15 operacione të kryera nga Antitrafiqet në gjysmën e parë të vitit, kanë pasur si objektiv goditjen e prostitucionit me të huaja, duke arrestuar tutorë e hetuar vajza të shumta. 22 tutorë në pranga, 11 në kërkim, gati 100 vajza të huaja që rrezikojnë dhe burgun
19 Korrik 2025, 11:33 -
E rrëmbyen dhe e mbytën me litar, 2 autorët e vrasjes së Renis Dobrës në Mat lihen në burg
19 Korrik 2025, 11:23Fatjon Bushgjokaj dhe Petrit Çakrri, dy autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës në Mat janë lënë në burg. Të dy dolën sot para Gjykatës së Dibrës ku u njohën me masën arrest me burg. Asnjë prej tyre nuk ka pranuar autorësinë e krimit para togave të zeza.
-
-
Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë, pranga 21-vjeçarit (EMRI+VIDEO)
19 Korrik 2025, 10:46Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi lëvizte në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje.
-
U gjet i pajetë në portin e Sarandës, Prokuroria reagon pas akuzave të familjarëve: Kufoma u dërgua në Tiranë për kryerjen e autopsisë
19 Korrik 2025, 10:26Prokuroria e Sarandës ka reaguar lidhur Isa Rexhepaj, i cili një ditë më parë u gjet pa shenja jete në portin e Sarandës, ku ishte i punësuar si roje.
-
-
Shkatërrohet rrjeti i mashtrimit ushqimor në Vorë, produkteve u falsifikohej data e skadencës dhe hidheshin në treg! 2 në pranga (VIDEO)
19 Korrik 2025, 09:38Një magazinë në Vorë është kthyer në qendër të një skandali ushqimor, ku produkte të skaduara rifitonin “jetë të re” përmes falsifikimit të datave të përdorimit. Kompania “Master Al” furnizonte disa markete në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, në të cilat pasi grumbullonte mallrat e pashitura tashmë të skaduara, i rishiste duke i ndërruar etiketën dhe pa fatura tatimore.
-
Flakët shkrumbojnë lokalin në Korçë, shkak defekti elektrik (VIDEO)
19 Korrik 2025, 08:12Një lokal përfshihet nga flakët rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm përballë shkollës "Sotir Gurra" në Korçë. Nga informacionet paraprake, mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik.
-
Vijon zjarri në Dukat, rrezikon Parkun e Llogarasë! Kërkohet ndërhyrje nga ajri, flakët prekin edhe masivin pyjor në Shkopet (VIDEO)
19 Korrik 2025, 07:52Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve në malin e Dukatit. Rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë. Kërkohet ndërhyrje nga ajri. Një masiv pyjor po digjet edhe pranë rrugës nacionale Skuraj–Burrel.
-
Po lëvizte me biçikletë, i riu përplas për vdekje 54-vjeçarin në Tiranë
19 Korrik 2025, 07:17Një 27-vjeçar ka përplasur me makinë për vdekje një 54-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Fatkeqësisht i aksidentuari ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i riu është shoqëruar në Komisariat.
-
Fier/ I humbur një javë më parë, gjendet trupi i pajetë i 72-vjeçarit në Seman
18 Korrik 2025, 22:29Trupi i pajetë i 72- vjeçari Mihallaq Shqepa është gjetur ditën e sotme i pajetë në tokat e fshatit Sektor Seman, në Fier. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
-
-
-
Vajzat ‘VIP’ takime speciale në burgje, avokatja Velo: Favoret që u bëhen bosëve të krimit, korrupsion! Petraj: Marrin ndihmë nga brenda për futjen e telefonave
18 Korrik 2025, 20:14Avokatja Sonila Velo i ka cilësuar takimet e vajzave VIP në burgje me bosët e krimeve si korrupsion i pastër. E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ajo tha se ligji lejon vetëm takim me bashkëshortët.
-
E rëndë në Elbasan/ 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Po ruanin bagëtitë me nënën dhe u futën për t'u larë
18 Korrik 2025, 19:44Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Labinot Fushë të Elbasanit, ku 2 të mitur janë mbytur në lumin Shkumbin. Trupat e pajetë të 2 të miturve janë gjetur disa metra poshtë vendit ku dyshohet se u futën fillimisht për t'u larë. Nëna e tyre ende nuk ka dëshmuar për hetusit për dinamikën e ngjarjes teksa ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.
-
Tiranë/ Zjarr në një godinë të pabanuar në rrugën ‘Islam Alla’, shuhet falë ndërhyrjes së zjarrfikësve (VIDEO)
18 Korrik 2025, 18:17Një zjarr është regjistruar këtë të premte në ambientet e një godine të pabanuar në rrugën “Islam Alla”.
-
Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares Mimoza Margjeka
18 Korrik 2025, 17:53Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, Apeli, por edhe Gjykata e Lartë kanë shkelur Kushtetutën dhe i kanë cënuar lirinë ish-gjyqtares, Mimoza Margjeka. Ish-gjyqtarja Margjeka u hetua nga SPAK dhe gjykua nga Gjykata e Posaçme për veprën penale të “korrupsionit”, vepër për të cilën në dhjetor 2023 dënua me 4 vjet e 6 muaj burg, dënim që u konvertua në 3 vjet Shërbim Prove, shkruan A2 CNN.
-
-
-
Kolonjë/ 47-vjeçarja denoncon stafin mjekësor të klinikës ku i ndërroi jetë bashkëshorti: Nuk e diagnostikuan si duhet
18 Korrik 2025, 15:37Një 47-vjeçare në Kolonjë ka paditur në polici stafin mjekësor të klinikës ku bashkëshorti i saj ndërroi jetë, pasi pretendon se nuk ishte diagnostikuar si duhet.