Kronikë
-
Shqiptarët duket se nuk po i largohen dot vesit të bixhozit, edhe më shumë kur është i ndaluar. Gjatë vitit që lamë pas, policia arrestoi rreth 370 persona për lojëra të paligjshme fati, kryesisht poker dhe baste online në dhjetëra lokale që janë kthyer baza të kësaj paligjshmërie.
18 Janar 2025, 14:49 -
Ndeshja Shqipëri - Çeki, shefi i sigurisë federale të futbollit çek letër falenderimi Prodës
18 Janar 2025, 14:48Bashkëpunimi i shkëlqyer me ekipin e Sigurisë të Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, si dhe mirëmenaxhimi nga ana e Policisë shqiptare, para, gjatë dhe pas mbarimit të ndeshjes ndërkombëtare mes Shqipërisë dhe Çekisë, u vlerësuan nga Shefi i Sigurisë i Federatës së Futbollit të Republikës Çeke.
-
Reagon AMP: Punonjësi i policisë ka deklaruar me shkrim se nuk është shantazhuar! Reagon dhe ministri Hoxha
18 Janar 2025, 14:43Agjencia e Mbikëqyrjes Policore hedh poshtë pretendimin se polici rrugor i cili u vetëhodh nga pallati pak ditë më parë e ka kryer nga ndonjë formë presioni apo ushtrim ndikimi të paligjshëm
-
Lëvizte me automatik me vete në makinë, arrestohet 23-vjeçari në Kukës, në pranga edhe dy shokët
18 Janar 2025, 13:32Një 23 vjeçar është vendosur në pranga nga policia e Kukësit pasi lëvizte me automatik në makinë.
-
Arrestohet anëtari i klanit 'Duka', me shokun e tij po lëvizte me armë në makinë nëpër Tiranë! Elvis Gaçaj vite më parë u dënua për vrasjen e Santiago Malkos
18 Janar 2025, 13:28I njohur si pjesëtar i klanit “Duka”, dhe i përfshirë në vrasjen e Santiagi Malkos në 2019, agjentët e Komisariatit nr. 2 dhe forcat “Shqiponja” arrestuan këtë të shtunë Elvis Gaçajn, 50 vjeç, i cili u gjet me armë pa leje, jo shumë larg Komunës së Parisit.
-
Lezhë/ 37 vjeçari kërcënon me hanxhar policët, shkuan ta arrestonin se dhunoi prindërit (EMRI)
18 Janar 2025, 11:59Një 37-vjeçar në Lezhë kërcënoi me hanxhar policët, pasi shkuan ta arrestonin, sepse i riu kishte ushtruar dhunë ndaj prindërve
-
Turku i dënuar me 15 vite burg tenton të hyjë në Shqipëri, arrestohet në Morinë! Ishte në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
18 Janar 2025, 11:08Një 39-vjeçar turk i dënuar me mbi 15 vite burg për mashtrim, i cili tentoi të hynte në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare Morinë, u arrestua nga policia.
-
Tiranë/ Të dënuar për drogë, vjedhje dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, arrestohen 3 të shpallur në kërkim, mes tyre edhe një 19-vjeçar
18 Janar 2025, 10:55Tre persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia e kryeqytetit për vepra të ndryshme penale
-
Tiranë/ Endacaku gjendet i pajetë tek kabina elektrike, objekti ishte përfshirë nga flakët, dyshohet se mund të ketë qenë cigarja
18 Janar 2025, 10:52Një endacak, ende i paidentifikuar nga policia, u gjet i pajetë brenda një kabine elektrike në rrugën e Kavajës në Tiranë.
-
Fier, doli me mikun për peshkim në lumin Vjosë, zhduket 63-vjeçari, vijojnë kërkimet nga palombarët RENEA
18 Janar 2025, 10:38Të dy po peshkonin në lumin Vjosë, pranë fshatit Kashishtë në Fier më datë 16 janar, por në rrethana misterioze Engjëll Kanani i ka humbur nga sytë shokut të tij i cili bëri kallëzim në komisariatin e Fierit.
-
Protestuan para bashkisë së Tiranës, policia nis hetimet për Adriana Kalanë, Balliun, Blushin e Telitin
18 Janar 2025, 10:09Policia e Tiranës ka vënë nën hetim 5 protuestues pasi akuzohen se gjatë protestës së djeshme para bashkisë së Tiranës bllokuan rrugën duke penguar qarkullimin e makinave
-
Përplasja me armë zjarri në Kallmet, Gjykata e Lezhës dënon me 6.6 vite burg ish kreun e Njësisë Administrative dhe 20 vite për Altin Markun
18 Janar 2025, 08:54Gjykata e Lezhës dënoi dje me 26 vite e 6 muaj burg në total Altin Markun dhe ish-kreun e njësisë administrative të Kallmetit, Besnik Simoni, të cilët 3 vite më parë, u përplasën me armë me njëri tjetrin për motive banale
-
Punëtori 60 vjeçar vdes në kantierin e ndërtimit në aeroportin e Vlorës, e përplasi fadroma! Ishte dita e tretë e punës! Inspektoriati i Punës nis verifikimet (EMRAT)
18 Janar 2025, 08:31Inspektoriati i Punës ka nisur verifikimet në lidhje me aksidentin në punë që i mori jetën 60 vjeçarit nga Dibra. Nusret Xhoka kishte vetëm 3 ditë që kishte shkuar nga Dibra në Vlorë për të punuar me kërkesë të kompanisë. Arrestohet shoferi nga Prishtina. Të dy ishin punësuar pranë kompanisë “2A Group”.
-
Krujë/ Policia kontrolle në akset kryesore të rrethit, objektiv janë automjetet me xhama të blinduara dhe ndalimi i personave në kërkim
17 Janar 2025, 20:17Policia e Krujës ka intensifikuar masat e kontrollit në akset kryesore të këtij rrethi, duke ngritur pika kontrolli të posaçme në rrugët që lidhin veriun me pjesën tjetër të vendit dhe anasjelltas.
-
Berat/ Aksident i rëndë në Moravë, makina godet për vdekje këmbësoren 30-vjeçare, shpëton për mrekulli fëmija i saj 2-vjeçar! Shoqërohet shoferi (EMRAT)
17 Janar 2025, 19:43Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:35, në aksin rrugor Berat-Dimal, në Moravë. Shoferi 25-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, këmbësorë. Për pasojë nëna ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija është në gjendje të mirë. Shoqërohet shoferi.
-
Gjirokastër/ Zjarr në një banesë, shkak dyshohet masa elektrike në aspiratorin e kuzhinës!
17 Janar 2025, 19:13Zjarrfikësit shmangin përhapjen e vatrës, izolohen dhe shuhen flakët e rëna në shtëpinë në lagjen “18 Shtatori”, mbrëmjen e sotme. Vetëm dëme materiale
-
-
-
EKSKLUZIVE/ '4 vrasjet e 21 Janarit' - E motra e Ziver Veizit për Report Tv: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK? Të dënohen urdhëruesit e zbatuesit
17 Janar 2025, 18:31Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, e motra e Ziver Veizit, i bën thirrje SPAK të vendosë drejtësi për vrasjen shtetërore të 21 janarit 2011. Trëndafile Muhametaj: SPAK të pyesë Berishën kush i fshiu serverat në institucion!
-
Gramsh/ I vodhi sendet personale një të arrestuari, AMP pezullon Nënkomisarin e Policisë! Gjykata i ndalon daljen jashtë vendit
17 Janar 2025, 17:52Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurimit personal “ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë, Nënkomisar G. C., 31 vjeç, me detyrë specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Gramsh
