Kronikë
-
Dy peshkatarë, babë e bir, kanë dalë pasditen e sotme në liqenin e Pogradecit për të peshkuar me varke. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, ata kanë hasur probleme në qëndrimin e tyre në varkë ndërsa kanë lajmëruar menjëherë policinë.
20 Qershor 2025, 20:10 -
Gërmoi dhe ndërtoi pa leje në 'Urën e Vashës', nis hetimi ndaj 50-vjeçarit në Klos
20 Qershor 2025, 20:04Policia e Matit ka nisur hetimin ndaj një 50-vjeçari, pasi dyshohet se ka kryer ndërtime të paligjshme dhe gërmime në një prej monumenteve të kulturës në zonë. Hetimet kanë zbuluar se ai ka kryer ndërhyrje, gërmime dhe spostime inertesh në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”.
-
Berat/ Përleshje për një gjobë, qytetari zihet me grushta me policin bashkiak, policia nis hetimin (VIDEO)
20 Qershor 2025, 19:47Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku shihet një punonjës i Policisë Bashkiake duke goditur një qytetar, janë kryer hetimet e nevojshme dhe është nisur procedimi në gjendje të lirë për të dy personat e përfshirë.
-
Hakerët iranianë sulmuan faqen online të Bashkisë Tiranë, AKSK: Po punohet për rikthimin! Kufizuam përhapjen në sistemet e tjera të ndërlidhura
20 Qershor 2025, 19:25Faqja e bashkisë së Tiranës, u sulmua dhe doli jashtë funksionit nga rrjeti iranian i hakerave “Homeland Justice”. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka deklaruar se sulmi kibernetik u izolua dhe se po punohet për rikthimin në funksion të sistemeve. Sipas AKSK është kufizuar përhapja në sistemet e tjera të ndërlidhura.
-
Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Kristjan Cenajn, vrau dhe groposi 16-vjeçarin për një orë Rolex
20 Qershor 2025, 15:59Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm, Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë e Lezhës për dënimin përjetë të Kristjan Cenajt, të akuzuar për vrasjen e 16 vjeçarit Mariglen Gjonaj në Mamurras.
-
Vlorë/ Nuk i dha fëmijës mjekimin e duhur, babai denoncon mjeken pediatre, policia nis hetimin
20 Qershor 2025, 15:27Policia e Vlorë ka nisur hetimimin për një mjeke pediatre, pasi nuk i ka dhënë mjekimin e duhur një fëmije. Denoncimi është bërë nga babi i fëmijës, ndërsa fëmija është dërguar më pas për të marr mjekim në Tiranë.
-
Mirditë/ Në kërkim për rrahjen e kunatit, por 51-vjeçari i sulmon edhe shtëpinë me breshëri plumbash! Shkak konfliktet familjare me vëllanë e gruas (EMRI)
20 Qershor 2025, 15:04Policia e Mirditës shpalli në kërkim 51-vjeçarin si autor të dyshuar të krimit. Nga hetimet paraprake rezulton se shënjestër ka qenë banesa e vëllait të gruas së tij dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm. Edhe pse ishte në kërkim policor për rrahjen, u rikthye të sulmonte me armë banesën e kunatit
-
Zbulohen pamjet se si Policia futi në kurth grupin e drogës me blerje të simuluar! Pas pagesës së lekëve, u vihen prangat! (VIDEO)
20 Qershor 2025, 14:15Në çastet që bëhet shkëmbimi i dozave me shumën e lekëve që duhej paguar, veprime në rrugë ku qartazi dallohen kalimtarë e shitës, agjentët kanë vepruar me forcat e rendit duke rrethuar të rinjtë dhe vendosur prangat.
-
Zjarr në Sheqishtë të Patosit, tubat e ujit përfshihen nga flakët gjatë ngjitjes! Tymi mbulon zonën
20 Qershor 2025, 13:51Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në Sheqishtë të Patosit. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke mbuluar gjithë zonën me re të zeza tymi.
-
Elbasan/ Alkooli 'merr më qafë' shoferin pa patentë, zbulohet se ishte i kërkuar për drogë, arrestohet 32-vjeçari! I dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3,4 vite burg
20 Qershor 2025, 13:56I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës me 40 muaj burg, kapet teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, 32-vjeçari. Do hetohet nga Prokuroria e Elbasanit për drejtim mjeti pa dokument e falsifikim, teksa pritet të vuajë edhe izolimin në Tiranë për dënimin e gjykatës
-
Tiranë/ Shiste hidrokarbure pa kuponë, Policia bllokon një karburant në Paskuqan! Në pranga pronari
20 Qershor 2025, 13:31Pronari i një karburanti në Paskuqan ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë.
-
-
-
-
Tiranë/ Bastisi 10 mijë euro në studion ligjore të avokatit dy vite më parë, arrestohet 42-vjeçari! Të akuzuar edhe çifti i bashkëshortëve (EMRI)
20 Qershor 2025, 12:06Arrestohet autori i dyshuar i vjedhjes së një shumë të konsiderueshme valute në një studio ligjore në bulevardin “Gjergj Fishta”, ngjarje e ndodhur 2 vjet më parë. 42-vjeçari akuzohet se bashkë me bashkëshortët Rrokaj, në 28 gusht të vitit 2023, ka vjedhur rreth 10 mijë euro në zyrën e avokatisë së një mbrojtësi ligjor
-
Peqin/ Djali e denoncoi të humbur, 84-vjeçari gjendet pas disa orësh kërkime i mbytur në kanalin vaditës pranë banesës!
20 Qershor 2025, 12:01Ditën e djeshme djali 38-vjeçar kërkoi ndihmën e policisë, ngjarja e rëndë në fshatin Fatishë. Nga hetimet paraprake rezulton aksidentale, viktima vuante nga skleroza
-
Dy aksidente të njëpasnjëshme në autostradën Tiranë-Durrës! 'Paralizohet' qarkullimi (VIDEO)
20 Qershor 2025, 11:52Dy aksidente të njëpasnjëshme u regjistruan mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar po vetëm dëme materiale.
-
-
Drogë për klientët VIP në ish-Bllok, 25 në pranga, 8 në kërkim! Kamerierë e banakierë shpërndarës! Në total, u kap 90 kg drogë (VIDEO+EMRAT)
20 Qershor 2025, 11:2125 persona u arrestuan dhe 8 të tjerë u shpallën në kërkim nga Antidroga e Tiranës pasi shpërndanin lëndë narkotike në ish-Bllok dhe disa zona të tjera. Në mesin e të arrestuarve janë 2 vëllezër, të cilët dyshohet se siguronin drogën. Në pranga ranë kamerierë dhe banakierë, të cilët nuk u jepnin VIP-ave ne ish-Bllok vetëm pije të ligjshme.
-