Kronikë
-
17 Janar 2025, 08:49
-
RENEA zbarkon në Pogradec, 6 në pranga, 28 kontrolle banesash e 207 mijë euro të kapura! Arrestohet Fatjon Bono, më herët u hetua si përkrahës i ISIS, kërkohet vrasësi i kamerierit
17 Janar 2025, 08:14Shoqërohen 14 persona me ‘hije’ krimi, në dy shtëpi u gjetën 207 mijë Euro. I arrestuari Fation Bono dyshohet si përkrahës i ISIS. 200 efektivë, përfshirë forcat RENEA, zbarkuan në qytetin e Pogradecit. U sekuestruan, armë, drogë, e shuma të konsiderueshme parash. Në shënjestër ishte edhe Erjon Llapushi, i kërkuar për vrasjen e një kamerieri, por nuk u gjet në banesë
-
KPA rikthen në detyrë prokuroren e Tiranës Eriselda Bala
16 Janar 2025, 21:10KoKolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli sot më 16 janar vendimmarrjen në çështjen e prokurores së Tiranës, Eriselda Bala, ankimi i së cilës u gjet i drejtë dhe u rikthye në detyrë.
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima
16 Janar 2025, 17:44Kolegji i Posaçem i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar 2025, 16:50Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte te mbikalimi midis dy lagjeve të Bulqizës, segment i Rrugës së Arbrit.
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar 2025, 16:33Në rrugën Shëngjin -Rana e Hedhur një automjet i tonazheve të larta ka dëmtuar linjat elektrike dhe internetin.
-
Lushnjë/ Ndalohet 35-vjeçari në fshatin Dushk, kanosi me armë zjarri të riun pranë banesës së tij (EMRI)
16 Janar 2025, 15:27Një 35-vjeçar banues në Dushk është ndalur nga policia për shkak se ka kanosur me armë një person tjetër pranë banesës së këtij të fundit.
-
Çmontohet ‘çerdhja’ e prostitucionit në Tiranë! Arrestohet tutori turk, 9 vajza nën hetim
16 Janar 2025, 15:08Një shtetas turk është vendosur në pranga nga policia e Tiranës pasi rekrutonte shtetase të huaja nga Kina dhe Kazakistani për prostitucion.
-
Afera Partizani/ Ja pse Apeli i GJKKO caktoi detyrim paraqitjeje për Berishën: Është kryetari i opozitës, jemi në prag fushate por s’mund të shuhej masa e sigurisë! (DOKUMENTI)
16 Janar 2025, 14:45Nëse e shkel, kthehet përsëri në arrest shtëpie! Gjykata ka zbardhur vendimin e marrë për kthimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” për kreun e PD-së, Sali Berisha, i akuzuar dhe pandehur nga SPAK prej një viti për aferën në dosjen “Partizani”. Gjithashtu shtohet se 'nëse Berisha nuk paraqitet, SPAK ka të drejtë të kërkojë masë sigurie më të rëndë'
-
Tiranë/ Goditën punonjësit e Policisë dhe i dëmtuan makinën teksa ishin në krye të detyrës, 4 të arrestuar (EMRAT)
16 Janar 2025, 14:32Katër persona u arrestuan nga blutë e kryeqytetit, pasi goditën punonjësit e Policisë Rrugore dhe i dëmtuan makinën teksa ishin në krye të detyrës
-
‘Plumbi i artë’, Dumani: Bujar Çelën doja ta vrisja me armën që më dhuroi i vëllai Talo, por m’u bllokua! Mora hakun e mikut tim Klevis Kapllani
16 Janar 2025, 14:34I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, vijon të trondisë me rrëfimet e tij te GJKKO. Sot dëshmoi se si vrau me ushtarët e tij vëllanë e ish-mikut të kthyer në armik, Talo Çela, pasi ky i fundit i kishte vrarë shokun e ngushtë. Pohimi: E dija ku pinte kafen Bujari, Enver Diva e plagosi, mua mu bllokua pistoleta, armën e dytë s’doja ta bëja pis. I kërkova Besmir Xhixhës ta vriste
-
Bulqizë/ Kushëriri vret në gjueti 36-vjeçarin në pyllin e Tërnovës, Policia po verifikon nëse është aksidentale apo e qëllimtë! Shoqërohet 34-vjeçari (EMRAT)
16 Janar 2025, 13:25Policia tha se u njoftua se është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi Vasil Kamberi, 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital. Shoqërohet 34-vjeçari, po merret në pyetje
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar 2025, 12:02Një turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar teksa po tentonte të futej në Shqipëri përmes piskës së kalimit kufitar në Muriqan.
-
Në hetim për korrupsion, kryeprokurori i Sarandës pezullohet nga detyra! SPAK: Veprime të paligjshme në favor të vjehrrit të tij
16 Janar 2025, 11:10Mes dyshimeve se ka abuzuar me detyrën duke kryer veprime korruptive në favor të vjehrrit të tij, GJKKO ka pezulluar nga detyra kryeprokurorin e Sarandës, Kledian Llaho. Ndaj tij, SPAK ka nisur hetim për korrupsion. Llaho është në hetim disiplinor edhe nga ILD, pasi ka zvarritur hetimet e një çështjeje dhe se me dashje s'ka zbatuar një vendim gjykate.
-
Tiranë/ Shpërndante kanabis, arrestohet 21- vjeçari! Lëvizte me taksi për shmangien e kontrolleve të Policisë
16 Janar 2025, 10:33Një 21 vjeçar është vendosur në pranga nga policia e kryeqytetit pasi merrej me aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike
-
I dënuar për drogë, Gjykata e Tiranës sekuestron pasuritë e familjes së Sokrat Carit! Ndërroi jetë para 3 viteve
16 Janar 2025, 10:12Gjykata e Tiranës i sekuestron pasuritë familjarëve të Sokrat Carit i dënuar për drogë dhe që ndërroi jetë në vitin 2022
-
Vetingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha, KPA konfirmon shkarkimin
16 Janar 2025, 09:54Kolegji i Posacëm i Apelimit që u mor më 15 janar 2025,u mor në dhomë këshillimi, la në fuqi shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Ervin Karanxha.
-
Zjarr në qendrën ku qëndrojnë azilkërkuesit në Babrru, shkak një shkëndijë elektrike
16 Janar 2025, 09:39Një zjarr ka rënë në qendrën e ku qëndrojnë azilkërkuesit në Babrru. Policia e Tiranës njofton se zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
-
Licencuan karburantin pa leje ndërtimi, mbahet seanca paraprake në GJKKO për kryebashkiakun socialist të Devollit e 4 zyrtarë! Kërkojnë pushimin e çështjes
16 Janar 2025, 09:33Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua sot, 16 janar, seanca paraprake për kryebashkiaku socialist të Devollit, Eduard Duro e 4 të akuzuarit e tjerë. daj tyre, rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, ndërsa të gjithë kërkuan pushimin e çështjes me argumentin se fakti penal nuk ekziston.
-
Tiranë/ 81-vjeçarin e vrau me çekiç pas kafes në shtëpi, zbardhet dëshmia e autorit: Më ngacmonte gruan e më ofendonte
16 Janar 2025, 09:28Zbardhet dëshmia e Isuf Hasa, i arrestuar si autor i vrasjes së 81-vjecarit, para disa ditësh në fshatin Shëngjin i Vogël, Tiranë
