Kronikë
-
Report Tv sjell pamjet e momentit kur mjeti është përfshirë nga flakët, ndërsa tymi ka mbuluar zonën.
30 Korrik 2025, 09:04 -
Pretendoi se u dhunua nga efektivët, Policia e Shtetit sqaron ngjarjen: Mandreja sulmoi policët dhe shefin e komisariatit, kemi pamjet
29 Korrik 2025, 21:12Policia e Shtetit ka reaguar pas deklarimeve të bëra së fundmi nga një qytetar i identifikuar si Emirion Mandreja në një intervistë mediatike, i cili pretendonte se më 17 janar 2024 është dhunuar fizikisht nga zyrtarët e komisariatit të Rrëshenit.
-
Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 12-vjeç me biçikletë (VIDEO)
29 Korrik 2025, 20:17Në aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Myltës në Lezhë. Një automjet tip 'Ford' ka përplasur një fëmijë 12- vjeç që lëvizte me biçikletë. I mituri ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
-
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Fierit Genci Mane
29 Korrik 2025, 19:37Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Fierit, Genci Mane. Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.
-
Kushtetuesja, ‘kufi’ të ri SPAK: Jo më sekuestrim celularësh pa vendim gjykate! Ymerit iu cenua fshehtësia e komunikimit! Fshi materialet që s’kanë lidhje me hetimin
29 Korrik 2025, 18:30Prokurorët nuk mund të marrin më telefonat e askujt pa lejen e gjykatës dhe nuk mund ti hapin aparatet as në kushtet e flagrancës apo urgjencës. Gjykata Kushtetuese tha sot se telefoni nuk është send, por korrespodencë, dhe si e tillë, çdo komunikim konkret që merret nga prokuroria, duhet marrë leje nga gjykata.
-
KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Eranda Laze
29 Korrik 2025, 18:16Prokurorja e Tiranës, Eranda Laze është shkarkuar nga detyra nga KPA. Vendimi u morë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.
-
Cërrik/ Vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen
29 Korrik 2025, 16:52Policia vendore njoftoi se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit referuan materialet në Prokurori për 48-vjeçaren, pas veprimeve paraprake të kryera
-
-
SPAK dërgon për gjykim 4 persona për shit-blerje votash në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 (EMRAT)
29 Korrik 2025, 15:52SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO 4 persona, si të akuzuar për shit-blerje votash në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
-
Rinas/ Po udhëtonte drejt Anglisë me pasaportë greke false, pranga në aeroport gjeorgjianit 41-vjeçar
29 Korrik 2025, 15:42Zbulimi u bë fal informacioneve që uniformat blu shkëmbyen edhe me partnerët britanikë. Gjeorgjiani po vinte nga Budapesti dhe do udhëtonte me linjën Tiranë-Mançester. Posedonte dokumente si grek i rremë
-
Himarë/ Vodhi 1400 euro nga makina e pushuesit në ‘Porto Palermo’, në pranga i riu nga Kosova
29 Korrik 2025, 15:02Një 25-vjeçar banues në Kosovë ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se vodhi 1400 euro nga automjeti i një pushuesi, në plazhin e “Porto Palermos”.
-
Lezhë/ Merrte inerte pa leje në lumin Mat, në kërkim administratori i kompanisë, nën akuzë 3 punëtorët! Sekuestrohen eskavatori dhe 3 kamionët (EMRI+VIDEO)
29 Korrik 2025, 15:02Nga kontrolli i ushtruar nga Komisariati i Policisë, në bashkëpunim me IKMT, u evidentua një subjekt që ushtronte veprimtari të kundërligjshme në shtratin e lumit Mat. Dy prej të akuzuarve vëllezër. Pronari i firmës nga Kamza, policia në ndjekje të tij
-
-
Bulqizë/ Humbi kontrollin e zetorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 67-vjeçari
29 Korrik 2025, 14:49Një aksident është shënuar sot në fshatin Viçisht, Bulqizë. Rasim Lika, humbi kontrollin e zetorit që po drejtonte duke i shkaktuar vdekjen.
-
-
-
-
Ekskluzive/ Hetimet për atentatin ndaj Ndojës ‘fundosën’ grupin që mbushi Europën me drogë! Si iu kap 1 ton kokainë bosit të ‘Cincos’ me Dervishajn në Belgjikë
29 Korrik 2025, 14:23Grupi i trafikut të drogës, me biznesmenë të njohur si trafikantë, të arrestuar nga SPAK, ishin pjesë e grupit të madh me 19 persona të trafikut të drogës, i zbuluar gjatë hetimeve të atentatit ndaj ish prokurorit Ndoja në Durrës. Report Tv ka siguruar vendimin e GJKKO për 7 masat e sigurisë për anëtarët e rinj, mes të cilëve biznesmenët Klevis Hoxhosmani dhe Ermir Ndreaj. Emrat e mëdhenj të krimit kanë organizuar gjithçka në komunikimet në SkyECC të cilat SPAK i ka zbardhur.
-
Velipojë/ I moshuari zaptoi plazhin, Policia e merr nën akuzë dhe i sekuestron 80 çadra dhe 160 shezlongë (VIDEO)
29 Korrik 2025, 14:10Në kuadër të aksionit të koduar “Plazhi i lirë”, janë hequr sot. Sekuestrohen 80 çadra dhe 160 shezlongë në zonën e Velipojës. Nën akuzë u mor një i moshuar, i dyshuar për shkeljen ligjore
-
Berat/ Ndërtoi pa leje godinën trekatëshe që do e kthente në hotel, arrestohet 30-vjeçari (EMRI)
29 Korrik 2025, 13:59Aksioni erdhi në kuadër të kontrollit të territorit dhe lirimit të hapësirave publike në vend. Shërbimet kishin siguruar informacione në rrugë operative, se një person kishte ndërtuar pa leje në lagjen 'Barrikadë', duke ushtruar menjëherë kontroll në terren