Kronikë
-
Një i arrestuar u arratis nga Policia e Elbasanit më 3 qershor. Ai u kap pas 1 ore, por 3 efektivët janë pezulluar nga detyra.
16 Qershor 2025, 14:48 -
Lezhë/ Tjetërsimi i 234 mijë m2 tokë te ‘Rana e Hedhun’, arrestohet topografi! GJKKO e dënoi me 5 vite burgim, pjesë e dosjes me ish-kryebashkiakun Frrokaj
16 Qershor 2025, 14:23Luigj Paloka i kishte shpëtuar drejtësisë deri më sot për tre akuzat e shpërdorimit të detyrës, grupit të strukturuar kriminal dhe falsifikimit, teksa ishte hetuar dhe gjykuar në mungesë për dosjen e tjetërsimit të 234 mijë metrave katrorë tokë në bregdetin e “Ranës së Hedhun”, ku të pandehur kanë qenë një grup me të paktën 13 persona nga Prokuroria e Posaçme, bashkë me ish-kryebashkiakun demokrat Fran Frrokaj
-
Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku në vitin 2017, Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë dy autorët! Jambelli e Leçi në Greqi
16 Qershor 2025, 13:54Burgim i përjetshëm është dënimi që dha Gjykata e Tiranës për organizatorin e vrasjes së kryekomisarit Artan Cuku dhe njërit prej bashkëpunëtorëve Kristaq Leci. Ekzekutori i cili është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, është dënuar më herët me 10 vite burg.
-
Falja e gjobave nga qeveria/ SPAK vendosi mosfillimin e hetimit për kallëzimin, kandidati Aulon Kalaja e ankimon
16 Qershor 2025, 13:34Kandidati për deputet i PD-ASHM në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, ankimoi vendimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për mosfillimin e hetimeve, sa i përket kallëzimit të tij lidhur me vendimin e qeverisë për të falur gjobat përpara zgjedhjeve.
-
Tiranë/ 'Zgara' te rrethi i Komunës së Parisit përfshihet nga zjarri! Tymi 'pushton' zonën
16 Qershor 2025, 13:24Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një 'Zgarë te rethi i Komunës së Parisit. Zjarri dyshohet se ka rënë në pjesën e kuzhinës gjatë momentit të gatimit.
-
Tiranë/ Fëmija 9-vjeçar përfundon i plagosur në spital, i ra në kokë sendi që hodhi nga ballkoni i pallatit 20-vjeçarja! Policia e procedon
16 Qershor 2025, 12:52Një fëmijë 9-vjeçar përfundoi për mjekim në spital i plagosur në kokë, pasi sendi i fortë i fluturuar nga ballkoni nga një vajzë prej pallatit në Shkozë, e ka goditur dhe ngjarja mund të pëfundonte edhe në tragjedi. 20-vjeçarja po hetohet në gjendje të lirë, fëmija u mjekua në spital, pa rrezik jete
-
Proda takim me zv.presidenten e Zyrës Federale Kriminale gjermane: Forcimi i bashkëpunimit, çelësi i suksesit në luftën kundër krimit
16 Qershor 2025, 12:48Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, priti në një vizitë pune Zëvendëspresidenten e Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë (BKA), Martina Link, e shoqëruar nga Markus Koths dhe zyrtarë të lartë të këtij institucioni
-
Tiranë/ Kamerat dhe radarët i ‘marrin më qafë’, 30 shoferë të arrestuar dhe proceduar në një javë! ‘Shkulen’ me karrotrec 30 makina të parkuara keq (VIDEO)
16 Qershor 2025, 12:34Policia Rrugore e Tiranës njoftoi sot se përgjatë javës që u mbyll ka kryer arrestimin dhe procedimin e 30 shoferëve, teksa 20 automjete janë hequr me vinç e karrotrec pasi ishin parkuar në korsitë e autobusëve apo biçikletave. Pezullohen edhe 22 leje drejtimi. Disa prej mjeteve janë luksoze
-
Tiranë/ Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kërcënoi me mjet prerës, arrestohet 37-vjeçari
16 Qershor 2025, 12:18Uniformat blu parandaluan një ngjarje ngjarje kriminale në një familje në Tiranë. Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes në sy të fëmijëve
-
Rrëzohet në burg dhe dëmton legenin, ish-shefi i qarkullimit Roven Zeka kërkon ndryshim mase në GJKKO! Mungon prokurorja, shtyhet seanca
16 Qershor 2025, 12:00Zeka dyshohet nga SPAK për korrupsion lidhur me procedurat për një aksident, lidhur me një ryshfet prej 2 mijë euro që SPAK pretendon se e ka përfituar. Më herët masa e arrestit në burg u la në fuqi nga Apeli i GJKKO për të dhe oficerin Edison Tabaku, ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve Sokol Novaku, u lirua në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare
-
U soll nga Zimbabve në pranga, GJKKO lë në burg administratorin e inceneratorit të Fierit! Dusha mungon, shtrohet në Spitalin e Burgut
16 Qershor 2025, 11:49Ai ka mbajtur postin e administratorit të inceneratorit të Fierit, ndërsa nuk ishte i pranishëm në senacën e sotme, pasi është shtruar në Spitalin e Burgut, për shkak të problemeve shëndetësore. I pandehur bashkë me 14 të tjerë nga SPAK, po rigjykohet pas vendimit të Apelit
-
Shkodër/ Parcelat e mbushura me kanabis, asgjësohen 1408 bimë! Arrestohet 34-vjeçari (EMRI)
16 Qershor 2025, 11:18Vijon operacioni i Policisë në kuadër të asgjësimit të parcelave me kanabis në qarkun e Shkodrës. Përmes një njoftimi zyrtar për mediat blutë informojnë se kanë gjetur dhe asgjësuar 1408 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
-
VKM e llogaritjes së pagave të mësuesve, Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë publike më 26 qershor
16 Qershor 2025, 10:25Më 26 qershor, në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet seancë publike për padinë e sindikatës së Arsimit lidhur me VKM-në e llogaritjes së pagave të mësuesve.
-
Dy turistë të huaj mbetën të plagosur në Gjipe e Shkëmbin e Kavajës, arrestohen pronarët e mjeteve lundruese
16 Qershor 2025, 09:49Dy incidente u shënuan në det të dielën, njëri në Gjipe e tjetri te Shkëmbi i Kavajës. Dy turistë, njëri gjerman e tjetri belg, mbetën të lënduar, dhe po marrin mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë. Rastet por hetohen, por deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve, u arrestuan 2 persona.
-
Berisha sëmuret, nuk paraqitet në SPAK për aferën Partizani! Më 30 qershor seanca e parë e gjyqit
16 Qershor 2025, 09:33Kreu i PD, Sali Berisha nuk paraqitet në SPAK për aferën Partizani me argumentin se është sëmurë. Në Prokurori duhet të dorëzojë raportin mjekësor.
-
Shpërndante kanabis me doza në Vlorë, arrestohet 21-vjeçari
16 Qershor 2025, 09:35Një 21-vjeçar i cii shpërndante kanabis të ndarë në doza në qytetin e Vlorës është arrestuar.
-
Droni e kap ‘mat’ teksa kujdesej për parcelën me kanabis, arrestohet 59-vjeçari në Roskovec (EMRI+VIDEO)
16 Qershor 2025, 09:09Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Roskovecit, pasi u kap në flagrancë duke u kujdesur për lëndën narkotike që kishte kultivuar. Lënda narkotike e zbuluar u asgjësua nëpërmjet procesit të djegies.
-
Vlorë/ 35-vjeçari vetëplagoset me armë, dërgohet te Trauma
16 Qershor 2025, 07:42Një 35-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në qytetin e Vlorës. Blutë kanë sekuestruar pistoletën tip Glock, si provë materiale.
-
Durrës/ Ishte duke bërë manovra me Jet Ski dhe ra në ujë, 21-vjeçari belg në gjendje të rëndë te Trauma! Shoqërohet pronari i mjetit
15 Qershor 2025, 22:59Një turist belg u plagos rëndë pas një aksidenti me Jet Ski në Shkëmbin e Kavajës dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ka shoqëruar pronarin e mjetit të lundrues.
-
Kush është Albana Boksi, gjyqtarja shkodrane që do të shqyrtojë rekursin e çështjes Veliaj?
15 Qershor 2025, 22:38Albana Boksi, një nga gjyqtaret më me përvojë në Gjykatën e Lartë, do të jetë pjesë e trupës që do shqyrtojë çështjen ndaj Erion Veliajt, në një kohë kur emri i saj është lidhur me vendimmarrje të rëndësishme në sistemin e drejtësisë penale. Emri i saj është përmendur shpesh për çështjen e njohur si ‘El Clasico’, një hetim i madh për korrupsion në sistemin gjyqësor që preku gjyqtarë dhe prokurorë të lartë.