Politikë
-
11 Qershor, 11:16
-
-
-
-
-
Kuvend/ Debate për investimet në Zvërnec, PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla-opozitës: Zogjtë e bufit si Flamingo nga Temu
11 Qershor, 07:22Protesta për Zvërnecin dhe zhvillimet e fundit politike dominuan debatin në Kuvend, ku opozita u paraqit me pankarta të frymëzuara nga manifestimet që vijojnë prej 12 ditësh në Tiranë. Socialistët ironizuan simbolikën e protestës, ndërsa ritheksuan se projekti i investimit do të vijojë.
-
Protestat për Zvërnecin/ Tafani: Mediat e huaja e përdorin për t’i rënë Trumpit, Irani për marketing! Bido: Protestuesit nuk po pyeten për tezat që udhëheqin tubimin
10 Qershor, 23:02Deputeti socialist Ardit Bido ngriti pikëpyetje mbi mesazhet kryesore që po përfaqësojnë protestën, duke argumentuar se ato nuk janë domosdoshmërisht produkt i një dakordësie të gjerë mes protestuesve.
-
Qeveria miraton krijimin e rezervës së armatimeve dhe pajisjeve teknologjike për Forcat e Armatosura, vendimi synon gatishmërinë e ushtrisë kur shpallet gjendja e luftës
10 Qershor, 21:10Rezervat do të aktivizohen me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe me urdhër të ministrit të Mbrojtjes. Pas marrjes së njoftimit nga Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes, subjektet e licencuara do të duhet t’i japin përparësi krijimit dhe vënies në dispozicion të rezervës, pavarësisht detyrimeve të tjera kontraktore.
-
BE dhe Shqipëria shqyrtojnë progresin e reformave dhe investimeve të financuara nga BE, Koçiu: Po ndërtojmë historikun që do ta përcaktojë vendin tonë si partner të besueshëm të Unionit
10 Qershor, 20:50Që prej vitit 2007, BE-ja ka siguruar më shumë se 1,9 miliardë EURO për Shqipërinë në formë grantesh. Së bashku me investimet e Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, kjo mbështetje ka mobilizuar rreth 4,7 miliardë Euro investime që prej vitit 2008.
-
VIDEO/ Momenti kur Sali Lushaj me të birin udhëheqin marshimin drejt kryeministrisë me dy gishtat lart
10 Qershor, 20:09Ish-truproja e Sali Berishës, Sali Lushaj dhe djali i tij Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, kanë udhëhequr një pjesë të pjesëmarrësve në marshimin nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt kryeministrisë.
-
Balla në 35-vjetorin e PS-së në Rrogozhinë: Shqipëria më afër se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Europian
10 Qershor, 19:39Nga Rrogozhina, në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se PS ndodhet në një moment historik, teksa Shqipëria është më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Europian.
-
Sofje, Begaj në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore: Shqipëria po avancon me reformat, po ecën para në procesin e integrimit
10 Qershor, 18:16Krah Presidentes së Bullgarisë, Iliana Iotova, dhe Ministres së Jashtme të Rumanisë, Oana-Silvia Țoiu, si pjesë e trojkës së Presidencës së SEECP-së, Begaj deklaroi se thellimi i bashkëpunimit në Evropën Juglindore është domosdoshmëri, eshtë mënyra më efektive për të përmirësuar ndërlidhjen dhe për të krijuar mundësi më të mira për qytetarët.
-
Qeveria miraton modelin e ri të organizimit dhe llogaridhënies në administratën shtetërore: Ndryshimet synojnë rritjen e transparencës dhe forcimin e mbikëqyrjes ndaj institucioneve
10 Qershor, 17:04Projektligji rikoncepton organizimin e institucioneve joministrore, duke i ndarë ato në dy kategori kryesore: ‘institucione varësie dhe agjenci autonome.’ Ndryshimet synojnë të qartësojnë përgjegjësitë, të forcojnë mbikëqyrjen dhe të rrisin llogaridhënien e institucioneve ndaj ministrive përgjegjëse dhe qendrës së qeverisjes.
-
Zvërneci/ ‘Na kanë futur xixat në të 4-ta anët’, Rama për protestat: Greqia vijon me sukses 'të shitet tek të huajt', ju doni t’i mbyllni dyert investimeve
10 Qershor, 16:28Edi Rama vijon t’i mëshojë arsyes se protestat në Shqipëri kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec, janë të orkestruara nga Greqia me argumentin se ‘xhelozon zhvillimin e vendit fqinj’.
-
PD çoi në Kuvend kërkesat e protestuesve, Zhupa nga Konferenca e Kryetarëve: Paketa të kalojë me procedurë të përshpejtuar! Ironizon Balla: Bufi dhe zogjtë e tij duan të duken si flamingo
10 Qershor, 15:38Për deputeten Ina Zhupa, paketa ligjore e dorëzuar nga PD në Kuvend është në interesin qytetar dhe paraqet edhe disa nga kërkesat e protestuesve. Ndërsa nga kampi socialist, Balla ka ironizuar këtë lëvizje të PD-së përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se 'bufi dhe zogjtë e tij duan të duken si flamingo'.
-
Drejtoresha e BIRN kërkon përmbajtje televizive edhe në gjuhën e minoriteteve, reagon Bido: Kristina greke, paradite shan projektin e Zvërnecit, pasdite kërkon emisione greqisht
10 Qershor, 14:34Kristina Voko kërkon që të ketë edicione lajmesh në gjuhën e minoriteteve dhe emisione të dedikuara. Bido e quan drejtoreshën e BIRN një promotore të sulmit ndaj projektit të Zvërnecit që ndërkohë bën edhe kërkesa të tilla. Ai thekson se ligji s’parashikon asnjë detyrim të tillë, përveçse për Radio Televizionin Shqiptar.
-
Shqipëria pret për herë të parë Konferencën e Kartës Rinore Europiane, mbi 100 pjesëmarrës nga 30 vende në Tiranë, Gonxhja: Rinia është aseti ynë më i çmuar
10 Qershor, 13:51Teksa komentoi protestat e qytetarëve gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare të Kartës Rinore Europiane, Gonxhja tha zëri i protestës është tregues i lirisë së shprehjes dhe i të drejtës së qytetarëve për të menduar ndryshe, për të kërkuar më shumë dhe për të shprehur hapur pakënaqësitë e tyre.
-
Ferit Hoxha në Sofje: Shqipëria e vendosur të çojë përpara reformat, synojmë të bëhemi pjesë e BE-së deri në vitin 2030
10 Qershor, 13:43Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme mori pjesë në Takimin Ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ku theksoi se integrimi europian mbetet prioriteti kryesor i Shqipërisë.
-
Qeveria lëshon alarmin se Pacolli mund të ketë lënë peng Aeroportin e Vlorës tek Delphos (Dokumenti)
10 Qershor, 13:16Ministria e Infrastrukturës dyshon se Mabco e Pacollit mund të ketë fshehur informacione ndaj i ka kërkuar shoqërisë të saktësojë nëse dokumentacioni që ajo ka përcjellë në ministrinë e Infrastrukturës për kredinë e marrë nga Delphos është i plotë,i saktë dhe i pandryshuar.
-
‘Nëse Zvërnecin e ndërton një oligark shqiptar, flamingot do të kthehen?’ Ben Blushi nën sulm virtual pas reagimit: Rrugaçë Facebook-u, a keni familje e nder?
10 Qershor, 12:46Postimi i Ben Blushit ishte një pyetje retorike nëse investimi shqiptar, ndryshe nga ai i huaj, do të kthente flamingot. Komentet negative kundër këtij qëndrimi të tij kanë vërshuar në postim, ku nuk kanë munguar as ofendimet personale në drejtim të ish-politikanit.