Politikë
-
Lefter Alla, kryetar i bashkisë së Bulqizës, është shkarkuar nga detyra nga kryeministri Edi Rama, për shkelje të rënda, pas arrestimit nga SPAK për abuzimet me tenderat publike, duke favorizuar kompanitë e të afërmve të tij. Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave, ndërsa ish-kryebashkiaku socialist ka të drejtë që ta ankimojë shkarkimin e tij brenda 15 ditëve në Gjykatën Kushtetuese
24 Mars 2023, 13:34 -
Ilir Meta feston sot ditëlindjen, poston foton e veçantë më të ëmën
24 Mars 2023, 13:12Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta feston sot ditëlindjen dhe mbush 54 vjeç. Meta ka publikuar një foto të veçantë me nënën e tij, ndërsa ka falënderuar miqtë për urimet që ato i kanë bërë në këtë ditë të veçantë
-
-
Në garë për zgjedhjet vendore të 14 majit, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi dorëzojnë zyrtarisht mandatin e deputetit
24 Mars 2023, 12:41Deputetet e Rithemelimit, Luçiano Boçi dhe Belind Këlliçit kanë dorëzuar sot zyrtarisht zota mandatin e deputetit, pasi do të garojnë në zgjedhjet vendore të cilat do të mbahen më 14 maj. Luciano Boçi pati fjalimin e fundit enjten në seancën plenare
-
14 Maji/ Instituti Piepoli dhe Report Tv rikthejnë sondazhet parazgjedhore! Të vetmit që 4 zgjedhjet e kaluara kanë ‘goditur në shenjë’ rezultatin e saktë
24 Mars 2023, 12:38Me afrimin e zgjedhjeve të 14 Majit rikthehen edhe sondazhet parazgjedhore në Report Tv në bashkëpunim me institutin italian Piepoli për të pestin proces zgjedhor radhazi. Të mërkurën 29 mars në Report Tv në orën 21:00 do të bëhen publike të dhënat e para, që do të nisin rrugëtimin drejt 14 Majit, që shqiptarët të mësojnë më shpejt se të tjerët se çfarë do të ndodhë ditën e zgjedhjeve.
-
Berisha: Ahmetaj ka udhëtuar në Londër për marrëveshje me Ramën! Ka dokumente të pakundërshtueshme se i bëri presion për inceneratorët
24 Mars 2023, 12:33Sali Berisha thotë se Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria. Teksa ish-zëvendës kryeministri është nën akuzë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash, Berisha thotë se Ahmetaj ka dokumente të pakundërshtueshme se Rama i ka bërë presion të firmosë për inceneratorët.
-
Veliaj: Tirana sot ka ligjshmëri, disiplinë dhe rregull, si kurrë më parë; mirënjohje për punën heroike të punonjësve me uniformë
24 Mars 2023, 12:29Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me punonjës të Policisë Bashkiake, Zjarrfikëses, IMT-së, UKT-së, AMK dhe institucioni të tjera, për t’i dhënë disa porosi, por edhe për t’i falënderuar sepse falë punës së tyre, imazhi i qytetit ka ndryshuar plotësisht.
-
Meta i bashkohet tryezës kundër dhunës ndaj grave në Shqipëri: Të bëjmë politika për parandalimin e saj! Qeveria nuk ka prioritet forcimin e familjes
24 Mars 2023, 11:34Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar tryezës kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri. Në fjalën e tij theksoi se duhen bërë politika që parandalon dhunën si dhe të angazhohen për integrimin e atyre që janë viktima të dhunës. Meta shtoi se shifrat alarmante të dhunës tregojnë se kanë dështuar institucionet publike të kujdesit social.
-
Xhaçka pret zyrtaren e Lartë të OSBE-së: Të bëjmë çmos për llogaridhënien e Rusisë për krimet e luftës! Schmid: Qasja e Shqipërisë ndaj Ukrainës, për t’u vlerësuar
24 Mars 2023, 11:38Në një konferencë të përbashkët me zyrtaren e lartë të OSBE Helga Shmid, ministrja Olta Xhaçka tha se llogaridhënia e Rusisë për krimet e luftës në Ukrainë është objekti kryesor i vendit tonë. Xhaçka paralajmëroi një vizitë në Maqedoninë e Veriut që mban presidencën e kësaj organizate për vitin 2023
-
Dixhitalizimi/ KQZ dhe Qeveria zvicerane nënshkruajnë marrëveshje deri në 2026! Financim 1.2 mln euro
24 Mars 2023, 11:33Në kuadër të bashkëpunimit për dixhitalizimit, KQZ ka nënshkruar sot marrëveshje deri në 2026 me Konfederatën e Zvicrës. Celibashi tha se kjo është një shprehje e bashkëpunimit nëpërmjet e KQZ dhe Konfederatës zvicerane
-
14 Maji/ Rreth 8 orë debate në Kryesinë dhe Grupin e PD! Çupi e Tabaku: Jo kandidatë për kryebashkiakë! Alibeaj: Vendosim nesër! Bardhi: Flas pas vendimit
24 Mars 2023, 11:14Kur duhen edhe vetëm 3 ditë nga mbarimi i afatit të depozitimit të listave të kandidatëve, për kryebashkiakë apo anëtarë këshillash, në PD ende nuk ka një vendim për mënyrën se si do të dilet para votuesve më 14 Maj. Pas rreth 8 orësh debatesh në mbledhjen e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar demokratët duket se janë jo unikë. Në dalje për mediat folën dy figurat më kryesorë, Bardhi dhe Alibeaj, në prononcimet e të cilëve u vu re një lloj tensioni dhe ndarjeje.
-
Rama në një linjë me Kurtin: Marrëveshja e Ohrit, njohje 'de facto' e Kosovës
24 Mars 2023, 10:00 -
Ushtarakët kredi të buta e mundësi të reja për strehim! Ministri i Mbrojtjes: Kemi imazhet e para nga satelitët Albania 1 e 2
24 Mars 2023, 10:44Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi se ushtarakët do të kenë mundësi të përfitojnë nga politikat e strehimit. Ai u pyet edhe për satelitët Albania 1 dhe 2, duke deklaruar se kanë nisur të vijnë imazhe të territorit të vendit, por institucionet duhet të dinë si t’i përdorin
-
Miratohet fondi 240 milionë lekë për ndërmarrjet sociale, kusht punësimi i individëve që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve sociale
24 Mars 2023, 10:26Qeveria ka miratuar fondin 240 milionë lekë për periudhën 2023-2025 për të integruar dhe punësuar individët e ndërmarrjeve sociale. Teksa e vlerësonte si mekanizëm financiar që bën të mundur punësimin e grupeve në nevojë dhe i integron në shoqëri, Ogerta Manastirliu u shpreh se kusht është që 50% të punësuarve të jenë individë që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve sociale.
-
-
-
-
-
-
