Politikë
-
Në zgjedhjet vendore të 14 majit, Edi Rama ka vendosur që t’u japë besimin edhe për një mandat të ri 44 kryetarëve aktualë të Bashkive.
25 Mars 2023, 07:17 -
VKM/ Shkrihet Agjencia Kombëtare e Diasporës, buxhetit të shtetit i ulen 71 milionë lekë kosto
24 Mars 2023, 17:41Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme shfuqizimin e Agjencinë Kombëtare të Diasporës. Kompetencat e këtij institucioni do t’i kalojnë Ministrisë së Jashtme, por Agjencia Kombëtare e Diasporës do të vijojë të ekzistojë deri në krijimin e strukturës pranë ministrisë.
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars 2023, 22:24Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka kërkuar gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë për shkak se kanë kryer shkelje të Kodit Zgjedhor. Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, atë të Përrenjasit, Nuri Belba dhe Kastriot Gurrën, kryetar të bashkisë së Librazhdit.
-
Berisha: Rama ka 10% më shumë pushtet se Enver Hoxha! Shqiptarët largohen sepse 90% e fondeve të punëve publike, vidhen nga zyrtarët
24 Mars 2023, 20:10Nga Kamza, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka grumbulluar në duart e tij 10% më shumë pushtet se vetë diktaktori komunist, Enver Hoxha.
-
'France24' reportazh për ekspozitën e Ramës në Athinë: Arti në shërbim të vëllazërimit! Greqia dhe Shqipëria shpalosin miqësinë në event jo të zakontë
24 Mars 2023, 19:36Media franceze ‘France24’ i ka dedikuar një artikull kryeministrit Edi Rama dhe ekspozitës që hapi në Athinë me pikturat e tij. Ramën e cilësojnë si të vëmendshëm ndaj detajeve pasi kujdeset vetë për mënyrën e vendosjen e veprave me aq shumë ngjyra. Kryeministri grek e konsidroi kënaqësi që të prisnin Ramën jo si homolog me vizitë zyrtare por si artist që shpalos artin e tij në Greqi.
-
Rama: Mbretëria e Bashkuar i jep 4 mld euro Shqipërisë, në dispozicion për projektet strategjike
24 Mars 2023, 19:43Kryeministri Edi Rama thotë se Mbretëria e Bashkuar ka vënë në dispozicion të Shqipërisë një fond prej 4 miliardë eurosh. Ky fond sipas Ramës do të vihet në dispozicion të projekteve strategjike të vendit tonë.
-
Zgjedhjet lokale të 14 majit, ambasada e SHBA në Tiranë thirrje partive politike: Aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në përputhje me ligjin dhe standartet ndërkombëtare
24 Mars 2023, 19:20Në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, ambasada amerikane në Shqipëri, u ka bërë thirrje partive politike në Shqipëri që të sigurohen që aktivitete zgjedhore të zhvillohen në përputhje me ligjin shqiptar dhe standartet ndërkombëtare.
-
PD ende pa vendim për zgjedhjet, Murrizi në Report Tv: Bardhi kundër Alibeajt, s’do nxjerrin dot kandidatë në 61 bashki! Haklaj: I kanë gati emrat
24 Mars 2023, 19:10Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 8 orë një mbledhje me Kryesinë dhe Grupin Parlamentar por ende nuk ka një vendim se si do futen në zgjedhjet vendore. Mbetet ende një diskutim se si do të futen në zgjedhje me kandidatë në të gjithë bashkinë, apo vetëm me lista këshilltarësh, teksa të hënën mbaron afati i fundit për regjistrimin e tyre.
-
-
-
-
-
-
-
Rama për mediat britanike: Qeveria e Sunak shprehu ‘keqardhje dhe siklet' për retorikën anti shqiptare! Kërkesa për azil? Duhet sistem vizash, njerëzit të aplikojnë lirisht
24 Mars 2023, 14:43Kryeministri shqiptar nga Londra ka deklaruar se qeveria britanike ka treguar shenja keqardhjeje dhe sikleti për komentet anti shqiptare të sekretares së brendshme Suella Braverman.
-
Oerd Bylykbashi në SPAK: Kallëzim Partisë Socialiste për aplikacionin Aktivisti, pengon të drejtat e zgjedhësve
24 Mars 2023, 14:32Aplikacioni i socialistëve “Aktivisti” është denoncuar këtë të premte nga deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi në SPAK. Ai akuzoi qeverinë se është duke përdorur këtë aplikacion për të penguar lirinë e zgjedhësve duke shtuar se sipas tij punonjësit e administratës janë nën presion të vazdhueshëm. Denoncimi vjen në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit
-
-
Tabaku në Këshillin e Integrimit: Duhet bashkëpunim me shoqërinë civile për të ardhmen në unionin evropian
24 Mars 2023, 14:13Deputetja e PD-së , Jorida Tabaku ka folur sot në Këshillin e Integrimit sa i takon ligjit të ri të Kuvendit në procesin e Integrimit.
-
-
U arrestua nga SPAK për abuzim me tenderin 322 mln lekë, Rama shkarkon nga detyra kreun e Bashkisë Bulqizë Lefter Alla
24 Mars 2023, 13:34Lefter Alla, kryetar i bashkisë së Bulqizës, është shkarkuar nga detyra nga kryeministri Edi Rama, për shkelje të rënda, pas arrestimit nga SPAK për abuzimet me tenderat publike, duke favorizuar kompanitë e të afërmve të tij. Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave, ndërsa ish-kryebashkiaku socialist ka të drejtë që ta ankimojë shkarkimin e tij brenda 15 ditëve në Gjykatën Kushtetuese
