GJK pezulloi marrëveshjen me Italinë për emigrantët, deputeti i PS: Kemi ndjekur procedurat e nevojshme në Kuvend! Baçi: Fitore për Shqipërinë

Sot (13 dhjetor) Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga grupi i deputetëve Bardhi-Berisha mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët, duke sjellë pezullimin e ratifikimit të kësaj marrëveshje në Kuvend, gjë që ishte planifikuar të ndodhte në seancën e nesërme plenare (14 dhjetor).

Lidhur me këtë marrëveshje, deputeti i PS, Lavdrim Krashi i ftuar në ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, u shpreh se ishin ndjekur të gjithë procedurat e nevojshme nga Kuvendi, duke u shqyrtuar në komisionet parlamentare pavarësisht se opozita kishte zgjedhur bojkotimin. Megjithatë Krashi shtoi se diskutimet duhet të jenë më të gjatë.

“Parlamenti ka ndjekur procedurat, është shqyrtuar në komisionet parlamentare. Automatikisht tashmë pas marrjes në shqyrtim, ndërpritet procedura parlamentare.  Sa i takon procedurës parlamentare në Shqipëri, diskutimi që bëjmë është i pakët. Diskutimi duhet të jetë shumë më i gjatë. Ndërkohë që britanikët e diskutojnë aq gjatë, ne këtë kemi prodhuar si parlament, që diskutimet janë të pakta.  Duke pasur parasysh heshtjen që zgjedhin të bëjnë disa deputetë, unë mendoj se dueht të ketë detyrim për të folur. Deputetët e opozitës çdo herë kur ishte normalitet, flisnin për cdo gjë përveç projektligjeve në agjendën e ditës”- tha Krashi.

Ndërsa deputeti demokrat, Luan Baçi e cilësoi si një fitore për Shqipërinë dhe e cilësoi marrëveshjen si jo të ligjshme pasi për emigrantët afrikanë kjo do ishte një lloj “burgosje”.

“Është fitore për Shqipërinë. Me një kryeministër prepotent që bën marrëveshje me kokën e tij pa pyetur për asgjë tjetër.  Nuk është marrëveshje legale për emigrantët që t’i kapësh në det dhe t’i burgosësh në Shqipëri, pa asnjë lloj të drejte dhe pa ditur se çfarë do të bëhet me ta”- tha Baçi i cili shtoi se do të pranojë çdo vendim që do merret pas 18 janarit.

Nga ana tjetër, kreu i LRE, Arian Galdini tha se Rama po e përdor Shqipërinë për të ndërtuar shtatoren e tij personale. Sipas tij, edhe marrëveshja me Italinë për emigrantët e tregon diçka të tillë.

“Ky kryeministër ka vendosur Shqipërisë në rolin e një magazinë të gjithckaje. Përdor Shqipërinë për të ndërtuar shtatoren e tij personale. Nëse ka ndonjë gjë të mbrapshtë marrveshje Meloni-Rama, është pikërisht kjo gjë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta pezulluar është për të treguar se Shqipëria nuk është në dispozicion të asnjë vendi dhe shpreson që ky qëndrim rigoroz të vijojë.  Kemi të bëjmë me marrëdhënie personale të një njeriu. Ky është problemi që kemi, Shqipëria merr rol të favorizuar pikërisht se duhet bërë shembull sesi duhet të jetë një lider që përdoret”- tha Galdini.

Seanca për kërkesën e deputetëve të grupit Bardhi-Berisha është planifikuar të mbahet në 18 janar në orën 10:00. 

Kujtojmë se më 6 dhjetor, 30 deputetë të Bardhit dhe Berishës kanë dorëzuar në gjykatën Kushtetuese padinë kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët duke e cilësuar si anti-kushtetuese. Në të njëjtën ditë edhe PD zyrtare me kryetar Lulzim Bashën, dorëzoi në GJK një padi kundër marrëveshjes, por padia është kthyer mbrapsht për mungesë dokumentacionesh.

Drafti për marrëveshjen për emigrantët, u miratua në Qeverinë italiane javën e kaluar dhe u dërgua në parlament për miratim.  Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fari spiuni: 14/12/2023 08:29

    Pse më duket ky Baçi si spiun? Baçi i ka harruar që në 91 Shqiptarët u dynden në Greki, Itali,dhe kërkush nuk i dëboj!Opozita sot që thot ëshë fitore nga gjykata kushtetuese për mos fidhimin e negociatave me Italin.aOpozita ka harruar emigrantët Shqiptar jo gjith që nuk kanë lënë gjo pa bo me vjedhje ,përdhunime,prostituta,drog,dhe nuk i kthej kush,po vazhdojnë akoma me bandat e krimit dhe drogave të ndryeshme me ton jo me kg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim