Politikë
-
Niko Peleshi u ka kërkuar grupeve parlamentare propozime për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit brenda datës 3 prill 2026. Përgjigjja e Blushit qëndron në të njëjtën linjë me atë të PD pasi thotë se zbardhja e vendimit të Kushtetueses duhet të pritet nga të dyja palët dhe shqetësohet nga injorimi i gjykatës prej kryetarit të Kuvendit.
25 Mars, 09:35 -
Hoxha takim me Ambasadorin Durmishi: Kosova mbetet prioritet i padiskutueshëm i Shqipërisë
25 Mars, 09:36Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme shqiptare, kështu është shprehur Ferit Hoxha gjatë një takimi me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.
-
Mentor Hima emërohet administratori i ri i OSHEE-së
25 Mars, 09:14Hima ka mbajtur më herët postin e drejtorit të Departamentit të Shitjes dhe Arkëtimit në OSHEE.
-
Robert Gajda 3 vjet në detyrë pa mandat, 7 kandidatë për Komisioner të Mbrojtjes nga Diskriminimi! Mbyllet aplikimi
25 Mars, 09:01Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, aktualisht Gajda me mandat të mbaruar prej 3 vitesh, pritet të ketë një emër të ri të votuar në Kuvend. Mbrëmjen e së martës ka përfunduar afati e aplikimeve dhe janë 7 kandidatët. Lista kryesohet nga juristë të së drejtës me 3 prej tyre që kanë shërbyer në institucionet e reja të drejtësisë
-
PD përjashtoi dy anëtarët që mbështetën Salianjin, Spaho: E turpshme, përzunë me shqelma dy kontributorë të partisë prej vitesh
25 Mars, 07:49Edmond Spaho thotë se të dy anëtarët demokratë i njeh prej më shumë se 15 vitesh dhe kanë kontribute të rëndësishme vetjake e familjare në PD, përfshirë edhe kontribute financiare.
-
Pas 108 ditësh përballë kryeministrisë, Adriatik Lapajt mbyll protestën
24 Mars, 22:54Protesta që zgjati tre muaj e dhjetë ditë u zhvillua mes përplasjesh me policinë, vështirësive të motit dhe një pritjeje të gjatë për mbështetje më të gjerë qytetare që, siç duket, nuk erdhi kurrë.
-
Kandidati demokrat më i votuar i listës së hapur në Durrës reagon ashpër ndaj përjashtimeve: Ku dallon sot PD nga ish Partia e Punës? Po përjashton zërat ndryshe
24 Mars, 22:37Në një reagim në Facebook, Ndrec Pjetri thotë se Partia Demokratike është kthyer si ish Partia e Punës, duke përjashtuar çdo zë ndryshe.
-
'Partia nuk është e Flamur Nokës', Alesia Balliu reagon ndaj përjashtimeve: Vendimet merren sipas interesave
24 Mars, 22:29Balliu përmend konkretisht rastin e deputetit të Elbasanit, Blendi Himçi, për të cilin thotë se prej kohësh qarkullojnë pretendime mbi përfitime të familjarëve të tij nga qeveria. Sipas saj, fakti që këto raste nuk trajtohen njësoj tregon për ekzistencën e një standardi të dyfishtë brenda strukturave drejtuese të partisë.
-
-
Drafti i PS/ Nga këshillimorët te ndryshimi i Kushtetutës, llojet e referendumeve, rregullat si do vendosin qyetarët! Për ligjin themelor duhet +50% pjesëmarrje
24 Mars, 19:41Drafti i socialistëve për ligjin e referendumeve parashikon në mënyrë të detajuar se si do të funksionojë kjo e drejtë kushtetuese për qytetarët. Referendumet do të jenë 3 llojësh, kushtetues, i përgjithshëm dhe vendor. Më i vështirë për miratim duket referendumi për ndryshimin e kushtetutës i cili kërkon që 50% e shqiptarëve me të drejtë vote të marrin pjesë në votim.
-
‘Vendim me grupin e PS për mungesën e Spiropalit në seancën për imunitetin e Ballukut', ish-ministrja i përgjigjet Ballës: Diskutimi do jetë i hapur dhe i troçtë
24 Mars, 18:26Taulant Balla tha sot se do të marrë një vendim në konsultim me grupin parlamentar, për mungesën e Elisa Spiropalit në seancën e kuvendit më 12 mars, kur me 82 votat e mazhorancës u refuzua arrestimi i Ballukut. Pak orë më vonë, Spiropali reagoi duke thënë se çdo qëndrim i dalë nga grupi meriton respekt, por i kërkon Ballës të flasin troç.
-
-
PD e përjashtoi nga grupi demokrat i Këshillit Bashkiak Durrës se mbështeti Salianjin, reagon Arlind Boshku: Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi
24 Mars, 17:27Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Boshku shfrytëzon situatën për të thënë se "ndërkohë që ne mbulonim fushatat me kontributet tona, drejtues dhe kandidatë të PD i kanë trajtuar këto sakrifica si pronë private pa transparencë, pa përgjegjësi dhe pa asnjë mbështetje reale për strukturat në terren".
-
Takimi me kryetarin e kuvendit kroat në Zagreb, Peleshi: Kroacia mbështet rrugën tonë drejt BE-së
24 Mars, 17:17Takimi u zhvillua në ambientet e Parlamentit të Kroacisë, në kuadër të vizitës së Peleshit për të marrë pjesë në Samitin Parlamentar të Iniciativës së Tre Deteve, një forum që bashkon vendet e Adriatikut, Balltikut dhe Detit të Zi për bashkëpunim ekonomik, energjetik dhe infrastrukturor.
-
-
Ekskluzive/ Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton dy anëtarë nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës! Report Tv siguron vendimin e firmosur nga Noka (REAGIMET)
24 Mars, 16:07PD lërjashton nga grupi i Këshilltarëve bashkiakë në Durrës, Dritan Burgijën dhe Arlind Boshkun. Flamur Noka thotë se i shërbenin PS. Njëri prej të përjashtuarve Burgija, ishte edhe kreu i grupit të këshilltarëve. Për ta zëvendësuar, PD propozon emrin e Ardian Mukës.
-
Marta Kos me lëvdata për SPAK: Po bën punë të shkëlqyer! Po monitorojmë procesin ‘Balluku’! Shqiptarët të heqin korrupsionin edhe nga mendësia
24 Mars, 16:00Brukseli është duke monitoruar me vëmendje çështjen e ish-zv kryeministres Belinda Balluku. Këtë e konfirmoi nga Brukseli vetë komisionerja për zgjerim e BE-së Marta Kos gjatë një samiti të martën. Kos u shpreh se çështja e korrupsionit në vendet kandidate nuk është vetëm çështje legjislacioni por edhe e mendësisë së shoqërive përkatëse.
-
Gara për pozicionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, zbardhen emrat e 7 kandidatëve! Mes tyre edhe ish-kreu i KLP
24 Mars, 15:50Shtatë persona kanë aplikuar deri në mesditë për t’u bërë Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi, pasi Kuvendi rihapi garën disa javë më parë pas dështimit të saj në tentativën e parë.
-
'Grupet parlamentare të propozojnë ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit', Bardhi i përgjigjet Peleshit: Kushtetuesja shfuqizoi ndërhyrjet e PS, presim vendimin e zbardhur
24 Mars, 15:25Përmes një kërkese Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i ka kërkuar Grupeve Parlamentare që që brenda datës 3 prill 2026, të propozojmë ndryshime që vlerësojmë të nevojshme në Rregulloren e Kuvendit.
-