Politikë
-
3 Nëntor 2021, 14:58
-
Rrugën drejt konsensusit 94 vota për ndryshime kushtetuese, PD e PS e nisin me sherr për oraret e mbledhjeve! Opozita largohet sërish nga mbledhja: Vazhdoni vetë nëse i keni numrat
3 Nëntor 2021, 14:45Mbledhja e sotme e Këshillit të Legjislacionit, ka përfunduar me largimin e opozitës nga tryeza e diskutimit dhe me debate që në fund nuk prodhuan asnjë vendimarrje konkrete. E gjitha ishte një mosdakordësi për kalendarin e punimeve të këtij Këshillit, ku palët kanë sjellë propozime të ndryshme.
-
Protokoll i Përbashkët 3-vjeçar mes Shqipërisë dhe Turqisë për Spitalin Memorial
3 Nëntor 2021, 13:29 -
Vendimet e qeverisë, Ministria e Drejtësisë: Vetting edhe për noterët, kush merr cilësinë e të pandehurit apo ka kontakte me kriminelë largohet
3 Nëntor 2021, 13:24Noterët t’i nënshtrohen procesit të vetingut. Ministria e Drejtësisë njoftoi se janë përcaktuar kritere të reja për ushtrimin e profesionit të noterit. Vendime janë marrë edhe për mbrojtjen e faunës duke shmangur ndotjen, si dhe është nënshkruar protokolli i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë për spitalin e Fierit.
-
Mbrojtja e faunës, tashmë përgjegjësi edhe e pushtetit lokal! Reduktojmë emetimin e CO2, për t’u radhitur krah BE
3 Nëntor 2021, 13:16Mbrojtja e faunës nga sot do të jetë përgjegjësi edhe e pushtetit lokal, e cila ka për detyrë të identifikojë këto habitate dhe t’i mbrojë ato.
-
Ndryshimet kushtetuese. Kim takon Ballën dhe Rushajn: Palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë
3 Nëntor 2021, 13:08Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Taulant Ballën dhe Alfred Rushajn, përkatësisht krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike
-
Basha tha se 'një bos kokaine ka marrë 1 kat në një kullë në Tiranë', SPAK nis verifikimin pas kërkesës së Qeverisë! Do thirret apo jo kreu i opozitës në prokurori për të treguar emrin? (VIDEO)
3 Nëntor 2021, 12:41Prej dy ditësh në SPAK nga ministri Bledi Çuci e dorëzuar një kërkesë për kryerje hetimesh në lidhje me deklaratën e Bashës se një bos kokaine ka blerë një kat ne kullën më të madhe në Tiranë. SPAK është pyetur nga Report Tv dhe ka konfirmuar marrjen e kërkesës dhe nisjen e nje verifikimi.
-
Buxheti 2022, Shehi në Report Tv: Duhet të ishte më social, fokusi të ishte tek rritja e rrogave dhe pensioneve! Vettingu politik? Nuk duhet ta bëjë SPAK, disa politikanë në burg
3 Nëntor 2021, 12:29Buxheti i vitit 2022 duhet të ishte një buxhet social dhe të fokusohet në rritjen e pagave dhe të pensioneve. Kështu thotë për Report Tv, deputeti Dashamir Shehi, i cili tha se pas pandemisë dhe me rritjen e çmimeve shoqëria ka nevojë për paga më të mira. Në këtë mënyrë thotë Shehi do të ulej edhe informaliteti e do të rriteshin edhe kontributet në pension. Por kjo gjë nuk i leverdis qeverisë, shton deputeti, pasi ky bllok shpenzimesh për qytetarët nuk sjell korrupsion.
-
-
-
Debate për buxhetin e ‘Arsimit’, Ministrja: Prioritet dixhitalizimi dhe ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë! Boçi: Mësuesit po zhduken, teknologji nuk do të thotë të blesh kompjuter
3 Nëntor 2021, 11:39Në Komisionin e Media ka pasur debate mes ministres së Arsimit Evis Kushi dhe anëtarëve të PD lidhur me arsimin dhe buxhetin e përcaktuar për të. Luçiano Boçi vuri theksin te mungesat e programeve teknologjike në kurikulat mësimore dhe investimeve në arsim.
-
Projekt-buxheti i 2022, Ibrahimaj: Të përndjekurit politikë janë kompensuar! Kemi parashikuar fonde për ngritjen e një akademie mbrojtje
3 Nëntor 2021, 11:24Në komisionin e Ligjeve po diskutohet në lidhje me projekt-ligji për buxhetin e vitit 2022, ku po parashtron ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.
-
Botimet për shpëtimin e hebrenjve/ Kushi: Njohja e historisë së Holokaustit bën të kuptojmë më shumë vlerat e paqes dhe tolerancës
3 Nëntor 2021, 10:15Ministrja e Arsimit Evis Kushi mori pjesë në promovimin e botimeve “Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë Holokaustit”, e cila u organizua në ambientet e Liceut Artistik "Jordan Misja".
-
Meta në Palermo: Kënaqësi të takohesha me shqiptarë! Kryebashkiaku më tha fjalët më të mira, shembull i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve
3 Nëntor 2021, 10:05I shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Palermos, Leoluca Orlando, presidenti Ilir Meta vizitoi lagjen historike të këtij qyteti.
-
Qeveria mbi 20 mln dollarë në buxhetin e ri për Emergjencat Civile, Ministri i Mbrojtjes: Koordinim më i mirë mes bashkive për përballimin e përmbytjeve
3 Nëntor 2021, 09:35Bashkitë e vendit do të kenë mbështetje mbi 20 milionë dollarë në buxhetin e ri për Emergjencat Civile, para që do të përdorues specifikisht vetëm për emergjenca. Për përballimin e përmbytjeve gjatë sezonit të dimrit, ministri kërkoi një bashkëpunim dhe koordinim më të mirë mes bashkive dhe institucioneve qendrore.
-
U shfaq dje krah Berishës, ndërsa në zgjedhje kishte uruar fitoren e PS! Ironia e Bazes: Ky Rama më duket se po i çon tifozët e veta tek doktori
3 Nëntor 2021, 08:44Një grua e cila i deklaronte Berishës se kur të vdiste ai çfarë do të bënte ajo dhe demokratë e tjerë ka shkaktuar të qeshura në sallë, por ka sjellë edhe ironinë e gazetarit dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze.
-
Transformim rrënjësor! Rama publikon pamjen e re që ka marrë DRSHTRR Laç: 111.000 shërbime në vit për 55.000 drejtues mjetesh
3 Nëntor 2021, 08:35Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e tij me pamje nga transformimi i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të transportit Rrugor në Laç që mbulon Lezhën dhe Mirditën. Në këtë Drejtori kryhen 111,000 shërbime në vit për 55,000 drejtues mjetesh.
-
Takimi i radhës i 'Open Balkan'/ Rama mbërrin në Beograd! Darkë miqësore me Vuçiç dhe zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut! Merr pjesë edhe Krivokapiç i Malit të Zi
3 Nëntor 2021, 07:49Ditën e nesërme, 4 nëntor, do të zhvillohet në Beograd takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën e 'Open Balkan', Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Edi Rama mbërriti në Beograd mbrëmjen e sotme, ndërsa ishte i pranishëm në darkën që shtroi Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ku të ftuar ishin edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov dhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç.
-
‘Lufta në selinë blu’, Elezi në ‘Repolitix’: Më 11 dhjetor Kuvendi Kombëtar do të shkarkojë Bashën! Topollaj: PD shërbeu vetëm për të penguar frymën opozitare
2 Nëntor 2021, 22:42Lulzim Basha do të shkarkohet nga drejtimi i Partisë Demokratike më 11 dhjetor, ditën që Kuvendi Kombëtar është thirrur nga Sali Berisha. Kështu deklaroi Ibsen Elezi në emisionin ‘Repoltix’ në Report TV. Sakaq, sipas përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Fabian Topollaj, PD ka penguar gjithë kohës zërin kritik të partive të reja opozitare.
-
Humbi babanë pak ditë më parë, Basha: Sot i dhamë lamtumirën! U largua në paqe dhe i rrethuar nga dashuria
2 Nëntor 2021, 20:00Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka falënderuar të gjithë miqtë që iu gjendën pranë familjes së tij, në një nga momentet më të vështira, atë të ndarjes nga jeta të babait të tij, Xhelal Basha , pas një sëmundjeje të rëndë.
