Braçe: Në shtator i paraqes Kuvendit ligj për ndalimin e zjarrvënies së qëllimshme, djegia e vendit të marrë fund
Deputeti socialist, Erion Braçe
TIRANË- Prej disa javësh, vendi ynë po përballet me vatra aktive flakësh, nga jugu në veri. Nisur nga kjo situatë, deputeti socialist Erion Braçe njofton se në shtator do t’i paraqesë Kuvendit ligj për ndalimin e djegies së tokës përmes zjarrvënies së qëllimshme. Braçe thotë se kjo mund të jetë një përpjekje e vogël, por mund të bëhet edhe shkas që të ndalohet djegia e vendit.
“Shiheni, kështu digjet toka! Duket si toka e zjarreve! Toka nuk duhet të digjet më, duhet ndaluar! Në shtator do paraqes në Kuvend ligj për ndalimin e djegies së tokës përmes zjarrëvënies së qëllimshme! Një përpjekje qoftë edhe kaq, për të ndalur djegien e këtij vendi! Aktualisht janë katër vatra aktive në vend, në Shetaj të Durrësit, Mal Bardhë të Kurbinit, Sojnik të Gramshit dhe Prongji të Gjirokastrës.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë aktive 28 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërkohë që vijojnë aktive 4 vatra. Situata më problematike nga zjarret deri më tani ka qenë djegia e 38 shtëpive të pabanueshme në Malësi të Madhe e Selenicë, ndërsa në të gjithë vendin janë djegur qindra hektarë pyje, e sipërfaqe me shkurre e barishte.
Problematike ka qenë situata edhe në ishullin e Sazanit, ku gjatë muajit qershor u përfshi nga flakët për katër ditë më radhë, ndërsa për shuarjen e zjarrit u desh ndërhyrja me helikopter nga autoritetet greke.
SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet me 4 dhe 5 yje të propozuar nga Blendi Klosi
22 Janar, 11:52
-
“Qytetarët po paguajnë më shumë sigurimin e makinave!” Braçe: AMF të vijë të japë sqarime në Kuvend!
21 Janar, 15:32
-
Komisioni i Ekonomisë, rregullorja e re për sigurimin e mjeteve të detyrueshme, Braçe: Qytetarët po përballen me rritje çmimesh! Shoqatat e sigurimit të japin shpjegime
21 Janar, 10:57
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Erion Braçe denoncon: Çmimet i rriti karteli i sigurimeve të makinave dhe jo ligji! Kam kërkuar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë
17 Janar, 12:11
-
Anijet me 600 tonë karburant, deputeti Braçe: Ndiqni naftën, të kuptoni kush është mafia e kontrabandës nga Afrika Veriore! Hetoni më tej, trafiku lumë
16 Janar, 15:31
-
'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll
15 Janar, 09:36
-
Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025
10 Janar, 12:38
-
‘Të fillojmë tani, të mos presim të hënën!’ Braçe shpall 2 objektivat e radhës: Skema aktuale e dëmshme e Bujqësisë dhe një ditë pushimi për gra e vajza! (VIDEO)
3 Janar, 11:43
-
Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit
23 Dhjetor 2024, 17:11