Politikë
-
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se vendimi për djegien e mandateve ishte lëvizja më ekstreme paqësore që u ndërmor dhe se ishte rruga e vetme që i kishte mbetur. I ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo', Çollaku tha se askush nga ato që kritikon Bashën sot nuk kundërshtoi vendimet ekstreme të PD-së, siç ishte djegia e mandateve apo mos hyrja në zgjedhjet lokale dhe pothuajse sipas tij ishin të gjithë unanimisht dakord.
31 Maj 2021, 23:01 -
SHBA i shpalli të dy 'non grata', Llalla nga TV i familjes Berisha i del në krah ish kryeministrit: Vlahutin më kërkoi ta arrestoja që vendi të integrohej në BE
31 Maj 2021, 22:47Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, i shpallur 'non grata' po ndihmon Sali Berisha gjithashtu i shpallur 'non grata' nga SHBA, ku shprehet se ish-ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin i ka kërkuar që të arrestojë Sali Berishën dhe në këtë mënyrë do të ndihmonte vendin që të integrohej në BE.
-
-
-
Deputetja e zgjedhur e PS: Unë i kërkova Ramës që të lejojë tifozët në stadium, për Shkodrën s’thotë kurrë jo
31 Maj 2021, 20:48Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në zonën e Shkodrës, Edona Bilali thotë se ka qenë ajo që i ka kërkuar kryeministrit Edo Rama që ndeshja të luhej me praninë e tifozëve. Në Facebook, Bilali falënderon Ramën ndërsa thotë se ky i fundit nuk thotë asnjëherë ‘jo’ për Shkodrën.
-
SHBA e shpalli 'non grata', Basha në vendlindjen e Berishës, kërkon votat e demokratëve duke i thurur lavde ish-kryeministrit: Të gjitha arritjet e mëdha në vend mbajnë vulën e tij
31 Maj 2021, 20:00Nga Tropoja, Lulzim Basha i doli në mbrojtje Sali Berishës duke thënë se të gjitha arritjet e Shqipërisë kanë vulën e tij. Pa program, me disa humbje në kurriz të tij dhe me shumë demokratë të zhgënjyer kundrejt vendimeve të marra në krye të PD, Lulzim Basha vijon të këmbëngul para demokratëve se ai është i duhuri për drejtimin e PD dhe se partinë po tentojnë ta përçajnë me diversionet që po bëhen nga kundërshtari.
-
Ish-anëtarja e Kryesisë së PD akuza Bashës: S’do t'ja dijë për ligj, trashëgimi e kontribute! Asnjë statut i depozituar në Gjykatë që prej 2013
31 Maj 2021, 19:29Që prej vitit 2013 Partia Demokratike nuk ka depozituar asnjë nga statutet e vitit 2014 dhe të vitit 2018 në e as aktet, vendimet dhe trupat e zgjedhura nga Kuvendet Kombëtare në Gjykatën e Tiranës, megjithëse e detyron ligji për partitë politike
-
Harxhi nga Kukësi: Nëse PD vijon me këtë rrugë do përfundojë si LDK e Kosovës! Rama rrëzohet vetëm me votë dhe duke mos braktisur institucionet
31 Maj 2021, 19:19Kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi tha se qëllimi i saj është që të hap partitë, të rikthejë konkurrencën dhe garën brenda saj, pasi në të kundërt nëse vijohet me këto rrugë që ka nisur kreu aktual i saj Lulzim Basha, PD do të përfundojë si LDK në Kosovë. Mënyrën e vetme për rrëzimin e Edi Ramës, Harxhi tha se është përmes institucioneve dhe votës.
-
'Të njohin Shqipërinë', Rama publikon pamjet mahnitëse të livadheve me Zambakët e Poetit mbi fshatin Xibër- Hane
31 Maj 2021, 18:51Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet mahnitëse të livadheve me Zambakët e Poetit mbi fshatin Xibër-Hana në Klos
-
Fatbardh Kadilli takim me demokratët e degës 9 në Tiranë: Basha e ka provuar që s’fiton dot asnjë garë! Ta kthejmë PD në një parti të hapur
31 Maj 2021, 18:39Për Kadillin Basha e ja provuar se nuk mund të fitojë asnjë garë dhe se kryeministri Edi Rama e ka mundur ‘sa herë ka pasur qejf’. Ai shtoi se programi i tij synon hapjen e partisë që të mos shihet si pronë e kryetarit, por e demokratëve.
-
'Si do e rrëzosh Ramën?', Shehaj i përgjigjet anëtarit të PD-së në Vlorë: Betejat tona duhet të bëhen në institucione, e vetmja më mënyrë është vota
31 Maj 2021, 18:00Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj thotë se ka vetëm një mënyrë për të rrezuar kryeministrin Edi Rama dhe ajo është vota e shqiptarëve. Kështu u përgjigj, gjatë një takimi me anëtarët e PD në Vlorë, Agron Shehaj i cili tha se në zgjedhjet e fundit shqiptarët nuk besuan tek ta dhe shkak për këtë është lidershipi
-
Rama takim me fermerët në Divjakë e Lushnje: Në mandatin e tretë, 1 mld euro eksporte bujqësore (VIDEO)
31 Maj 2021, 16:531 mld € eksporte bujqësore është objektivi i mandatit të tretë është shprehur kryeministri Edi Rama në takimet e zhvilluara me fermerët e Lushnjës dhe Divjakës. Investimi në teknologji moderne dhe mbështetja për këtë sektor sot ka rritur synimin e fermerëve shqiptarë drejt tregut të huaj.
-
-
Nis faza e parë e shërbimeve në Spitalin Rajonal të Fierit, Rama: Do jetë si një qendër e transferimit të dijes edhe për spitalet e tjera në vend (VIDEO)
31 Maj 2021, 15:38Spitali Rajonal i Fierit ka nisur fazën e parë të shërbimeve, ndërsa sipas kryeministrit Edi Rama, ky spital do të shërbejë edhe si qendër transferimi i dijes për spitalet e tjera në vend.
-
Zgjedhjet për kryetar të ri, Basha: PD rrezikon përçarjen nëse dorëzoj drejtimin, beteja jonë është me Ramën, KQZ e kapur politikisht
31 Maj 2021, 14:26Pavarësisht se e bëjnë përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve, Lulzim Basha është i vendosur të mos e dorëzojë drejtimin e PD. Referuar kundërshtarëve brenda partisë, Basha thotë se PD rrëzikon të shkojë drejt përcarjes nëse dorëzohet te ata që e quajnë 25 prillin fitore të Ramës.
-
-
-
Kushi bashkë me partnerët zhvillimorë për platformën ‘Akademi.al’: Mbështet gjithëpërfshirjen dhe aksesin e barabartë në arsim
31 Maj 2021, 12:35Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njofton se i është bashkuar me shumë kënaqësi partnerëve zhvillimorë të MASR, si "UNICEF Albania", Zyrës së OKB në Tiranë dhe Ambasadës Hollandeze në ceremoninë e dhënies së certifikatave të mirënjohjes për mësues që kanë spikatur dhe promovuar me kontributin e tyre platformën mësimore "Akademi.al".
-
-
Balla: Shkarkimi i Metës, nevojë për të çliruar presidencën nga një pengmarrje, jo për të vendosur një emër nga PS! Presidenti i ri në bashkëpunim me opozitën
31 Maj 2021, 12:17Shkarkimin e presidentit Ilir Meta, numri 2 i PS-së, Taulant Balla, e ka konsideruar si një nevojë për të "çliruar Presidencën nga një pengmarrje". Në vijimësi të këtij qëndrimi, Balla theksoi se kërkesa e PS për shkarkimin e tij nuk ka ardhur me qëllim që mazhoranca të caktojë në krye të presidencën një emër nga radhës e saj.
